Një kontrabandist i emigrantëve nga Kosova është pozitiv me Kovid-19, ndërsa jo qytetar i rajonit të Strumicës, informon për MIA-n drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov. Sipas tij bëhet fjalë për shtetasin e Kosovës I.P. (30), i cili dje pas mesnate ishte zbuluar nga policia te kryqëzimi në fshatin Miravc në autostradën Gjevgjeli-Shkup, se si në kamion me frigorifer transferon 113 emigrantë nga Bangladeshi, India dhe Mjanmari. “Personit dje i është marrë mostër nga ana e ekipt të Qendrës për Shëndet Publik dhe sot u tregua se është pozitiv me Kovid-19. Sipas procedurave të parashtruara, personave…
Author: Hamdi Kumanova
Karantina shtetërore për ata që nuk kanë test të vlefshëm negativ të COVID 19 dhe vetizolimi i domosdoshëm do të vazhdojnë edhe më tej për të gjithë ata qytetarë që do të dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se trendi i rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave, do të shtyjë edhe pak hapjen e kufijve. FUNKSIONON ENDE KARANTINA SHTETËRORE E ZËVENDËSUAR ME VETË IZOLIMIN NË SHTËPI NËSE AI QË VJEN NË VENDIN TONË DËSHMON PCR TEST I CILI NUK ËSHTË MË I VJETËR SE 72 ORË. SERBIA I HAPI KUFIJTË, BULLGARIA PO…
Pikërisht tre vjet më parë unë dhe qeveria e drejtuar nga LSDM e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr vendin, për të punuar për të mirën e të gjithëve, për ta nxjerrë vendin nga balta dhe për ta çuar atë përpara. Sot qëndroj para jush me kokën të mbajtur lart, me një fytyrë të pastër dhe me krenari mund të them që kemi pasur sukses dhe se do të vazhdojmë ta justifikojmë besimin. Ne i kemi realizuar dy nga qëllimet më të rëndësishme strategjike. Ajo që nganjëherë dukej madje e pamundur, ne jemi vendi i 30-të anëtar i NATO-s dhe kemi…
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ shkroi se rezultati i testimit për Covid-19 ka rezultuar negativ. “Sapo i morra rezultatet e testimit të sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam simptoma, dhe derisa sa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të jem në izolim shtëpiak”, tha Spasovski, njoftona Telegrafi Maqedoni. Spasovski ju dëshiroi shërim sa më të shpejt të gjithëve që po ballafaqohen me virusin dhe ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat në mënyrë që t’i mundësohet sistemit shëndetësor ta mbajë kontrollin me rastet e reja. Ndryshe, ditëve të fundit pozitiv me coronavirus rezultuan nënkryetari…
Kreu i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët Omer Ajdini, ka reaguar ndaj ofendimeve që i janë bërë nga struktura të BDI, përcjell in7. Reagimi i plotë i Omer Ajdinit nga FRASH: Prodhime të huaja sipas këtij aktivisti të BDI-së janë shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat, të cilët lënë shtëpitë e tyre dhe me vite të tëra sakrifikojnë dhe qëndrojnë jashtë shtetit vetëm e vetëm për të marrë pak dije dhe eksperiencë dhe për tu kthyer në këtë vend dhe kontribuar për të mirën e përgjithshme. – Prodhim i huaj dhe i padëshiruar na qenka një i ri që…
VMRO-DPMNE vlerëson se në situatë kur në rritje të vazhdueshme është numri i personave pozitiv me Kovid-19, është papërgjegjësi të flitet për zgjedhje dhe datë. Nënkryetari i partisë Vllado Misajlovski theksoi se ekziston kanal komunikimi me partitë e tjera për marrëveshje për datën e zgjedhjeve, por që tani situata me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve është krejt ndryshe nga ajo kur u diskutua dhe tani nuk ka kuptim të flasim për zgjedhje. “Ne kemi realitet të ri në Maqedoni, të cilin Zaevi e quan realitet normal, por numrat tregojnë shumë ndryshe. Sot kemi të hënën e…
Vendet fqinje: Kosova, Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Serbia, i kanë hapur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar se është hapur vendkalimi kufitar Hani i Elezit, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, por edhe vendkalimet kufitare me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. “Hapen pikat kufitare tokësore si Han të Elezit, Merdarë, Vërmicë, Kullë, Jarinë dhe Dheu i Bardhë. Këto masa do të vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët e një nga këto është se të gjithë personat që hyjnë në territorin e RKS-së obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të…
Në komunën e Tetovës sot u realizua mbledhja e 14-të me rradhë e shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, me ç’rast nga organet relevante u sollën këto konkluza dhe përfundime: Më 01.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth sot janë regjistruar 7 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve mbetet 215. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 112 persona kurse 21 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 82. Vlen të ceket se rastet pozitive të ditës së sotme janë kryesisht nga skriningu…
Me shtatë raste të reja të paraqitura sot në Tetovë dhe komunat për rreth, numri i të infektuarve ka arritur në 215. Me këtë, Tetova nga shkalla e tretë e përhapjes së infektimit, kalon në fazën e katërt atë të rrezikshmërisë së lartë. Meqenëse të gjithë jemi tani pa ndalesa në lëvizje është shumë e rëndësishme që ne t`i kufizojmë vetë lëvizjet tona me qëllim që të mos sëmuremi vetë dhe të mos sëmurim familjet tona. Pra janë protokolle të caktuara që është me rëndësi t`i ndjekim të gjithë – tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës. Pas Tetovës,…
Qeveria siguroi ndihmë për transmetuesit me qëllim të përballjes me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Do të paguhen borxhet e tyre të shkaktuara për shkak të shfrytëzimit të multipleksit digjital terrestrial, ndërsa për këtë qëllim do të ndahen 31.732.390 denarë ose 515.974 euro. Mjetet, siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të merren nga Fondi për ndihmë për përballjen me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligji për formimin e Fondit për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën…
Drejtori i “Gazetës Zyrtare” Martin Kostovski para pak kohe në Fejsbuk publikoi se do të jetë në vetëizolim 14 ditorë për shkak kontaktit me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Lukarevska. “Edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontaktet minimale me njerëzit, dua t’ju informoj se një orë më parë bëra test për virusin KOVID – 19 për shkak të kontaktit me shoqen time Sanja Lukarevska e cila është pozitive për virusin. Për fat të mirë, nuk kam simptoma dhe shpresoj se nuk do të jem pozitiv. Do të jem në izolim për 14 ditët e ardhshme…
Komuna e Çairit rezulton me numrin më të madh të të infektuarve sa u përket Komunave të Shkupit, me gjithsejtë 14 të infektuar në 24 orët e fundit. Prej mbrëmë edhe kreu i kësaj Komune, Visar Ganiu gjendet në vetizolim, pasi kishte kontakt me person i cili është i infektuar me koronavirus, këtë e bëri publike vet Ganiu në profilin e tij në Facebook. Pas Çairit radhitet Studeniçani me 5 të infektuar, Saraj 3 të infektuar, Gazi Babë 3, Kisella Vodë 3, Karposh 3, Aerodrom 2, Butel 2, Komuna Qendër 1. Ndërkohë që nuk ka të dhëna për futbollistin e…

