Author: Hamdi Kumanova

Nuk ka rezultuar asnjë pozitiv me koronavirus nga punonjësit në kopshtet për fëmijë në Prilep, Krivogashtan, Krushevë dhe Makedonski Brod, njofton Qendra për shëndet publik në Prilep. Të gjithë 242 punonjësit janë negativë. Këto janë rezultatet nga skriningu i punonjësve në kopshtet për fëmijë, që u testuan më 28 maj dhe 29 maj. Sipas komunave, 192 punonjës janë në Prilep, pesë punonjës në Krivogashtan, 21 punonjës në Krushevë dhe 24 punonjës në Makedonski Brod. Sot në Prilep nuk është regjistruar asnjë i infektuar ri nga koronavirusi, dhe as nuk është regjistruar ndonjë rast shërimi. Aktualisht, ka 30 raste aktive në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, është infektuar me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook. Ai apelon për kujdes dhe respektim të masave. “Të nderuar qytetarë, Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar POZITIV. Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve! Bashkë do të ia dalim!”, ka shkruar Ganiu. Ndryshe, ditëve të fundit në komunën që ai e drejton ka…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja e konsideron papërgjegjësi faktin që LSDM-ja kërkon zgjedhje të shpejta, kurse LSDM-ja e konsideron papërgjegjësi faktin që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron zgjedhje. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm për kompromis dhe bisedime, megjithatë, ata të mbahen pas tejkalimit të rrezikut me virusin. Nëse LSDM-ja dhe BDI-ja do shkojnë në zgjedhje kur ne numërojmë dhjetëra të sëmurë dhe 5,6,7 njerëz që e humbin jetën brenda ditës atëherë, ju lumtë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë për vendimin e tyre. Shtyrja e qytetarëve drejt një periudhe të tillë parazgjedhore për mua si njeri dhe politikanë i përgjegjshëm…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian sot e prezantoi projekt-buxhetin 2021-2027 në fushën e politikës së jashtme dhe zgjerimit. Për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë parashikohen 14.5 miliardë euro, propozim që duhet të pranohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Instrumenti i ri parainkuadrues (IPA 3), i cili mbulon ndihmën financiare për vendet të cilat kanë perspektivë për anëtarësimin në BE, për periudhën 2021-2027 duhet të arrijë gjithsej 14.5 miliardë euro nëse propozimi i Komisionit Evropian pranohet nga vendet anëtare dhe eurodeputetët. Kjo paraqet “rritje të konsiderueshme” sipas Komisionit Evropian krahasuar me buxhetin paraprak shtatëvjeçar për…

Lexo më Shumë

Korniza e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jet gati gjatë ditëve në vazhdim dhe pritet të gjendet para Këshillit të BE-së gjatë javës së ardhëshme, thotë Eurokomisionerit për zgjerim Oliver Varheji. Sipas zyrtarëve të BE i gjithë pakoja e zgjërimit duhet të ndodhë gjatë vjeshtës. “Korniza negociuese midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut , përmban parimet mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat midis dy palëve dhe pasi të jetë gati, ai duhet të miratohet nga vendet anëtare të Unionit. Pas miratimit të saj, sipas njoftimeve, duhet të mbahet seanca e parë ndërqeveritare,…

Lexo më Shumë

Deri në datën 5, përkatësisht deri më 7 qershor, zgjat aplikimi për mbështetje financiare të pagës për muajin maj të vitit 2020, për subvencionim të 50 për qind të kontributeve dhe për mbështetje financiare të kryerësve të pavarur të veprimtarisë. “Prej dje deri në datën 7 të këtij muaji punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesë për mbështetje financiare për pagesë të pagës për muajin maj 2020, ndërsa deri më 5 qershor për subvencionim 50 për qind kontribute nga sigurimi i obliguar social dhe Kërkesë për mbështetje financiare të kryerësve të pavarur të veprimtarisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Në muajin që kaloi…

