Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) së shpejti do të publikojë thirrje publike për digjitalizimin e shërbimeve komunale, paralajmëroi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski në ngjarjen e sotme publike nga seria “Sfida digjitale për transformim shoqëror” që po mbahet në hyrje të “Zhena Park”-ut në organizim të Institutit për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IMMPE), ndërsa në bashkëpunim me FIZHT.
“Digjitalizimi është një proces i cili e thjeshtëson jetën dhe u jep mundësi të rinjve ta ndryshojnë shoqërinë dhe zakonet e përditshme jetësore. Tani jemi në një fazë të bisedimeve me një institucion ndërkombëtar serioz që të realizojmë thirrje të veçantë publike në të cilën do t’u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarët tanë krijues të propozojnë zgjidhje konkrete për shumë procese konkrete në suaza të vetëqeverisjes lokale siç janë aplikimi për lloj të ndryshëm të pëlqimeve, lejeve,…Me këtë do të ulen radhët para institucioneve gjë që nuk është vetëm mirë nga aspekti i pandemisë, por edhe nga kjo që njerëzit e shpenzojnë kohën e tyre në mënyrë të padobishme. Ky diskutim është me rëndësi që të mundemi të dëgjojmë çfarë është ajo që duhet të përfshihet me thirrjen”, deklaroi Despotovski para fillimit të ngjarjes.
Ai paralajmëroi se të gjithë qytetarët, ndërsa veçanërisht të rinjtë, do të ftohen të ofrojnë zgjidhje dhe mjete konkrete të cilat mund të implementohen në punën e Komunave. Në këtë mënyrë, shtoi, do të marrin jo vetëm mjete financiare, por edhe mundësi ta ndryshojnë jetën dhe rrethinën në të cilën funksionojnë dhe ta bëjnë jetën më të lehtë dhe funksionimin e të gjithëve.
“Edhe para sulmeve kibernetike të faqeve të internetit të institucioneve ishim të vetëdijshëm se duhet të investojmë mjete në sistemin për mbrojtje që të mos na sulmojnë në sistem, ndërsa tani jemi edhe në mënyrë shtesë të vetëdijshëm dhe tashmë investojmë në siguri përkatëse. Rreziqe ka dhe nëse të dhënat janë të mbyllura në ndonjë dosje apo kasafortë, por tani rreziku është se dikush pa hyrë fizikisht mund ta na vjedhë të dhënat përmes rrugës elektronike. Ne nuk frikësohemi nga rreziqet dhe duhet të jemi mjaft të zgjuar t’i parandalojmë në kohë, ndërsa për të gjithë të cilët nuk mundemi t’i parashikojmë duhet shpejt të reagojmë dhe të përpiqemi të mos ndodhin më tej”, tha Despotovski.
Menaxherja e projektit në firmën familjare “Makalarm”, Daniella Smillkovska përmendi se nuk ekziston siguri absolute pa dallim nëse bëhet fjalë për at hok ruatje analoge të dokumenteve në sirtar apo, megjithatë, siguri TI.
“Duhet të merret parasysh se kjo kohë e pandemisë e shkurton periudhën e implementimit të transformimit digjital të kompanive nga muaj dhe vite në disa ditë dhe javë. E gjithë kjo vetvetiu sjell rreziqe, megjithatë për t’u përshëndetur janë këto projekte dhe këto nisma për transformim digjital, si dhe mjetet të cilat ndahen nga FIZHT de mendoj se do të kemi sukses”, tha Smillkovska.
Ajo theksoi se ekziston trend në komunitetin e biznesit në kohën e pandemisë që të gjitha bizneset të transferohen onlajn me përdorimin e aplikimeve celulare për vendosjen e punëve dhe ndjekjen e punës dhe kontrollit të të punësuarve,që, siç tha është për t’u përshëndetur.
Specialisti për marrëdhënie me opinionin dhe media të reja dhe koordinator i Programit për transparencë dhe digjitalizim të IMMPE, Bojan Kordalov tha se qëllimi i ngjarjes së sotme është që të tregohet se ekzistojnë rezultate konkrete dhe shembuj konkretë të cilat bëhen në drejtim të implementimit të digjitalizimit, i cili, siç theksoi, do të thotë shumë për të gjithë në proceset e funksionimit të veprimit të përditshëm.
“Duhet të pranojmë se digjitalizimi sjell shumë përparësi. Digjitalizimi na jep atë që e quajmë fokus ndaj qytetarëve. Qytetarët nuk duhet më tepër të presin as në sportele, as para supermarketeve, as para dyqaneve, as për shërbimet. Duhet në mënyrë të përshpejtuar të punojmë në këtë që shërbimet të jenë të afrueshme në mënyrë digjitale, të jenë të afrueshme onjaln, veçanërisht gjatë kohës së pandemisë me të cilën po përballemi, ndërsa është shkaktuar nga koronavirusi. Pikërisht për këtë besoj se kjo ngjarje publike do të tregojë se në fakt ka vullnet, ka fokus, ka rezultate konkrete të cilat institucionet publike i bëjnë, ndërsa janë me qëllim të implementimit të digjitalizimit pavarësisht nga përkatësi partiake, pavarësisht nga çfarëdo qoftë pozicioni në shoqëri”, potencoi Kardalov.
Pa strategji, pa ngjarje të integruar që do të thotë përqendrim dhe implementim të digjitalizimit të qëndrueshëm, theksoi, nuk do të kemi sukses të bëjmë digjitalizim real në interes të qytetarëve, as mbrojtje reale.
Për fat të keq, shtoi ai, shumë punë na kapin të papërgatitur, por për fat të mirë në të njëjtën kohë edhe bota po përballet me këtë pandemi dhe shumë veprime po ndodhin spontanisht dhe e kapin të papërgatitur.



