Author: Hamdi Kumanova

Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, vetëm mbrëmë janë pranuar 13 raste të reja. Për shërim në këtë spital aktualisht janë të shtruar 40 pacientë me “Covid 19”. Në repartin intenziv, në respirator ka 7 pacientë deklaron për TVM drejtori i Spitalit Kristian Kostov. “Në repartin inteksiv ku janë shtruar të sëmurët rëndë, për momentin ka 7 pacientë në respirator dhe dy në sitap maska pra njësoj në repiratorë por do të thotë që këta dy pacientë nuk janë në intubim, pra janë me maskë sipërfaqësore për frymëmarrje. Kemi edhe 10 pacientë në mbështetje oksigjeni” – tha Drejtori…

Lexo më Shumë

Masat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM sjellin ekonomi të re zhvillimore dhe mbështetje të fuqishme për qytetarët dhe ekonominë. Kështu thotë LSDM në një njoftim drejtuar mediave, ndërsa ka shtuar se pakoja e tretë e masave ekonomike do të mundësojë rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë përmes mbështetjes direkte financiare të qytetarëve. “Seti i ri i masave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, në vlerë prej 355 milionë euro përfshin 730.000 shfrytëzues dhe do të simulojë rritje të likuiditetit, mbrojtjes, promovimit dhe rritjes së ofertës ekonomike vendore, ndërsa ofron edhe mbështetje për bujqit, si dhe për turizmin vendor. Një…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO DPMNE-së akuzon pushtetin për përshkallëzimin e situatës me epideminë. Sipas Hristijan Mickoskit, rritja e numrit të personave të prekur nga virusi Kovid 19 dëshmon se Qeveria ka dështuar. “Katastrofa në shëndetësi po pasqyrohet edhe në ekonominë vendore.” – thekson ai. “Gjendja me shëmundjen ngjitëse Kovid po bëhet dramatike. Përfundimisht Qeveria nuk ka plan, nuk ka kahje dhe siç thotë populli s’di nga t’ia mbajë. Numri i madh i të prekurve konfirmon se gjendja po del nga kontrolli dhe çdo përpjekje për relativizim të çështjes është I dëmshëm dhe nënkupton nënçmim të epidemisë. A nënçmimi I virusit nënkupton se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE opozitare vlerëson se edhe pse Qeveria po mundohet situatën me virusin Korona ta vendos nën kontroll, masat janë treguar si jo efikase. Sipas VMRO DPMNE gjysma e Qeverisë e kryesuar nga LSDM është në izolim, ndërsa nga ana tjetër po gënjejnë qytetarët se pandemia është nënkontroll. “Situata me virusin korona aspak nuk është nënkontroll. Maqedonia po përballet me katastrofë në lidhje me trajtimin e pandemisë. Kjo që po shohin qytetarët është një horror i cili nuk është parë deri tani në asnjë vend të rajonit dhe më gjërë. U paralamronte se piku ri i të sëmurëve do të vijë…

Lexo më Shumë

Një person nga Dellçeva i cili jeton dhe punon në Shkup është rasti i dytë me Kovid-19 në Dellçevë. Informacioni zyrtarisht ishte konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, në statistikën e së cilës sot zyrtarisht ishte cituar edhe pacienti nga Dellçeva. Nga Shtëpia shëndetësore në Dellçevë thonë se nuk ka vend për panikë, sepse bëhet fjalë për person i cili kohë të gjatë qëndron në Shkup. “Bëhet fjalë për person i cili për shkak të punës jeton në Shkup dhe atje është bërë testi, atje është publikuar lajmi se personi është pozitiv me koronavirus. Personi sipas informatave tona nuk ka simptoma…

