Sjellja skandaloze dhe e papërgjegjshme e Hristijan Mickoski pasqyron mitrën e OBRM-PDUKM-së, ku asgjë nuk ka ndryshuar dhe e vetmja ideologji është të punohet për interes personal dhe të dëmtojë qytetarët, akuzojnë nga LSDM. “Hristijan Mickoski, jo vetëm që u fsheh nga inspektorët në një lokal në mes të Shkupit, por kërkoi edhe strukturat e ministrit teknik të Ministrisë së Brendshme, Naqe Çulev, që ta ndihmojnë për të fshehur krimin e tij. Me kërkesë të Mickoskit dhe urdhrit të Çulev, policë me uniformë mbërritën në restorant në përpjekje për të shpëtuar Mickoski nga përgjegjësia. Së bashku me pronarin, ata gënjejnë…
Author: Hamdi Kumanova
Petre Shilegov vazhdon me ripunësimin e qytetit të Shkupi nga i cili krijon shtab partiak. Tani ai përmes ndërmarrjes Higjiena Komunale ka lidhur marrëveshje të re për punësime të përkohshme në vlerë prej 9 milion denarë, përkatësisht 150 mijë euro. Këto punësime janë partiake në prag të zgjedhjeve dhe kjo paraqet keqpërdorim të gjendjes që Shilegov në vend se ta ndihmojë qytetin, e ndihmon partinë. Dje publikuam se për punësimet partiake në Drislla do të shpenzojë 8.6 milion denarë ose 140 mijë euro. Vetëm përmes Drisllës dhe Higjienës Komunale për punësime të reja partiake Shilegov do të shpenzojë gati 300…
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili së bashku me gruan e tij dhe foshnjën 3-muajshe u shtruan në spital tre ditë më parë, për shkak të infetkimimit me coronavirus të koronës, janë në gjendje të qëndrueshme, informon “Fokus”. Në një kohë kur një pjesë e popullatës ende nuk beson se coronavirusi vërtetë ekziston, Zekiri tregoi se cilat janë simptomat që ai ndjeu. “Temperatura, dhimbje në kocka, humbja e ndjenjës së shijes dhe erës janë vetëm disa nga simptomat”, tha Zekiri.
Masat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM sjellin ekonomi të re zhvillimore dhe mbështetje të fuqishme për qytetarët dhe ekonominë. Pakoja e tretë e masave ekonomike do të mundësojë rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë përmes mbështetjes direkte financiare të qytetarëve. Seti i ri i masave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, në vlerë prej 355 milion euro përfshin 730.000 shfrytëzues dhe do të simulojë rritje të likuiditetit, mbrojtjes, promovimit dhe rritjes së ofertës ekonomike vendore, ndërsa ofron edhe mbështetje për bujqit, si dhe për turizmin vendor. Një pjesë e pakos së tretë të masave ekonomike janë kartelat pagesore të…
Incidenti i disa ditëve më parë në rrugën Boemsak, ku kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qëndronte ulur brenda një lokali me disa miq të tij e në kundërshtim me protokollet për objektet hotelerike ka aktivizuar prokurorinë për të vepruar ndaj tij. Zëvendësministrja e punëve të brendshme, Sllavjanka Petrovska, theksoi se edhe përkundër rezistencës fillimisht nga ana e pronarëve për të mos lejuar inspektorët të futen brenda lokalit, MPB ka siguruar video incizimet dhe se Prokuroria ka filluar hetimet për të identifikuar personat brenda lokalit. “MPB pas marrjes së denoncimit nga dëshmitarë ka urdhëruar zyrtarët e saj në vendin e ngjarjes.…
Ndryshimet klimatike janë duke e shkatërruar planetin Tokë me ritëm galopant, mirëpo edhe aktivitetet njerëzore të cilat më tepër i nxisin nga që i ngadalësojnë, janë shkaktarët kryesorë për katastrofën ekologjike që i ndodh Liqenit të Prespës. Tërheqja e ujit dhe rrezikimi i mbijetesës së botës së gjallë në liqen janë vetëm një ndër problemet me të cilat ballafaqohemi në vend. Çrregullimi i biodiversitetit dhe nevoja për të rrumbullakuar përfundimisht Listat e Kuqe për të gjitha speciet, trajtimi i ujërave, ndotja e tokës dhe ajrit, selektimi i hedhurinave dhe braktisja e energjisë së papastër prej derivateve nga fosilet, janë gjithashtu…
