Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rishikoi dhe miratoi Informacionin mbi pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, dhe udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të marrë masat e nevojshme dhe të rregullojë të gjitha çështjet me institucionet përkatëse të NATO-s dhe KFOR-it, vendosja e një njësie toke dhe stafi (në total deri në 45 ushtarë) në operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020, dhe të informojë Qeverinë për masat e marra në lidhje me pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë Veriore në operacionin e NATO-s në Kosovë – KFOR jo më vonë se 15.12.2020.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për 45 ushtarët e Maqedonisë së Veriut për të marë rroga të mira afër vendlindjes. Edhe pse për ushtarë misioni në Kosovë do të jetë më afër qytetit se sa kur janë në Maqedoni, megjithatë pagat e tyre do të jenë si për mision ndërkombëtar, njoftojnë burime të Gazetës Lajm nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas tyre, rrogat e ushtarëve në Kosovë nuk do të jenë si në misionet në Irak e Avganistan, por megjithatë do të arrijnë deri 2 mijë dollarë.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale
- Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun në Butel (VIDEO)
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale


