Shkrimtarja dhe mjekja maqedonase, Marija Janevska ka reaguar ndaj islamofobisë dhe albanofobisë së hapur me rastin e përhapjes së rasteve të Covid 19, transmeton Almakos. Ajo në reagimin e saj thotë se nga 20 raste pozitiv vetëm njëri është shqiptar: JAM LODHUR MË! Po, kështu do ta filloj këtë status. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë rrallë shkruaj statuse, sidomos jo ato politike. Por njerëz, ne jemi njerëz budallenj. Më lejoni t’ju sqaroj me disa fakte nga “brenda”, prej këtu ku ne përballemi çdo ditë me koronën, pse nuk është shpikur dhe nuk ka korona. Politikanët…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari Gjeneral i LSDM-së Lupço Nikollovski përmes një fotografie nga Liqeni i Berovës i ka përshëndetur dhe uruar fundjavë të bukur ndjekësve të tij në Instagram. Nikollovski qytet të lindjes ka Kriva Pallankën, për shkak të aktiviteteve politike shumicën e kohës e kalon në Shkup, por këtë fundjavë nuk ka dashur që ta kalojë në kryeqytetin e karantinuar dhe ka përzgjedhur që të “arratiset” në natyrë.
Masat kufizuese janë të nevojshme për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efektiv për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë mënyrë dhe duke respektuar masat do të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe do të merremi me sfidat shëndetësore. Virusi Kovid 19 është një fenomen i vërtetë dhe për këtë arsye askush nuk duhet ta injorojë këtë kërcënim, pasi rrezikon shëndetin personal dhe kolektiv. Virusi është i pranishëm dhe i rrezikshëm dhe vetëm duke ndjekur respektuar do të kemi sukses. Ne kemi treguar se kemi një strategji të mirë, masat efektive kanë dhënë rezultate, por vetëm së bashku…
Paaftësinë e Qeverisë e tregojnë 386 të infektuarit në katër ditët e fundit. Në të gjithë Ballkanin, koronavirusi është zvogëluar. Në shumicën e vendeve pothuajse nuk ka infeksione të reja, por në Maqedoni virusi ka marrë vrull me 120 raste të reja dje, vetëm për shkak të paaftësisë së pushtetit. Qindra gënjeshtra të treguara nga Venko, Zaev dhe Spasovski dolën në sipërfaqe. A duhet të pranojmë që vetëm tek ne është normale të kemi 386 të infektuar të rinj dhe 14 të vdekur në vetëm katër ditë? Maqedonia, si asnjëherë më parë, ka pësuar humbje të mëdha në çdo fushë…
Sot është dita e ambientit jetësor dhe ministri i ekologjisë Nuredini, bën apel për të mbrojtur mjedisin ku jetojmë. “Më vjen mirë që këtë vit bota e shënon 5 qershorin, ditën e mjedisit, në shenjë të natyrës. Vendi ynë është përplot me gjëra të rralla natyrore, ne kemi fatin që të jemi të pajisur me biodiversitet të pasur, por në të njëjtën kohë kemi një detyrim ta ruajmë atë. Ne vazhdimisht jemi duke punuar në ruajtjen e diversitetit dhe biodiversitetit në vend, dhe në të kaluarën kemi shënuar një numër arritjesh në këtë fushë. Mbetet që të vazhdojmë me përpjekje…
Për dy ditë 43 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Likovë. Dje dhe sot janë regjistruar 43 raste të reja me koronavirus në Komunën e Likovës, ka informuar përmes Facebookut kryetari Erkan Arifi. “Numri i personave pozitiv me virusin Covid-19, në komunën tonë është tepër shqetësues, pasi që vetëm gjatë 4 dhe 5 qershor 2020, është 43 dhe 1 person ka ndërruar jetë” ka shkruar Arifi në Facebook. Numri i rasteve të reja sipas fshatrave janë: 17 në Sllupçan, 11 në Mateç, 7 në Nikushtak, 6 në Likovë, 1 në Opajë dhe 1 në fshatin Vaksincë.
Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë dha rekomandim që të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, në hyrje në Bullgari të shkojnë në karantinë 14 ditore në karantinë. Ky vendim vjen si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve në Maqedoni gjatë javës së fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët që të realizojnë hyrje në shtet ose që duhet ta lëshojnë vendin gjatë karantinës 80 orëshe për disa qytete si dhe ndalesën për lëvizje në një pjesë të qyteteve, policia vendosi protokoll sipas të cilit do të duhet të veprojnë, informojnë nga MPB-ja. Lëvizjen qytetarët duhet ta paraqesin në numrin 192. “Qytetarët që do të hyjnë në shtet me test PCR të vlefshëm dhe negativ, do të mund të merren prej vendkalimeve kufitare, me çka personat që do t’i marrin paraprakisht do të duhet ta denoncojnë këtë në numrin e telefonit 192 ku do t’i lënë të dhënat e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 48 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 38 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 166 personave ndërsa 197 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar 7 shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. MPB njofton se gjatë 24 orëve të fundit…
Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që nga 2016-ta në Maqedoni më nuk vlen parimi “fituesi me fituesin” për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare. Tha se pas zgjedhjeve do të koalicionojë me partinë që do të ketë program më të mirë. “Me zgjedhjet e 2016-tës, parimi ‘fituesi me fituesin’ praktikisht më nuk ekziston dhe tani do të vlejë rregulli ‘programi me program’, kuptohet. Me çdo parti politike që është e gatshme të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në, do të ulemi, të flasim, të përcaktojmë programet, do të përpiqemi të bëjmë një…
Është rënduar bilanci i të infektuarve me Covid-19 në Strugë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, që kanë çuar numrin e përgjithshëm në 90, përfshirë 16 viktimat, ndërsa raste aktive momentalisht janë 18. Ndërkohë, nga komuna e Strugës kanë deklaruar se me rritjen e numrit të të infektuarve do të vazhdojë aksioni i larjes dhe dezinfektimit në institucione dhe objekte të tjera lokale. Ata gjithashtu iu kanë bërë thirrje qytetarëve por edhe bizneseve që të respektojnë dhe zbatojnë protokollet dhe të shtohet më shumë kujdesi, me qëllim që të kalohet plotësisht kjo situatë. Nga ana…
Nga gjithsej 12 pacientë të regjistruar nga Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë si të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, 10 janë nga Komuna e Likovës, dy janë nga Komuna e Kumanovës, informoi drejtori i Institutit shëndetësor Arif Latifi. Ai tha se edhe pacienti i ndjerë, 71 vjeç, është nga Komuna e Likovës. “Testet janë duke u kryer në mënyrë intensive, po merren strisho, ekipet mobile janë në terren. Deri më tani në rajonin e Likovës janë rreth 50 raste aktive nga gjithsej 114 raste të prekura. Pacientët e sëmurë janë nga klasterë të njohur. Për dallim nga…

