Nina Angellovska në profilin e saj në FB ka shkruar se vlera e përgjithshme e tre pakove të masave
antikrizë që po i ndërmarrim për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë për të kapërcyer pasojat e krizës nga Kovid-19 vlerësohet në 500 milionë euro, trasnmeton INA.
“Për qytetarët: kartelë pagesore vendore për mbi 330.000 qytetarë – 28.3 milionë euro, vauçerë për turizëm vendor për mbi 117.000 qytetarë – 12 milionë euro, për artistë të pavarur – 65.000 euro, për sportistët 400.000 euro dhe për kompensim për papunësi – 50 për qind e neto pagës mesatare mujore 810,00 0 euro”, ka shkruar ministrja Angellova.
Siç ka shtuar Angellovska, përmes masës 14.500 denarë ndihmë financiare për mbi 130.000 të punësuar në mbi 19.500 kompani – 83.3 milionë euro, kredi pa interes përmes Bankës së Zhvillimit – mbështetje për 1.331 kompani dhe mbi 16.600 të punësuar deri më tani 12.7 milionë euro,duke subvencionuar 50 për qind të kontributeve në pagën mesatare për kompanitë e prekura, për mbi 2500 ndërmarrje – 1.4 milionë euro dhe përjashtim nga akontacionet për taksën e fitimit dhe tatimin mbi të ardhurat personale për mbi 1500 tatimpagues rreth 2 milionë euro. Ajo tha se masa të tjera mbështetëse për ndërmarrjet janë duke u zbatuar, siç është thirrja publike që është e hapur deri më 31 korrik për mbështetje financiare për investime për të rritur konkurrencën e kompanive gjatë dhe në periudhën post-kovid për të cilën janë buxhetuar 20 milionë euro.



