Author: Hamdi Kumanova

Një pjesë e Maqedonisë së Veriut duket tërësisht i boshatisur, ndërsa pjesa tjetër e saj me numër shumë të madh të qytetarëve. Kjo pasi Qeveria këtë herë ka sjellë vendim për karantinë 80-orëshe në komunat më të prekura me koronavirus, ndërsa në komunat e tjera qytetarët mund të lëvizin prej orës 5 deri në orën 16:00. Ky vendim i Qeverisë bëri që Shkupi të boshatiset. Rrugë të zbrazura, pothuajse asnjë njeri në rrugë, tek tuk shihet ndonjë makinë, shoferët e të cilëve kanë leje për qarkullim gjatë orës policore. Nga ana tjetër pasqyrë tërësisht ndryshe në komunat ku qytetarët mund…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska theksoi se policia e ka ndjekur turmën, që dje u krijua në autostrada pasi një numër i madh i qytetarëve të Shkupit u larguan nga qyteti me qëllim që ta shmangin orën policore e cila filloi prej mbrëmë prej orës 21:00 deri të hënën në orën 05:00 dhe kanë treguar mirëkuptim për personat e hasur në pagesat rrugore dhe në autostradë pas fillimit të restriksionit për lëvizje. “Policia e ka ndjekur turmën e cila u krijua në rrugë dhe në autostradë dhe për këto arsye kemi pasur mirëkuptim për qytetarët të cilët në…

Lexo më Shumë

Organizatat që merren me trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, nuk kanë mundësi për zhvillimin e orëve mësimore, drejtpërdrejtë. Për këtë, sipas tyre, është bërë kërkesë deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për të ndërmarrë masa. Ata kërkojnë që të lejohet mësimi, mësues – nxënës, për të mos humbur në kohë dhe për të mos ngecur zhvillimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar. Mirëpo, një gjë të këtillë e demanton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), sepse asnjë kërkesë zyrtare nuk ka shkuar në adresë të tyre, shkruan Portalb.mk. OJQ “Imago – plus” për Portalb.mk, thonë…

Lexo më Shumë

Numër i ri rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 177 raste të reja dhe dy viktima. 105 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa rajoni i dytë me numrin më të madh të infektuarve është Likova me 26 raste të reja. Në këtë Komunë ka 58 raste aktive. Qytetet me më shumë raste Shkup 105 Kumanovë (Likovë) 26 Shtip 15 Tetovë 13 Shtipi regjistron sot 15 raste, ndërsa Tetova 13. Në Gostivar janë regjistruar 8 raste të reja, ndërsa në qytetet tjera kryesisht nga një rast. Në Veles ka katër…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se tani pret nga partia e tij kërkimfalje, për shkak se padrejtësisht ka qenë i akuzuar dhe dëshmi për këtë është fakti që Prokuroria ke hedhur poshtë kallëzimin penal. “Mora informacione nga Prokuroria se kallëzimi penale kundër meje dhe anëtarët të shtabit të krizës, Stojaovski është hedhur poshtë”, tha Dimitrievski. Ai shton se ende po beson në institucionet dhe profesionistët që ndodhen në sistem duke theksuar se rasti montuar kundër tij doli në pah. “Do të ndërmarr të gjitha aktivitetet e parapara me ligj që të shihen personat përgjegjës në procedurë, të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në vigjilje të festës Dita e shpirtrave u bëri apel qytetarëve t’i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes. “Këtë vit këto dy festa të mëdha dhe të rëndësishme i shënojmë në rrethana më ndryshe të përballur me një sfidë të madhe dhe serioze – ta ruajmë shëndetin tonë nga virusi Kovid-19. Jam i vetëdijshëm se vendimi aktual për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nuk është ideal por duhet të respektohet. Numri i madh i personave të cilët janë bartës të virusit është fakt të cilin nuk duhet ta injorojmë dhe anashkalojmë. Por, ky…

