Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve është tejet shqetësuese për vendin! Kjo rritje dëshmon për neglizhencën dhe paaftësinë menaxhuese të qeverisë, e cila në vend se fajin ta kërkojë te vetja vazhdimisht fajëson qytetarët. Lojërat e VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së përbrenda qeverisë për kalkulime parazgjedhore po i paguajmë çdo ditë me viktima dhe të infektuar nga pandemia Covid 19. Në kohën kur vendi duhej të rikthehet në normalitet, ne po futemi në valën e dytë të pandemisë! Për gjendjen kaotike të shkaktuar, pasigurinë shëndetësore e ekonomike me të cilën rrezikohen qytetarët patjetër se duhet të ketë përgjegjësi! Aleanca…
Author: Hamdi Kumanova
Një grant prej 700.000 eurosh nga qeveria e Koresë së jugut do të mbështesë krijimin e kapaciteteve të Administratës doganore të vendit tonë veçanërisht në fushën e dërgesave të shpejta, zbulimin e flukseve financiare të paligjshme dhe analizën e rreziqeve në tregëtinë elektronike, kështu deklaron zëvendësministrja e financave Shiret Elezi pas diskutimeve që janë bërë me delegacionin e administratës doganore koreano-jugore. Mbështetja në fushën e tregëtisë elektronike ka një rëndësi të veçantë, e cila vazhdimisht rritet dhe zhvillohet në të gjithë botën, veçanërisht tani në kushtet e reja të krijuara nga kriza e shkaktuar nga Covid 19. Një qasje e…
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni në një intervistë për Al-Jazeera, ka folur në lidhje me coronavirusin dhe përhapjen e tij në vend. Filipçe thotë se vdekshmëria në Maqedoni nga Covid-19 nuk është më e larta në rajon dhe se është shmangur skenari i Italisë, përcjell Telgrafi Maqedoni. “Epidemia është nën kontroll, ndërsa disa herë kam thënë se mendojmë kështu. Kemi pasqyrë detale, si dhe vlerësim të rrezikut të valës së fundit. Gjithë puna bëhet në mënyrë profesionale dhe ndërtojmë sistem të shkëlqyer në bashkëpunim me punëtorët shëndetësor. Vdekshmëria është më e larta në rajon”. “Ne kemi mënyrën tonë autentike të…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 60, miratoi Protokollin për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës për parandalimin e bartjes së Covid-19 që vlen për të gjitha vendet e punës dhe për të gjitha personat në vendin e punës, siç janë punëdhënësit, udhëheqësit, punonjësit, kontraktuesit, klientët dhe vizitorët. Protokolli i përfshin masat që kanë të bëjnë me higjienën personale dhe pajisjet mbrojtëse, rekomandimet për higjienën respiratore dhe distancën fizike në vendet e punës, si dhe reduktimin e udhëtimeve në lidhje me punën, si dhe organizim të veçantë kur është e nevojshme të zbatohen. Protokolli…
“Numri i të prekurve dhe numri i viktimave janë të njejtë me ata të 22 prillit, vetëm se gjatë asaj periudhe ka pas orë policore dhe të gjithë ishim në shtëpi nga ora 16:00, ndërsa deri më tani të gjitha masat janë zbutur.” – tha mikrobiologu Nikolla Panovski. Për arsye se gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve është vazhdimisht në rritje në komunën e Butelit, Gazi Babës, Çairit dhe Sarajit, Panovski thotë se këto komuna duhet të vendosen në karantinë. “Nëse jo i gjithë shteti, ato komuna që kanë më së shumti të infektuar duhet të vendosen në…
Të nderuar qytetarë të komunës së Tearcës, duke patur parasysh situatën aktuale me virusin Covid-19 në teritorrin e komunës tonë dhe më gjërë, Shtabi Komunal i Krizës në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik do të angazhoj ekip mobil për testim të qytetarëve të cilët mbi baza vullnetare do të pranojnë të testohen nëse dyshojnë se mund të jenë të prekur me virus, shfaqin simptoma të tilla apo kan qenë në kontakt direkt apo indirekt me persona të prekur me virusi. Për hirë të intersit të përgjithshëm publik ju bëjmë thirje për bashkëpunim korekt, në veçanti ftojmë qytetarët e vendbanimeve…
