Tani kur kaluan zgjedhjet, virusi po merr hov, njerëzit po vuajnë, mjekët dhe infermieret po vdesin në punë, kurse masa nuk ka. Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është askund, nuk ka ndryshime në luftën kundër epidemisë. Në këtë mënyrë kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE-ja rreth përballjes së autoriteteve të vendit me pandeminë e COVID-19.
“Zgjedhjet prodhuan klasterë të rinj. Funksionarëv partiak që u deklaruan si mbrojtës të masave, për momentin, por edhe në periudhën e kaluar nuk I respketuan të njëjtat. Në vend se të jenë pjesë e zgjidhjes u bënë pjesë e problemit”
Megjithatë, nga LSDM-ja thonë se politika e VMRO-DPMNE-së është një cështje që tashmë opinioni e ka të qartë se ndryshe flasin e ndryshe veprojnë.
“Qytetarët shumë mirë e dijnë se kush punon për të mbrojtur shëndetin publik, e kush është duke e cënuar. VMRO-DPMNE-ja flet për mosrespektim të msave, kurse pikërisht kjo parti dhe Mickoski ishin ata që shkelnin masat e mbrojtjes nga koronavirusi” – thuhet në reagimin e socialdemokratëve ku theksohet se një konferencë shtypi përplot me fakte të rrejshme dhe manipulime nuk mund ti mbulojë faktet.