Lexo më Shumë

Jasin Boubout   Protestat të cilat kanë shpërthyer anë e mbanë botës në përgjigje të vrasjes së Xhorxh Fllojdit në Mineapolis janë inkurajuese: Ato janë gjeste solidariteti dhe shprehje të fuqishme zemërimi ndaj brutalitetit të racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara. Por, si person i cili punon për të rritur ndërgjegjësimin e brutalitetit policorë në Evropë, duke parë trendin e hashtagut “BlackLivesMatter” jashtë ShBA-ve gjithashtu ka qenë hidhët dhe ëmbël në të njëjtën kohë.  Më bëri të mendoj: Pse njerëzit në Berlin, Londër dhe Aukland janë duke ju bashkangjitur radhëve të brohoritjeve “BlackLiveMatter”, por janë duke ndenjur të heshtur…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i është kundërpërgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili tha se është koha që kryeministri i vendit të zgjidhet shqiptar, njofton Shenja. Ai thotë se kryeministër do të bëhet ai që ka mbështetje prej mbi 61 deputetë dhe jo sipas përkatësisë etnike. “Në vendin tonë mandatar për kryeministër mund të jetë çdo qytetar që do të sigurojë së paku 61 deputetë. Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve dhe jo sipas përkatësisë etnike të kandidatëve. Është e vërtetë se në shoqërinë tonë, qytetarët çdo ditë i anashkalojnë barrierat etnike, por më…

Lexo më Shumë

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) njoftuan se kanë pranuar një sërë ankesash që tregojnë se disa nga ndërmarrjet që janë përfituese të ndihmës financiare nga shteti për pagimin e pagës në lartësi prej 14.500.00 denarë, duke keqpërdorur Ligjin për marrëdhëniet e punës, u paguajnë punonjësve të tyre shumë më të vogël të pagave sesa ato që i kanë marrë si ndihmë. “Për këto arsye, LSM u drejtua në Drejtorinë e të Ardhurave Publike për informacione, cilat ndërmarrje, përfitues të ndihmës financiare, kanë paguar pagë më të ulët se 14.500.00 për punëtorët. Gjithashtu, LSM iu drejtua Inspektoratit Shtetëror të…

Lexo më Shumë

Pas një muaj e gjysmë, në Komunën e Dibrës mbrëmë është diagnostifikuar një pacient pozitiv me Covid-19. Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, në konferencën e sotme për media, tha se një grua nga fshati nga fshati Kosovrast i Poshtëm mbrëmë është pranuar në Klinikën e Anesteologjisë, reanimacionit dhe trajnimit intensiv, njofton Portalb.mk. “Në Klinikës e Anesteologjisë një pacinetën i është marrë strisho, ndërsa rezultati i testit është pozitiv. Gruaja ka pasur kontakt me njerëzit e shtëpisë, me miq dhe familjarë të cilët e kanë vizituar në shtëpi dhe me punonjës shëndetësor të cilët mbrëmë kanë qenë kujdestar. Epidemiologu…

Lexo më Shumë

Sektori i punëve të Brendshme Tetovë, informon qytetarët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, se vazhdon me aktivitete të përforcuara kontrolluese që kanë të bëjnë me realizimin final, të dekreteve qeveritare, qëllimi i së cilës është pengimi i përhapjes së virusit korona informon TetovaSot. Në këto aktivitete do të kontrollohet shfrytëzimi i mbrojtjes së fytyrës me maska nga ana e qytetarëve në vende publike, të tipit të hapur dhe të mbyllur. Gjithashtu intensivisht do të kontrollohen, dhe respektimi i protokollit të punës nëpër objektet hotelerike si dhe objektet tjera publike, ndërsa në rajon ku është në fuqi ora policore do…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për hapjen e kufijve do të diskutojë gjatë kësaj jave. Ende nuk dihet nëse kufijtë do të hapen më 15 qershor, ashtu siç u paralajmërua më herët. Nga atje thonë se kjo varet nga të dhënat epidemiologjike, përkatësisht nga numri i të infektuarve. Ata potencojnë se po ndiqet situata me coronavirusin në vend. Gjithashtu përveç hapjes së kufirit, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të bisedojë për funksionimin e sërishëm të dy aeroporteve në Shkup dhe Ohër si dhe me avio-kompaninë ‘WizAir’, që paralajmëroi se si rezultat i kufizimeve të vazhduara deri më 14 qershor përsëri suspendohen…

Lexo më Shumë