Diplomatë perëndimorë në Shkup i kanë dërguar mesazh të qartë udhëheqësisë së LSDM-së se një koalicion eventual me BDI-në, do të bllokojë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“BDI është shumë e korruptuar dhe e paaftë ta çojnë para agjendën evropiane”, kanë thënë ndërkombëtarë, sipas mediumeve maqedonase.
Ata kanë vlerësuar se nëse BDI mbetet pjesë e qeverisë, do të jetë e pamundur të zhvillohet luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përveç kësaj, reformimi i gjyqësorit, si një nga pikat kryesore të qeverisë së ardhshme, do të jetë e pamundur për shkak se gjykatësit dhe prokurorët më të korruptuar janë të emëruar nga BDI, e cila do të bëjë gjithçka që t’I mbrojë.
Pikërisht për shkak të këtyre paralajmërimeve lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, javën e kaluar deklaroi se qeverinë e re do ta bëjnë vetëm me parti proevropiane, transmeton dokaz.
Për shkak të zhvillimit të këtillë të rrethanave, në BDI po mbretëron panik e vërtetë dhe kanë filluar të koketojnë me VMRO-DPMNE-në. pasi e vërejtën që gjasat e Mickovskit për të formuar qeveri janë minimale, po tentojnë ta homogjenizojnë bllokun shqiptar përmes të ashtuquajturës “platformë Shqiptare” të cilën opozita shqiptare e refuzoi, transmeton Gazeta Lajm.
Mundësia e vetme për mbijetesë të Ahmetit është futja e përçarjes mes LSDM-së dhe Besës së Bilall Kasamit, me të cilin u takua dje Ahmeti.
Me këtë takim, Ahmeti i dërgon mesazh LSDM-së se mund ta humbë rastin për të formuar qeveri nëse nuk përfshihet edhe BDI.
Të njëjtat burime thonë se gjasat që Besa të bashkohet me BDI-në për të bë qeveri me VMRO-DPMNE-në, janë minimale.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Pesë zakonet që onkologu rekomandon të shmangni për një jetë më të shëndetshme
- Artificial: Një dramë e errët mbi rikthimin e Sam Altmanit në OpenAI
- Deklaratë e fortë nga Christopher Hill për Specialen: “Shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë”
- Turqia dënon sulmin terrorist pranë një xhamie në veriperëndim të Pakistanit
- Goditja më e rëndë: Ramë Buja flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
- Mbrojtja juridike për spiunët: Një iluzion i rrezikshëm
- Takim Ahmeti – Taravari, çka u bisedua?
- “Orët e Tiranës dhe tik-taku i gjashtë muajve”- Analiza e Lufti Dervishit: Cila orë do t’i imponojë ritmin politikës? Çfarë ndodh nëse SPAK prodhon një goditje të madhe?