Lexo më Shumë

Pikë së pari, si çdo qytetar i vendit tonë ndjehemi të indinjuar nga pakujdesia e personave të etur për pushtet, të cilët jo vetëm se kanë shkelur ligjin dhe kanë filluar fushatën para kohës, por edhe kanë rrezikuar shëndetin e qindra qytetarëve! Kjo sjellje e papërgjegjshme e përfaqësuesve të koalicionit “Можеме” nuk guxon të kalojë në heshtje dhe pa ndëshkimin e merituar. Derisa qytetarët respektojnë masat për mbrojtje nga virusi, i njëjti fatkeqësisht po u servohet nga ky koalicion si rezultat i papërgjegjshmërisë te tyre. E duke marrë parasysh se partia më e madhe e këtij koalicioni është në qeveri,…

Lexo më Shumë

Ne nuk duhet të improvizojmë kur është në pyetje Kovid-19, por t’u përmbahemi rekomandimeve dhe kërkesave të Komisionit për sëmundje infektive, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Shtabi i Krizës po shqyrton ndonjë masë, nëse vije deri tek gjendja për ta rikthyer Shkupin në karantinë, ai informoi se po punohen të gjitha skenarët e nevojshëm. Institucionalisht, thotë ai, shpreson të vendoset kontroll. “E vetmja mënyrë për të mbrojtur veten tonë është të respektojmë rekomandimet, përfshirë vetmbrojtjen, në drejtim të bartjes së pajisjeve mbrojtëse. Ne duhet të mësojmë të jetojmë…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i të folurit të gjuhës amë për fëmijët me probleme oratorike nuk duhet të ngecë as në kushtet kur direktivat janë penguar, në kohë pandemi. Ata kanë nevojë për trajtime specifike. Kanë nevojë për rregullim specifik të artikulimit, në të cilin fëmija shqipton keq fjalët ose nuk është në gjendje të artikulojë tingujt e caktuar, të cilët duhet të ishin prezent në moshën e tij. Sipas organizatave që merren me trajtimin e këtyre fëmijëve, çrregullimi i gjuhës ose të frazave, kërkon vëmendje të madhe nga nga ana e prindërve, e cila duhet të trajtohet me logopedë, defektologë etj, shkruan…

Lexo më Shumë

Në fund të prillit tre gazetarë – Natasha Stojanovska, Dushica Mrgja dhe Goran Tërpenoski, viktima të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit 2017, kanë ngritur padi private kundër shtetit për shkeljen e të drejtës për lirinë e shprehjes dhe kërkuan kompensim të dëmit jomaterial, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk. Padia është ngritur në shenjë të pakënaqësisë prej Prokurorisë publike themelore në Shkup, e cila edhe pas tre vitesh prej kur gazetarët kanë bërë deklarata para prokurorit, nuk është ngritur asnjë kallëzim penal kundër dhunuesve të Nismës qytetare “Për Maqedoninë e përbashkët”, të cilët ditën kritike kanë…

Lexo më Shumë

Dje (1-qershor) në ora 22.00, 31-vjeçarja nga Tetova në SPB Tetovë ka denoncuar se, rreth orës 19 e 35 minuta, në banesë në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë, ku e njëjta ka qenë e ftuar që të shkoj, 52-vjeçari Sh.D. nga Tetova, së pari e ka puthur dhe më pas ka filluar ta prek në pjesët intime ku edhe ka tentuar që ta detyroj të njëjtën të kryejnë mardhënje pa dëshirën e saj. Personi i denoncuar, pas një kohe të shkurtë është privuar nga liria, dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Masa plotësuese për higjienë shëndetësore për shkak të Kovid-19 zbatohen në të gjitha hapësirat, si dhe pjesa e jashtme e kampusit të Universitetit të Tetovës veçanërisht në këtë periudhë kur mbahen sesionet e provimeve në qershor dhe korrik, informojnë nga Institucioni i arsimit të lartë në Tetovë. Prej atje potencojnë se me kujdes për higjienën personale dhe kolektive do të minimizohen pasojat e pandemisë globale. Universiteti i Tetovës: Me higjienë personale dhe kolektive të minimizohen pasojat nga Kovid-19 “Të punësuarit e personelit teknik vazhduan me dezinfektim të rregullt të fakultetit, kabinetet e profesorëve, zyrat administrative, terrenet sportive, si dhe të…

Lexo më Shumë