Një sërë studimesh thonë se, ndotja e ajrit luan një rol vendimtar në përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-cov-2. Në një raport të publikuar së fundmi për ndikimin e covid-19 në ndotjen e ajrit në Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore nënvizon pikërisht këtë, duke theksuar se me ardhjen e dimrit dhe me shtimin e ndotjes gjatë sezonit më të ftohtë të vitit mund të shohim edhe shpërthime të fuqishme të pandemisë në Ballkanin Perëndimor. Situata mund të përkeqësohet nga fakti se, thellimi i varfërisë në familjet më të varfra do të nxisë ata që të zëvendësojnë karburantet me cilësi…
Author: Hamdi Kumanova
Padi penale paralajmëroi zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska për të gjithë ata të përfshirë në rastin me objektin e hotelierisë në rrugën “Boemska” në Shkup. Padi penale janë paralajmëruar si për personin juridik në të cilin është kryer inspektimi, i cili fillimisht është penguar, por edhe për personat që ishin në objekt në atë kohë. Të katër personat që ishin të pranishëm në objekt atë natë janë identifikuar, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, ndërsa njëri prej tyre, siç dihet tashmë për opinionin, është lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Padi penale për pengimin e veprimeve zyrtare dhe mosrespektimin e…
Në Prilep sot është regjistruar një i sapodiagnistifikuar nga koronavirusi, ndërsa një pacient i moshës 73 vjeçare vdiq. Dy persona janë shëruar nga kjo sëmundje ngjitëse. Numri i rasteve aktive me Kovid-19 arrin 29. Prej tyre, 21 persona gjenden në shërim shtëpiak, tre janë hospitalizuar në repartin infektiv në spitalin e qytetit “Borka Taleski”, ndërsa pesë janë për shërim në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8-të Shtatoti” në Shkup. Në vetizolim gjenden 42 persona. Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, 18 qytetarëve janë akuzuar për kundërvajtje.
Që nga 5 qershori 2020, gjithsej 34.224 kërkesa për përdorim të masave për muajin maj 2020 janë dorëzuar nga punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska. Për masën – Mbështetje financiare për personat fizik që kryejnë veprimtari të pavarur, janë dorëzuar 6.433 kërkesa nga BFS-SVD, nga të cilat janë pranuar 5.480 kërkesa. Për masën – Mbështetje financiare për kryerjen e pagës për muajin maj, janë dorëzuar 24.997 aplikime nga BFP-IP, nga të cilat janë pranuar 20.239 kërkesa. Për masën – Subvencionimi i pagesës së kontributeve të sigurimit të detyrueshëm, janë dorëzuar 2.812…
Bëj apel te të gjith qytetarët të cilët kan ardhë në komunën e Dibrës nga qytetet tjera të RMV për të kaluar vikendin ose për një qëndrim më të gjatë, të mos dalin në qytet pa nevojë, të mbajnë maska mbrojtëse sidomos në lokale të mbyllura dhe të mbajnë distancën fizike. Masat preventive të lartëpërmendura janë vendosur për të ndërprerë përhapjen e virusit i cili nuk shihet me sy, është mikroorganizëm i cili vret. Dibra një kohë të gjatë ishte zonë e gjelbërt falë diciplinës së qytetarëve dhe aktiviteteve të shtabit operativ komunal. Të vazhdojmë që të jemi vigjilent dhe…
Shkaku i frekuencës së madhe të automjeteve në magjistralen Shkup-Kërçovë, kur shkaku i orës policore maratonike, qytetarët e Shkupit u drejtuan për në Mavrovë, Ohër dhe Strugë, mbërmë ekipe të NP “Komuanlec” – Gostivar, bënë larjen dhe dezinfektimin e segmentit të kësaj rruge që kalon përskaj qytetit të Gostivarit. Nga kjo ndërmarrje njofotjnë se në orët e mbrëmjes, katër ekipe, një me cisternë dhe tre me karroca, duke përdorur dezinfektues adekuat për këtë qëllim, bënë larjen dhe dezinfektimin e segmentit të rrugës prej te Pika pagesore e autostradës deri në udhëkryqin në fshatin Zdunjë. – E pamë të arsyeshme që…
