Një grup aktivistësh vendosi posterë nëpër Tetovë me qëllim që ta alarmojë opinionin për shkak të individëve të pandërgjegjshëm të cilët me lënien e helmeve për qentë endacakë, rrezikojnë edhe jetët e fëmijëve si dhe njerëzve të tjerë.
Shkas për këtë aksion të tyrin është helmimi i qenve endacakë para disa kohe në parkun e Tetovës. Në posterë shkruhet “Sot qeni, nesër fëmija”, “Stop për helmet, vrasës, jeni parë”, “Vendosja e helmeve është vepër penale”, si dhe fotografi për rrezikun.
Nga grupi i njerëzve, dashamirë të kafshëve, thonë se kanë njohuri për individët të cilët i kanë helmuar qentë, të cilët do t’iu tregohen institucioneve nëse sigurohen dëshmi. Në drejtim të përmirësimit të gjendjeve, ata po tentojnë së bashku me ndërmarrjen e cila mori tender nga komuna me obligimin që t’i sterilizojë qentë endacakë, në atë mënyrë ta ulin agresivitetin e qenve meshkuj, si dhe të ulet numri i kafshëve endacake.


