Author: Hamdi Kumanova

Respektimi i masave mbrojtëse, mbajtja e maskës apo shallit, mbajtja e distancës, higjiena dhe dezinfektimi mbeten mënyra e vetme, mekanizmi i vetëm me të cilin mund të mbrohemi nga koronavirusi si individë ashtu edhe si shoqëri. Injorimi i virusit dhe mohimi se ai ekziston nuk do të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes dhe zvogëlimin e numrit të të infektuarve. Ekspertët e shëndetit monitorojnë nga afër situatën dhe propozojnë masa për mbrojtjen e shëndetit kolektiv dhe vendosjen nën kontroll të epidemisë bazuar në një analizë të situatës aktuale. Me këtë situatë krize, të gjithë jemi të prekur, si individë dhe si…

Lexo më Shumë

Gjithsej 27.100 kërkesa ka pasur për shfrytëzimin e masave për mbështetje financiare për muajin maj. Këto kërkesa, siç thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, janë parashtruar nga punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar deri më 2 qershor, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për masën mbështetje financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur ka 4.733 aplikimi nga ku 4.064 janë pranuar. Për masën mbështetje financiare për pagesën e pagës për muajin maj 20.127 kompani kanë kërkuar nga ku 16.610 kërkesa janë pranuar. Për masën subvencionim të pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm kërkesë kanë parashtuar 2.240 kompani nga u 1.909…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thekson se LSDM-ja dhe Zaevi po përballen në mënyrë katastrofike me pandeminë në vend. Sipas tyre numri i të infektuarve me Kovid-19 për çdo ditë rritet dhe derisa të gjitha vendet e rajonit po dalin nga kriza, Republika e Maqedonisë në javën e fundit ka 368 të infektuar dhe 25 të vdekur. “Numri çdo ditë po bëhet më alarmant, ndërsa LSDM dhe Zaev nuk brengosen. Me këtë dëshmohet se për ato s’është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve dhe pa asnjë turp kërkojnë zgjedhje dhe mbajnë fushatë”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së Ata shtojnë se…

Lexo më Shumë

Rreth 15 persona janë arrestuar mbrëmë pas mesnate, në mesin e të cilëve gati gjysma janë policë, kanë njoftuar burime nga MPB, përcjell Gazeta Express. Sipas tyre, arrestimet janë bë në fshatin Kuklica të Kratovës, ku është organizuar “party” në kundërshtim me masat në kohë të pandemisë. Arrestimet janë bë edhe me intervenim të Njësitit special policor. Intervenimi është bë pas denoncimit të fqinjëve, që janë ankuar nga muzika e zëshme, raporton Fokus. Një pjesë e të arrestuarve kanë rezistuar, prandaj është nevojitur edhe intervenimi i njësisë speciale. Për rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar në territorin e të gjithë vendit 392 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 150 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. MPB gjithashtu informon se zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk janë regjistruar raste të mosrespektimit të këtyre masave. Ndërsa sa i përket mosmbajtjes së maskës për mbrojtje personale, MPB informon se janë regjistruar 475 shkelje.

Lexo më Shumë

Sot kanë filluar punimet për mbindërtim të objektit të komunës së Sarajit, administrata komunale do të zhvendoset në objektet që gjenden afër komunës ku palët do të mund të drejtohen për kërkesat e tyre. Gjithashtu edhe Ndërmarja Komunale “Saraj” do të pranoj palë në orarin e njejtë në zyren që gjendet afër objektit të komunës. Punimet për mbindërtimin e objektit të komunës kanë filluar dhe shpresojmë që në afat të shkurt do të përfundojnë sipas projektit dhe se administrata komunale së shpejti do të jetë në objektin egzistues.

