Karoline Molloi
Në vend që të “tregonjë dashuri” ndaj punonjësve të sektorit publik, borxhi i paguar i Boris Xhonsonit mezi po u paguhet
Gjatë fushatës së udhëheqjes të Boris Xhonsonit verën e kaluar, sekretari i shëndetësisë Met Hankok tha që Xhonsoni do të “shfaqë pak dashuri” për punonjësit e sektorit publik duke i rritur pagat në mënyrë të përshtatshme.
Çuditërisht, dashuria e Xhonsonit rezulton të jetë më shumë fjalë sesa vepër – diçka për shfaqje që pret titujt adhurues në këmbim të sigurimit të nevojave minimale.
Në fund të fundit, shpërblimi i madh i disa prej ”heronjve” të virusit korona nuk është me të vërtetë edhe aq madhështor, madje edhe në një afat të shkurtër. Gjithçka çka qeveria njoftoi të martën është se do t’i dëgjojë organet e pavarura të “rishikim të pagave” të cilët vendosin se cila është një rritje e arsyeshme e pagave, për disa punonjës të sektorit publik në Angli. Nuk ka asnjë shpërblim të ri ose shpërblim të veçantë për mësuesit, këshilltarët e spitalit dhe oficerët e policisë të cilët sakrifikuan jetën e tyre për ta mbajtur vendin në qarkullim.
Është pak a shumë si dikush i cili “po ju shfaq dashuri” duke pastruar enët herë pas here dhe duke qëndruar herë pas here besnik. Fillim i mirë, por duhet të shpresoni për edhe më shumë. Sidomos pasi sapo të keni shpëtuar jetën e tyre. Dhe posaçërisht pasi që ju kanë trajtuar mjerisht për gati se një dekadë, me pagat e punonjësve të sektorit publik të ngrira për dy vjet deri në 2013, pastaj të kapur me 1% “rritje” (tepër nën inflacion) për pesë vite të tjera. Sipas sindikatës së sektorit publik Unison, efekti i kombinuar i këtyre shkurtimeve në kushte reale kishte për qëllim që deri në vitin 2018 një punëtor me pagën mesatare të sektorit publik kishte gati 7,000 £ më pak fuqi blerëse në vit sesa në vitin 2009. Planprogrami i ri nuk do t’i rikthejë pagat reale të sektorit publik në nivelet e para-përplasjes, pajtohen ekonomistët. Dhe nuk u ofron asgjë shumicës së punëtorë kryesorë, përfshirë punëtorët e pushtetit vendor dhe stafin e qendrave të punës. Pastaj ekzistojnë punonjësit e kujdesit shoqëror, në mëshirë të fatit në sektorin privat, të cilët do të qëndrojnë të mbështetur në asgjë më tepër sesa mbrojtja minimale e pagës kombëtare, e ka bërë të qartë ministri për krimin dhe policinë, Kit Malthouse.
Nuk ka ndonjë rritje të pagave pas Kovid-19 as për mjekët, mjekë e rinj, infermierët, stafin ndihmës të spitalit e as për shumë profesionistë të tjerë të SHSHK-së. Këto grupe janë të përjashtuara sepse shumica e stafit të SHSHK-së janë tashmë të lidhur me një marrëveshje duke u dhënë atyre një rritje prej 6.5% për tre vjet (mjekët i nënshtrohen marrëveshjeve të ndryshme). Qeveria flet për këtë gjë, duke na thënë se në bazë të marrëveshjes ekzistuese të SHSHK-së “infermierët të cilët janë akoma duke u ngritur në strukturat e tyre të pagave do të marrin një ngritje mesatare prej 4.4%”. Por shumë infermierë me përvojë nuk gjenden në këtë situatë dhe përkundrazi kanë ngecur në krye të grupit të tyre të pagave për vite me radhë, duke parë rënien e pagave në kushte reale. Në të vërtetë, marrëveshja e SHSHK-së e cila u përdor për të justifikuar përjashtimet e fundit ishte në vetvete e humbur siç ndodhi në vitin 2018. Kishte një protestë nga infermierët, kur, pas premtimeve të vendosura që çdo infermiere do të merrte të paktën një ngritje prej 3% në vitin e parë, një hetim i “openDemokracy” zbuloi se shumica, veçanërisht ata më me përvojë, nuk po merrnin asnjë lloj ngritjeje. Siç theksojnë “Infermierët e Bashkuar” në Mbretërinë e Bashkuar, realiteti është se infermierët, ashtu si punonjësit e tjerë të sektorit publik, janë në fuqi 20% pas aty ku ishin 10 vjet më parë.
