Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka marrë vendime të cilat çojnë përpara kuadrin shqiptarë në Policinë e shtetit, duke avancuar ata si kurrë më parë.
Z. Nuhiu ka bërë ndryshime pozitive të papara në policinë e shtetit duke fuqizuar shqiptarët në vendet drejtuese.
Ministri nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu, ka reviduar përbërjet e trupave dhe komisioneve pranë dikasterit të sigurisë dhe ka emëruar shqiptarë për udhëheqës.
Në Manastir, emërohet Afrim Shabani, në Kumanovë, Sevadil Xhaferi, në Ohër Hamdi Emini, në Shkup Memedali Muharemi dhe në Tetovë, Jetmir Abazi.
Shqiptarët kanë marrë edhe avancime tjera, duke u emëruar për udhëheqës edhe në dhjetëra pozita tjera në MPB.