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski sot vazhdoi me sjellje të papjekur, shkatërruese, ashtu si sillet gjatë gjithë kohës së kësaj krize shëndetësore. Lajme të rreme, shkatërrim, raste të ndërtuara dhe mosrespektim të masave, kjo është ajo që Mickoski u ofron qytetarëve gjatë pandemisë dhe gjatë gjithë këtyre 2.5 viteve që kur ai e drejton VMRO-DPMNE-në. Qytetarët e panë shumë mirë se derisa mjekët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë po luftojnë ditë e natë me koronavirusin, Mickoski gjatë asaj kohe shëtitej në palestra dhe në Vodno pa i respektuar masat dhe detyrimet. Në vend që të ndihmojë, Mickoski vazhdimisht pushonte dhe përpiqej ta…

Lexo më Shumë

Shtabi i Krizës nga Kumanova do të ndihmojë Shtabin e Krizave Likovë në ballafaqimin me epideminë, institucionet shëndetësore për t’i dalluar numrat e pacientëve nga të dy komunat, kërkon shtabi komunal i krizave në seancën e sotme të 44-të. “Kërkesë deri te Komisionit për Sëmundje Infektive të shqyrtojë nëse respektohet protokolli për përcaktimin dhe trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar nga Kovid-19, ne besojmë se mosrespektimi i protokollit mund të çojë në kërcënim epidemiologjik për Komunën e Kumanovës dhe punonjësit e ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë dhe ne bëjmë apel te mjekët amë nga Komuna e Likovës që…

Lexo më Shumë

Komuna e Likovës tashmë disa ditë është vatër e virusit korona. Të dhënat tregojnë se janë të paktën 40 raste aktive. Qendra e Shëndetit Publik do të bëj nga 100 teste në ditë. Prej sot kemi filluar testimin masiv në Likovë. Ekipet tona kanë dalë në terren dhe besojmë se këtë situatë mund ta kalojmë në bashkëpunim – tha Arif Latifi, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik, Kumanovë. Komuna në bashkëpunim me imamët kërkon ndalimin e ceremonive mortore dhe ahengjeve familjare. Imamët kanë një rol kyç. Të gjithë faktorët duhet kyçur që të menaxhojmë këtë situatë kaq të rëndë në…

Lexo më Shumë

Të enjten do të merret vendim nëse do të ketë masa kufizuese për komunat Çair, Saraj dhe disa pjesë të Shkupit ku ka të infektuar me coronavirus, si dhe kufizim të lëvizjes gjatë fundjavës kur ka fetë fetare. Këtë e bëri të ditur ministri Filipçe. Ai tha një vendim i tillë mund të vijë më vonë deri të enjten për shkak se e premtja është ditë pushimi. “Vendimi do të vijë më së voni deri të enjten, për shkak të e premtja është ditë pushimi dhe mund të ndodhë që qytetarët të mos i respektojnë masat. Do t’i shohim mirë…

Lexo më Shumë

Nga 868 teste të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 67 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin Korona. 33 nga rastet e reja janë regjistruar në Shkup, më së shumti në Çair dhe Studeniçan, ndërsa 14 në Tetovë. Gjendja shqetësuese shfaqet edhe në Shtip, ku në ditët në vazhdim 600 persona të punësuar nëpër fabrikat do të testohen. Në Shtip janë mbyllur 6 fabrika, janë dhënë 55 vendime për vet izolim, gjatë ditëve në vazhdim do të testohen 600 të punësuar, deri tani janë bërë 100 testime. Në Tetovë janë dhënë 8 vendime për izolim dhe 54 për kontaktet…

Lexo më Shumë

Enver Bytyçi PNUD dhe USAID-i amerikan kanë publikuar rezultatet e një sondazhi për performancën e politikanëve të Kosovës në ditët e sotme. Anketimi ishte adresuar mbi 1300 qytetarëve dhe në përfundim del se mbi 72 për qind prej tyre e pëlqejnë punën e krye-parlamentares, Vjosa Osmani, ndërkohë që 64 për qind shprehen pozitivisht për punën dhe performancën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe vetëm 18 për qind në favor të presidentit Hashim Thaçi. Duke vlerësuar këto rezultate ambasadori i RF të Gjermanisë bëri thirrje që në politikën kosovare të vlerësohet si duhet ky fakt, duke i dhënë përkrahje të…

Lexo më Shumë