Ndërsa rritja e pagës për mësuesit dhe infermierët e rinj ndihmon punëtorët e rinj dhe përmbush premtimet e manifestit qeveritar për rekrutim, bën pak për të mbajtur profesionistë me përvojë dhe shumë të trajnuar. Një numër i madh tronditës i mësuesve dhe infermierëve tashmë po braktisin profesionet, pasi që po kuptojnë se përkushtimi i tyre po merret si i mirëqenë.
Një masë e vogël e rritjes së pagave bëri lehtësime të shpejta në disa vende, natyrisht, duke pasur parasysh që në maj ekipi i Thesarit të Rishi Sunakut gjurmoi perspektivën e një sektori tjetër publik me paga të ngrira për të paguar harxhimet e virusit korona. Edhe këtu, për të sinjalizuar mjerimin përpara për punonjësit e dëshpëruar të sektorit publik, pavarësisht nëse është materializuar, dukej padrejtësisht pandjeshmëri.
Megjithatë, nuk ka mjaft para të reja për të paguar për të gjitha ngritjet kryesore. Paratë duhet të vijnë nga buxhetet ekzistuese, konfirmoi Thesari. Ka ca para të reja. Disa nga këto ngritje – siç janë ato për mësuesit – në të vërtetë janë ditur me muaj të tërë, dhe disa buxhet tashmë janë ndarë. Por nuk është e mjaftueshme – për shembull, një në katër shkolla po merr më pak se gjysmën e fondeve shtesë që do të duhet të paguajnë për rritjen e pagave, raportoi “Times Educational Supplement” në janar, me shumë paralajmërim se do të duhet të shkurtojnë asistentët apo edhe orët e shkollës si rezultat.
Por parregullsia më e madhe është se e gjitha kjo është afatshkurtër. Njoftimi përfundoi me paralajmërimin e mëposhtëm: “Virusi korona ka një ndikim shumë domethënës në ekonomi, tregun e punës dhe pozicionin fiskal kurse qeveria do të duhet të vazhdojë të marrë parasysh pajtimin e çmimeve të sektorit publik të ardhshëm”.
Pak pas të gjitha titujve të ndritshëm të pagave të sektorit publik, Thesari nisi rishikimin gjithëpërfshirës të shpenzimeve të vjeshtës. Këtu paralajmëroi se “ne duhet të ushtrojmë kufizime në shpërblimet e sektorit publik në të ardhmen” për të siguruar “drejtësi” dhe “barazi” me sektorin privat, aty Thesari me lehtësi thekson, që pagat kanë rënë 1.2% në vit deri në maj të vitit 2020.
Mes gjithë këtyre shfaqjeve të dukshme të dashurisë, festimet e dasmave dhe duartrokitjet janë errësuar disi nga avokatët të cilët sillen vërdallë prapa recepcionit, duke tundur marrëveshjet e tyre. Por çfarë prisni nga Xhonsoni, një angazhim afatgjatë?
Karoline Molloi është një gazetare e specializuar në politikë, shëndetësi dhe politikë sociale, dhe redaktore e “openDemocracy UK”, një platformë e pavarur për media.
The Guardian, 22.07.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/26.07.2020