Testet e fundit për koronavirus në rajonin e Gostivarit kanë zbuluar gjashtë raste të reja. Katër prej të cilëve në qytet, tre prej tyre janë të lidhur me një klater të njohu. Pas një pushimi prej gati dy javësh, raste të reja u rishfaqën në komunat Mavrovë dhe Rostushe. Sipas informacionit të selisë ndër-komunale të krizave për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushe, dje u testuan 16 persona. Deri më tani, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në rajonin e Gostivarit ka arritur në 26, në komunën e Gostivarit 13, në Vrapçisht 11 dhe Mavrovo-Rostushte 2. Që nga fillimi i…
Nga ora 07:00 e premte deri në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm, SPB-Tetovë ka regjistruar 12 raste të mosrespektimit të masës për lëvizje të kufizuar në rajonin e gjerë të Tetovës. Të gjithë u arrestuan në stacionin policorë ku u dhanë kallëzime penale për kryerjen e veprës penale “mos veprimit në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”. “Nga 12 personat që nuk respektuan orën policore, është një person mbi 65 vjeç dhe një i mitur. Personat janë kapur në qytetin e Tetovës, si dhe në Jegunoc dhe Strimnicë”, informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifoski. 52 persona kanë marrë vendime…
Besimtarët ortodoks sot e festojnë Festën fetare Dita e shpirtrave. Festa Dita e shpirtrave shënohet në nder të shpirtrave të të vdekurve. Në këtë ditë zakonisht vizitohen varrezat, transmeton MIA. Por, këtë vit për shkak të ndalesës së vendosur për lëvizje për shkak të epidemisë, vizita e varrezave është ndaluar dhe përkujtimi i të vdekurve duhet të bëhet vetëm në tempuj dhe në shtëpi.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska deklaron se ushtria është institucioni në të cilin qytetarët kanë besimin më të madh. “Ushtria është institucioni në të cilin qytetarët kanë besimin më të madh! Urime për të gjithë anëtarëve! Stabiliteti, gatishmëria për të ndihmuar në çdo kohë, këmbëngulje dhe kompetencat – janë karakteristikat që qytetarët i kanë shpërblyer me besimin e tyre. Kjo u vërtetua në kohën e coronavirusit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Anëtarësimi në NATO vetëm i ka forcuar këto vlera”, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në Facebook./Telegrafi/ Армијата е институцијата во која…
Epidemiologu serb dr.Branisllav Tiodoroviq ka komentuar rastet e shtuara të të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ai për gazetën “Blic” ka thënë se kjo që po ndodhë në vendin fqinj nuk ka të bëjë me valën e dytë të përhapjes së virusit, por vazhdimi i epidemisë. Tiodoroviq që është pjesë e shtabit të krizës në Serbi për koronavirusin ka nënvizuar se vala e dytë pritet të ndodhë nga fundi i vjeshtës apo në dimër, përcjell INA. “Kjo që po ndodhë ka të bëjë me shtimin e numrit të testimeve, të kolektiveve me të infektuar potencial. Ne në rajon…
Personat të cilët përballen me kancer gjatë krizës KOVID-19 janë sjellë në situatë të palakmueshme, pasi që u anulohen kontrollet shëndetësore, reagojnë nga “Jemi dashuri“, një grup i pacientëve të cilët shërohen nga kanceri, njofton Portalb.mk. “Ky anulim deri diku mund të mbahet me qëllim që të mbrohen nga virusi korona, por kur ajo prolongohet në afat të gjatë mund të sjellë deri në komplikime. Për shembull pacientët dhe pacientet me kancer në gji për momentin janë të penguar që të bëjmë kontrolle eho ose mamografike edhe ajo do të anulohet edhe më shumë, duke mos respektuar masat nga ana…

