Retorika antibullgare në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve të ardhshme dhe qëndrimeve nacionaliste të disa politikanëve, vlerëson shefja e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. “Një pjesë e shkakut për retorikën antibullgare në Maqedoni është qasja nacionaliste, e cila është për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në vend. Por, kur synoni të jeni pjesë e familjes evropiane, asnjërit politikan nuk duhet t’i vijë në mend që të flasë në mënyrë të tillë, veçanërisht për vendin fqinj mik”, deklaroi Zaharieva për BNT. Thotë se retorika e tillë në Maqedoni shoqërohet edhe me shumë lajme të rreme për Bullgarinë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Epidemiologët zbuluan dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Gostivar. Me këtë, në Gostivar tani janë aktive katër raste, sa edhe në komunën fqinje, Vrapçisht. Sipas informatave të shtabit ndërkomunal të krizës, dy rastet e reja janë regjistruar në fshatin Çegran. Duke marrë parasysh së këta persona kanë punuar në instotucione publike, sot do të testohen të paktën 50 kolegë të tyre dhe farefisi, të cilët, sipas anketave, gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në kontakt me ta. Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari e vlerëson situatën stabile, por paralajmëroi rritje të mundur të numrit të…
Filloi testimi masiv i punëtorëve të tekstilit në pesë konfeksionet, të cilat prej sot duhet të jenë të mbyllura. Drejtoresha e Shëndetit Publik – Shtip, Maria Dimitrova tha se sot do të merren rreth 200 strisho. “Në ndihmë sot na arritën edhe dy laborantë nga Qendra e Shëndetit Publik – Koçan. Vlerësojmë se sa i përket kuadrit jemi të ekipuar dhe me këtë ndihmë do ta realizojmë testimin e punëtorëve të tekstilit”, tha Dimitrova. Në terren janë dy ekipe, të cilat i marrin strishot nga shtëpitë e personave të cilët janë të përfshirë në testimin masiv dhe një ekip punon…
Ministria e Shëndetësisë sot apelon te qytetarët t’i respektojnë në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi. Respektimi i masave do të mundësojë dalje më të shpejtë nga kriza shëndetësore, potencojnë nga Ministria, duke bërë thirrje qytetarët t’u përmbahen grupimeve dhe ta mbajnë distancën e nevojshme. “Të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe t’i lajmë duart shpesh dhe t’i dezinfektojmë. Të jemi të kujdesshëm dhe ta mbrojmë shëndetin personal, por edhe atë kolektiv”, porosisin nga MSH. Përkujtojnë që në pres konferencën e djeshme ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka potencuar të gjithë qytetarët të japin informata të sakta dhe të vërteta…
Një person është plagosur sot në mëngjes në Çair të Shkupit, kur ndaj tij është shtënë me ar më zjarri nga një person i panjohur, raporton “360 shkallë”. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në orën 5:45 të mëngjesit të sotëm, kur breshërit kanë qenë të frikshme dhe fatale. Kjo ka ndodhur në afërsi të restorantit “Biznis Fafa” dhe çerdhes në Çair. Sipas informacioneve të portalit “360 shkallë”, ndaj personit që e pësoi është shtënë derisa ai po lëvizte me motoçikletën e tij. Ai ka marrë lëndim në këmbë dhe ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes duke…
Të hyrat në buxhetin e Maqedonisë së Veriut kanë rënë për 24 për qind edhe pse nga ministria e Financave thonë se kjo shifër është në kuadër të parashikimeve, teksa ekonomia e vendit po përballet me vështirësi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, afaristët thonë se bizneset duhet të ndihmohen me para të gatshme, me qëllim që të vënë në lëvizje disa veprimtari të caktuara, sepse në të kundërtën, ata thonë se do ta kenë të vështirë që të kontribuojnë në arkën e shtetit përmes tatimeve. Ministrja e Financave në Maqedoninë e Veriut, Nina Angellovska, ka deklaruar se 24…