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga 26 rastet në rajonin e Kumanovës, madje 25 janë në komunën e Likovës. Në këtë komunë numri i personave të prekur ka arritur në 146 nga të cilët madje 82 janë raste aktive, që është shqetësuese për një komunë çfarë është Likovë. Ndërkohë, sot është regjistruar edhe një viktimë, pasi që ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga fshati Nikushtak, duke e çuar në 6 numrin e viktimave. “Në 24 orët e fundit i kemi 26 raste pozitive, një në komunën e Kumanovës dhe 25 të tjera me COVID-19 në komunën e Likovës, gjithashtu…
Shkruan; Hamzi Ibraimi Shkupi në të clin jetoj, dikur ishte vend shumë i bukur, Shkupi ishte zemra e çdo njërit prej nesh, në këtë qytet mësova shumë gjëra, mësova se si të mbijetoj, kujt ti besoj e kujt mos ti besoj. Shkupi më mësoi se cili njeri është i ndershëm e cili njeri është i pandershëm. Shkupi që çdo qytet tjetër dikur i’a kishte lakminë për të jetuar e sot për fat të keq ky qytet është duke u shkatëruar. Në këtë Shkup historik për fat të keq më nuk ka mbetur as histori e as Shkupi i dikurshëm, nuk…
Në person në Gjilan është dënuar me 8 vjet burgim nga Gjykata Themelore, për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje e rëndë”. Përveç dënimit me burg, i pandehuri F. R. është gjobitur edhe më 1000 euro, transmeton Zeri.info. Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, i pandehuri F.R. me datë 15.11.2019, rreth orës 22:10, në rrugën “Avdullah Tahiri” në barnatoren “Ranna” Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, nën kërcënimin e armës (pistoletë lodër dhe një thikë kuzhine), ka detyruar dy shitëset që t’ia japin paratë që kanë poseduar në arkën e barnatores, me ç’rast ka përvetësuar 280 euro. Po…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencës për shtyp gjatë sitës së sotme tha se 90 për qind e rasteve të reja në 24 orët e fundit vijnë nga 15 familje. Ndërsa klasterete janë nën nën kontroll sepse janë familjet janë te pakta dhe me shume anëtare. Kjo ka ardhur për shkak të lirimit të masave dhe se nuk janë respektuar masat. Klasteret po testohen të gjithë. Vala do të qëndrojë shume shkurt, tha Filipçe. Ndërkohë testime po bëhen jashtëzakonisht shumë. Ndërsa simptomat janë kryesisht të lehta, në 90 për qind e tyre.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.A., i cili dyshohet se i shkaktoi lëndim të rëndë trupor një personi të mitur. “Sipas kërkesës, dyshohet se më 03 Qershor 2020, në Gjilan, i dyshuari A.A., me dashje e ka lënduar rëndë të dëmtuarin e mitur të moshës 13 vjeç, ashtu që pasi i mituri kishte dalë të luante me fëmijë dhe pas një fjalosje rrahen me fëmijët e të dyshuarit, i njëjti i revoltuar shkon e tërheq zvarrë dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me…
Së shpejti Gostivari do të bëhet me Info qendër turistike, ku vizitorët nga vendet tjera do të mund të njoftohen me trashëgiminë kulturore, bukuritë natyrore, kapacitetet hoteliere dhe gastronomike dhe të tjera. Është ky një projekt që financohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe SDC e Zvicrës, ndërsa implementohet nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Planor të Rajonit të Pollogut. Prowjeti kap shifrën prej 1.300.000 denarë (mbi 20.000 euro, ku komuna e Gostivarit siguron hapësirën dhe shpenzimet rrjedhëse për ekipin e të punësuarve. I njëjti do të zgjasë 5 vite me mundësi që të vazhdojë edhe…