Lexo më Shumë

Sllogani se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar, u lansua në ditëlindjen e 18 të BDI-së, nga vetë kryetari I kësaj partie, Ali Ahmeti. Por propozimi mori reagime të shumta nga të gjitha partitë politike në vend. Kritikat I adresoheshin edhe sqarimit të Ahmetit për ato që ai I quante përfitime të popullit shqiptar në 18 vitet e fundit. Sllogani i ri i BDI-së që më pas u shpërnda dhe nga funksionarë të tjerë të partisë, u prit me reagime të ndryshme nga të gjitha subjektet politike në vend dhe nga vetë partneri i koalicionit qeveritar, kryeministri i LSDM-së Zoran…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski. Ai përmes letrës ka falënderuar për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje dhe se është i hapur për bashkëpunim. “Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për komunikimin e suksesshëm midis dy vendeve në realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe zgjidhjen e shumë çështjeve me interes të përbashkët, veçanërisht në këtë kohë të vështirë të trajtimit të pandemisë. Ne mbetemi të hapur për të forcuar bashkëpunimin brenda proceseve tona të integrimit dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se Brenda 24 orëve janë bërë 1085 testime, teksa janë regjstruar 125 raste. Shkup – 46 Kumanovë – 19 Shtip – 17 Prilep – 1 Tetovë – 16 Strugë – 7 Veles – 3 Manastir – 1 Ohër – 5 Gostivar – 6 Koçan – 1 Dellçevë – 1 Negotinë – 1 Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Kanë ndërruar jetë 2 persona, një pacientë nga Prilepi Ii moshës 73 vjeçare i hospitalizuar në spitalin “8 Shtatori” më 19 maj dhe një paciente nga Strumica e moshës 67 vjeçare e hospitalizuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasdite u bëri apel mediave të mos publikojnë informacione të paverifikuara për numrin e të sëmurëve me Kovid-19. “Këto ditë një numër i madh i mediave që herët në mëngjes publikojnë informacione dhe pothuajse gjithmonë të pasakta për numrin e të sëmurëve të rinj. Nga fillimi i krizës personalisht unë dhe i gjithë ekipi im për marrëdhënie me opinionin jemi partneri juaj. Tashmë 100 ditë në kohë, saktë dhe në mënyrë transparente e njoftojmë opinionin. I bëjmë të ditur të gjitha detajet për të sëmurët e rinj me Kovid-19, gjithnjë me qëllim që mediat të…

Lexo më Shumë

Banorët e Ohrit janë të revoltuar që mysafirët nga qytete të tjera nuk i respektojnë masat e mbrojtjes dhe nuk mbajnë maska. Kishte grupe prej disa personash, ndërsa në restorante respektohej masa e uljes në tavolinë nga dy persona, por pothuajse askush nuk mbante maskë. “Nëse ata janë një familje, mund të mos mbajnë, por a janë të një familjes, këtë nuk e dimë. Gjithashtu nuk pamë asnjë polic”. “Le të përshtaten, të mbajnë maskë. E shikoni 50% nuk mbajnë. Ata që shkojnë janë në grup.” Por biznesmenët vendas janë të kënaqur që qyteti më në fund u ngjall. Megjithatë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski është i pakënaqur me numrin e shfrytëzuesve të aplikacionit “Stop Korona” që deri tani e kanë shkarkuar vetëm rreth 60 mijë qytetarë. Sipas tij, ky numër është i vogël dhe po mendohet që shkarkimi i këtij aplikacioni të bëhet i detyrueshëm për qytetarët e infektuar, dhe ata në vetizolim, sepse vetë kështu mund të ndihmohen ekipet mjekësore që më lehtë të mund të detektojnë ecurinë dhe komunikimin me procedurën e shërimit, thotë Mançevski për TVM. “Mendojmë se duhet ta plotësojmë edhe këtë vendim që ky aplikacion të jetë i detyrueshëm edhe për qytetarët e…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave statistikore të MPB-së, në 24 orët e fundit, në rajonin e SPB Ohër, njëmbëdhjetë persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, prej tyre vetëm një person nga Kërçova. “Ai është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim për “mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Në periudhën e njëjtë, nuk janë regjistruar prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe aksidente rrugore”, informon zëdhënësi Stefan Dimoski. Ai shtoi se në rajonin e SPB Ohër, për momentin në izolim janë 161…

Lexo më Shumë