Me ofertën e re për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, NEOTEL, ofron mundësi të shkëlqyer për tu pajisur me veglat e nevojshme të Microsoft dhe me internet optik cilësor dhe stabil që do të lehtësojnë punën e përditshme në kancelari. Me lidhjen e kontratës 2 vjeçare për ndonjë nga pakot optike për shfrytëzues afarist, krahas internetit cilësor simetrik, qendrës virtuale telefonike, shfrytëzuesit e rinj fitojnë edhe 6 muaj pako të përfshirë falas të veglave bazë të Microsoft – Microsoft 365 Business Basic. Kjo është një mundësi e shkëlqyer, që krahas performancave të shkëlqyera, shfrytëzuesit të fitojnë edhe qasje në…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) shprehin shqetësimin e tyre për situatën e televizioneve lokale dhe rajonale të cilët paralajmëruan se do të protestojnë duke ndërprerë pjesërisht programin e tyre. Ky vendim i televizioneve lokale dhe rajonale vjen pasi Qeveria e RMV-së më 30 maj 2020, miratoi një dekret me fuqi ligjore, sipas të cilit mjetet nga Fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballimin e krizës së shkaktuar nga KOVID-19 do të përdoren për të mbështetur vetëm disa media të caktuara. Me këtë dekret, Qeveria do t’ua mbulojë koston vjetore…
OBSH ka kategorizuar qytetet më të rrezikuara në Maqedoninë e Veriut si pasojë e virusit Korona. Të ndarë në faza sipas shkallës së rrezikut, Shkupi si kryqytet gjendet në fazën e katër që nënkupton përhapje e gjerë. Në fazë të njëjtë ndodhet edhe Tetova, por sipas konstatimeve përhapja është lokalizuar. Lidhur me gjendjen në Shtip, qytet ky në të cilin ditëve të fundit numri i të infektuarve është shumë lartë dhe sipas ekspertëve epidemiologjik është shndërruar në vatër të virusit, shpërndarja është në fazën e tretë kritike por është kontrolluar dhe lokalizuar. Qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut ndodhen në…
Sot nga ora 10:30, pa ujë janë shfrytëzuesit nga rruga “Xhon Kenedi” dhe me presion të zvogëluar shfrytëzuesit në rrugën “Samoillova” në Komunën e Çairit. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhimin me kriza – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit rrugor të rrjetit ujësjellës f 400m.m. në rrugën “Xhon Kenedi” nr. 2. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa të rregullohen defektet.
Sinodi i shenjtë i Ipeshkvisë (SSHI) i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-AO), në vigjilje festës së Ditës së shpirtrave, u bën thirrje besimtarëve, që kur t’i vizitojnë varret e të afërmve të tyre t’i respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore. “Rekomandojmë që varret të vizitohen vetëm nga më të afërmit, që kujtimi të shprehet përmes një akti lutjeje të kryer nga një klerik dhe në të njëjtën kohë apelojmë që të mbahen pajisjet e nevojshme mbrojtëse, duke iu përmbajtur udhëzimeve tashmë të dhëna”, thuhet në komunikatën e KOM-AO.
Fondi për Sigurim Shëndetësor bëri të ditur se për shkak të një problemi teknik të rrymës, gjegjësisht mosfunksionimit të një kabllo elektrike sot të siguruarit, mjekët amë dhe farmacistët ishin përballur me vështirësi dhe kishin problem gjatë dhënies së ilaçeve me recetë në kuadër të Fondit. Problemi, siç theksuan nga Fondi, është tejkaluar dhe sistemi funksionon normal. Nga Fondi u kërkojnë falje të siguruarve për vështirësitë me të cilat ishin përballur sot.