Prej sot deri më 7 qershor punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagës për muajin maj 2020, ndërsa deri më 5 qershor për subvencionim 50 për qind kontribute nga sigurimi i obliguar social. Siç kumtoi DAP, prej sot deri më 5 qershor mund të dorëzohen edhe kërkesa për mbështetje financiare nga kryerësit e pavarur të veprimtarisë. Në maj DAP kontrolloi dhe përpunoi gjithsej 23.861 kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagës të më shumë se 120.000 të punësuarve. Një numër i vogël i kërkesave ende janë në procedurë të shqyrtimit dhe përpunimit. “Vetëm masën…
Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) sot i demantoi disa tituj në disa media të caktuara ku thuhet se ky komision ka nisur përgatitjen për zgjedhje të parakohshme kuvendare. Sipas njoftimi të KSHZ-së, i vetmi aktivitet i këtij komisioni po i realizon për momentin janë aktivitetet e funksionimit të mëtejshëm, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ju njoftojmë se KSZH, në mënyrë të plotë respekton Dekretin me fuqi ligjore për çështjet lidhur me zgjedhjet nr.442416/1 të 21 marsit 2020, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, na bazë të cilës KSHZ miraton Konkluzion për ndalim të aktiviteteve zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në ‘Facebook’ shkroi se është në komunikim me përfaqësues të Qeverisë dhe kabinetit të Pendarovskit, për shkak të numrit të të infektuarve me coronavirus. “Sot kam komunikim me disa funksionarë në Qeverinë e Spasovskit dhe me presidentin Pendarovski. I shqetësuar për ngjarjet e daljes së pandemisë nga kontrolli. Duhet të demonstrohet seriozitet dhe të merren vendime që do të thonë mbrojtje e shëndetit të qytetarëve”, shkruan Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni. Sa i përket konferencë për shtyp të kreu të LSDM-së, Mickoski thotë ka shumë për t’u folur, por ditën e sotme nuk do ta…
Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të ndryshohen të gjithë. Kjo kërkesë vjen nga kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, sipas të cilit ky komision ka rënë në grackën e politikës dhe është larguar nga profesionalizimi. Ai tha se komisioni nuk duhej të lejonte shfuqizimin e menjëhershëm të masave restriktive, pasi ka qenë ende herët, të cilën gjë e argumenton me rritjen e numrit të të infektuarve të rinj me Covid 19 në vendin tonë. Ky presion, sipas tij, ka ardhur pasi pushteti dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë. Duke bërë krahasim me vendet e rajonit, Taravari tha…
Me masa mbrojtëse, sipas rregulloreve dhe kontrollit të inspektimit, nga sot, gjashtë linja në trafik ndërurban janë në funksionim përmes stacionit të autobusëve në Prilep. Sipas udhëheqësit të Stacionit të Autobusëve Petar Razmoski, që nga 26 maj, ka pasur dy linja, që nga sot janë gjashtë dhe janë aplikuar të gjitha masat, dhe inspektimi është i rregullt. “Nga ora 6 e mëngjesit ka linjë autobusi të “Pelagonija trans” për Strumicë, nga 6.30 për Shkup, nga ora 7.30, autobus i “Transkop” Manastir për Shkup, nga 8.30 autobusi i “Galeb-Ohër” është për Koçani dhe Shtip, në 9.30 autobus i “Auto Atom” mbërrin…
Mbajtja e obligueshme e maskave mbrojtëse është vendim i mirë, për shkak të ekzistimit të numrit të madh të bartësve asimptomatikë të koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp. “Është i madh numri i bartësve asimptomatikë, përqindja e saktë do të ishte spekulim dhe këtë e pamë edhe nga disa ditët e kaluara kur i testuam dhe analizuam kontaktet e personave të diagnostifikuar më parë. Një pjesë e madhe e atyre qytetarëve, praktikisht tani pacientë – bartës të virusit absolutisht nuk kanë simptome. Konsideroj se është i mirë vendimi i mbajtjes së obligueshme të…

