Niveli i ujit të Liqenit të Ohrit dhe Prespës është ulur për një centimetër, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është i njëjtë si dje, tregojnë matjet e fundit të bërë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Krahas kësaj, niveli i ujit të Liqenit të Ohrit dhe Prespës është më i ulët se mesatarja për korrikun për 18 centimetra në Liqenin e Ohrit dhe për 1.16 metra në Liqenin e Prespës, ndërsa në Liqenin e Dojranit është 2.66 metra më i lartë se mesatarja shumë vjeçare për këtë muaj.
Ulja e nivelit ose qëndrimi n në të njëjtin nivel vërehet pothuajse nga të gjithë lumenjtë në vend me përjashtim të Vardarit në pikën matëse pranë Jegunovcit ku ka rritje të lehtë të nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme.



