MPB njoftoi qytetarët se gjatë hyrjes në Maqedoni (këtu përfshihen edhe të huaj, por vetëm me vendbanim të rregulluar në shtet) duhet që në vendkalimin kufitar të jepet PSR test, jo më i vjetër se 72 orë dhe rezultati duhet të jetë negativ. Ata që nuk do të kenë PSR test, nga vendkalimi kufitar me transport të organizuar nga Qeveria apo me transport personal me shoqërimin e MPB-së do të dërgohen në karantinë shtetërore për 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni. MPB njoftoi qytetarët se gjatë hyrjes në Maqedoni (këtu përfshihen edhe të huaj, por vetëm me vendbanim të rregulluar në…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri gjerman i Çështjeve Evropiane Mihael Rot deklaroi se vendi i tij shpreson se Konferenca e parë ndërqeveritare (MVK) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbahet këtë vjeshtë, njofton korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Brukseli. Konferenca ndërqeveritare de fakto e shënon fillimin e negociatave për anëtarësim në Union dhe hapjen e kapitullit të parë. Roj, i cili sot mori pjesë në konferencën e Qendrës politike evropiane, u përqendrua edhe në procesin e BE-së për vendimin pozitiv dhe fillimin e negociatave me këto dy vende. Rot: Shpresojmë që Konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën të mbahet në vjeshtë…
Me ndërtimin e pendës “Konsko” do të sigurohet furnizimi i rregullt i ujit të pijshëm cilësor, ujitjes së tokës bujqësore, prodhimit të energjisë elektrike, por gjithashtu do të sigurojë ujë për shpëtim të liqenit të Dojranit. Diga do të sigurojë ujë për ujitje të 8,000 hektarëve tokë bujqësore, me çka zonat bujqësore të ujitura i rrit për pesë herë, theksoi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, i cili së bashku me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Sasho Potskov, ishin në lokacionin ku aktualisht po ndërtohet diga intensivisht. Intensivisht po ndërtohet penda “Konsko” deri më tani…
Në Greqi nuk ekziston asnjë ndalesë e re apo shtesë për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë përveç vendimeve aktuale, njofton korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Athina. Në pajtim me vendimin e dhënë ministror më 14 maj të vitit 2020 , deri më 15 qershor në Greqi vlen ndalesa për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta, në pajtim me Agjencinë e aviacionit civil, deri më 14 qershor në mesnatë është në fuqi ndalesa e përkohshme për fluturime nga dhe drejtë Greqisë për shtatë vende, mes të cilave edhe vendi ynë, në pajtim me listën e Ministrisë së Turizmit të Greqisë, Maqedonia…
Pasi një polic i kontingjentit hungarez, i cili ishte pjesë e policisë kufitare në kufirin tonë jugor, ka marrë rezultat pozitiv të Kovid-19 kur është kthyer në shtëpi, më 26 maj, në marrëveshje me komisionin shtetëror për sëmundje infektive vendosëm të zbatojmë skrining për të gjithë 60 policët e kontingjentit ndërkombëtar, konfirmoi sot në konferencë për shtyp epidemiologu Sashko Ollumçev, udhëheqës i NJR të Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli. Duke marrë parasysh se nga policia hungareze nuk është dorëzuar imuniteti i policit pozitiv i cili ka qëndruar në kufirin tonë, është marrë vendim të gjithë 60 policët e kontingjentit…
Sipas Agjencisë për Punësim, gjithsej 11.904 persona kanë marrë statusin e të papunit. Sipas agjencisë, prej të papunësuarve të rinj, 6.961 apo 58.5% janë me shkollë të mesme, 3.128 persona apo 26.3% janë pa arsim apo me arsim fillor dhe 1.815 janë persona me arsim të lartë. Sipas moshës, pjesa më e madhe janë të moshës 30-49 vjet (5729 persona po 48%), të moshës deri 29 vjet janë 3.276 persona (27.5%), dhe mbi moshë 50 vjet janë 2.899 persona (24.4%). Numri i përgjithshëm i të papunësuarve në agjenci për muajin mars – maj shënon rritje prej 12.297 persona.
Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar kthimin e orës policore nga enjtja në orën 21:00 deri të hënën ora 05:00. Lëvizja do të jetë e ndaluar për Shkupin me gjitha komunat, Tetovën, Kumanovën (dhe Likovën) dhe Shtipin. Për qytetet tjera propozon fuqizimin e orës policore nga ora 16 deri në ora 5 të ditës pasuese. Propozimi duhet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Qytetarët të cilët do të jenë shfrytëzues së kartelës pagesore vendore nuk ka nevojë të aplikojnë apo të paraqiten që të marrin. Në kumtesën e Qeverisë theksojnë se institucionet përkatëse (DAP, MASH, FSSH) hartojnë listë të të gjithë qytetarëve dhe të punësuarve me të ardhura të ulëta, listë të të gjithë nxënësve dhe studentëve dhe listë të të gjithë punonjësve shëndetësorë, të cilët i përmbushin kushtet që të marrin kartelë pagesore. “Shfrytëzuesit do ta marrin kartelën pagesore vendore në adresë të shtëpisë apo do t’i mund ta marrin nga banka emetuese, pa aplikuar. Së shpejti, në faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk, qytetarët do…
Drejtoria e të Ardhurave Publike, ashpër i përgënjeshtron të pavërtetat dhe akuzat se gjoja 200 persona nga DAP janë në vetëizolim për shkak të kontaktit me drejtoreshën, Sanja Lukarevska. Në interes të opinionit, DAP informon se për shkak protokolleve, në izolim shtëpiak është një pjesë e udhëheqësisë së Drejtorisë të të Ardhurave Publike dhe numri nuk kalon mbi 40. Sipas analizës epidemiologjike të bërë te të gjithë të punësuarit të përmendur nga drejtoresha, të gjithëve u është thënë se nuk përfaqësojnë dhe nuk janë në rrezik. Disa nga të punësuarit tashmë janë testuar dhe janë negativ në Kovid-19,ndërsa disa do…
Qeveria bën përpjekje maksimale që të arrijë një ekuilibër në mbrojtjen e punëtorëve dhe funksionimin e kompanive, theksoi sot zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike Milla Carovska në takimin “Zoom” me përfaqësues të organizatave civile “Glasen tekstilec”, Komitetin e Helsinkit, FSHHM dhe organizata të tjera, si dhe me kryetaren e Këshillit të Inspektimit dhe me drejtorët e Inspektoratit të Punës dhe të Tregut. Ajo bëri apel për prani të përforcuar të inspektorëve në terren dhe protokollet në kompanitë hotelerike, transport të punëtorëve dhe në uzinat e prodhimit. Në takim, siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministres, është diskutuar për zbatimin e…
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njofton për vauçerët për turizëm prej 6,000 denarëve për mbështetje të qytetarëve dhe turizmit vendor.
Siç njoftojnë nga SPB Shkup, një 76 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në buleveadrin ‘Aradhat partizane’. Sipas MPB-së, nuk është konstatuar vdekje me dhunë ndërsa gjatë heqjes së trupit ka intervenuar Njësia kundër zjarrit dhe policia, njofton Telegrafi Maqedoni. Rastin e vërtetuan edhe nga SPB Shkup ku thanë se bëhet fjalë për 76 vjeçari G.B. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

