Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri tek Gjykata Themelore -Tetovë ka propozuar urdhër dënim kundër 11 personave për mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që personave në fjalë t’ju shqiptohet dënim prej nga 2 mijë euro. Të akuzuarit më datë 26.05.2020 nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së lirë dhe gjatë orës policore janë hasur duke lëvizur nëpër lokacione të ndryshme nëpër Tetovë.

Lexo më Shumë

Rritja e numrit të të infektuarve me KOVID-19 në Shkup ka shkaktuar sërish sjelljen e masave restriktive për shfuqizimin e shfrytëzimit falas të transportit publik për personat e moshuar, njofton Portalb.mk. Prej nesër (2 qershor) gratë mbi 62-vjet dhe burrat mbi 64-vjet nuk do të munden që falas ta përdorin transportin publik në linjat e qytetit dhe jashtë qytetit në Shkup të martën, premten, shtunën dhe dielën. “NTP apelon për shfrytëzim racional të transportit dhe obligativisht të mbahet maskë mbrojtëse në pajtueshmëri me masat për mbrojtje nga KOVID-19”, thuhet në kumtesën e NTP – Shkup Transporti publik falas për pensionistët…

Lexo më Shumë

Komuna e Dibrës iu bëri thirrje qytetarëve që edhe më tutje të jenë shembullorë në respektimin e rekomandimeve për mbrojtje dhe rregullave gjatë qëndrimit në kafene, restorante dhe objekte të tjera. Kjo siç bëhet e ditur në thirrjen për shkak të numrave të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vendin tonë, të cilat janë dëshpëruese, por edhe dukuria e mosrespektimit të rekomandimeve të një pjese të qytetarëve. “Iu bëjmë thirrje qytetarëve të komunës Dibër që rreptësisht t’i respektojnë rregullat kur lëvizin përgjatë qytetit dhe qëndrimit të tyre në kafene dhe restorante. Në komunën tonë më 8 dhe 9 qershor…

Lexo më Shumë

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski sot ka hedhur poshtë akuzat që në adresë të tij ishin drejtuar nga ana e ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev i cili përgjegjësinë për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga epidemia me çka ndodhi rritje dramatike e të infektuarve të rinj e drejtoi gishtin kah njeriu i parë i BSP-së. Tasevski në deklaratën për NOVA ka kërkuar që policia të jetë e lirë nga interesi i politikës partiake. “Unë jam profesionist i cili tërë karrierën e tij e ka ndërtuar në MPB, hap pas hapi, pa njolla dhe hije. Prandaj me të…

Lexo më Shumë

Këtë vit regjistrimi i i nxënësve në klasë të parë nuk do të jetë sikur herave tjera. Përveç dokumenteve për regjistrim, prindërit duhet të përkujdesen që fëmijët e tyre por edhe ata vetë të posedojnë mjete mbrojtëse kundër koronavirusit. Pra pa maska dhe doreza nuk do të lejohen të hyjnë në objekte shkollore. Në SHF “25 Maji” në Hasanbeg për vitin shkollor 2020/2021 do të pranohen 215 nxënës. Drejtori i kësaj shkolle tha se prindërit i ka ndarë në disa grupe që mos të grumbullohen të gjithë për një ditë për regjistrim. “Kemi caktuar orarin, ditën, orën saktësisht se cilën…

Lexo më Shumë

Pandemia globale tashmë ka prekur edhe Kërçovën ku janë regjistruar dy të infektuarit e parë me Kovid 19. Drejtori i spitalit të përgjithshëm Stanko Tërpeski, thotë se gjendja e tyre shëndetsore është stabile, por tanimë edhe mundësia e përhapjes së ndonjë vatre të virusit korona në këto hapësira është e madhe. Nga testimet e fundit të realizuara në Punktin e Institutit për Shëndet publik, dy banorë të Kërçovës kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19, thotë për programin tonë, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Stanko Tërpeski. “Për momentin situata me virusin korona në Kërçovë është stabile. Aktualisht kemi dy raste pozitive…

Lexo më Shumë

Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit javën e ardhshme pritet të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re, në krye të së cilët do të jetë Avdullah Hoti. Media ka siguruar emrat e kabinetit të ri qeveritar, gjë e cila pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot ka thënë se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e kryesisë. Emrat e Qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta: Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër Hykmete Bajrami (Ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp informoi se në seancën e fundit të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së ekonomisë, u miratua dekreti me fuqi ligjore, i cili parashikon lëshimin e kuponëve për turizëm për punonjësit me të ardhura të ulëta për të inkurajuar turizmin vendas gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Siç informoi ministri, lëshimi i kuponëve për turizmin vendas është një masë që u parashikua në pakon e tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, e cila u publikua dy javë më parë, dhe qëllimi kryesor i kësaj mase është inkurajimi i konsumit…

Lexo më Shumë

“Personi që është prekur me COVID-19, shqiptar, roje në Ndërmarrjen tonë është nga Saraji, ka qenë në darkë iftari, andaj mendojmë se ashtu është infektuar”. Kjo deklaratë ku citohet drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizimi”, e ku theksohet përkatësia etnike, ka ofenduar familjarët e punëtorit të prekur me COVID-19. “Ne si familjar e shohim ofenduese, punëtorët të cilësohen në baza etnike, për mua nuk mendoj se është në rregull. Nuk e di ndoshta mund të jetë deklaratë e ngutur, por edhe ndoshta është e qëllimshme, nuk mund të paragjykoj”, deklaroi Enver Ademi, djali i punëtorit të infektuar. Drejtori i “Ujësjellës…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Ihor Janushev para disa ditëve mori pjesë në një emisionin bashkërisht me Muhamed Zekrin. Janushev thotëse se momentalisht ndjehet mirë dhe se po i pret rezultatet e testimit. “Po i pres rezultatet dhe do t’i ndërmarr të gjitha masat që i rekomandojnë autoritetet shëndetësore. Ju bëj apel të mos përçmohet gjendje me virusit, as të relativzohet”, shkroi Janushev në ‘Facebook.

Lexo më Shumë

Shkolla Fillore ” Bajram Shabani” në Kondovë tashmë ka ndryshur të gjithë pamjen e saj. Është rregulluar çatija e re e saj , janë rekonstruar banjot dhe dyshemeja e shkollës e së fundmi janë ndëruar edhe dritaret me çka kjo shkollë fillore u shëndrua si një nga shkollat më të bukura në Komunën e Sarajit dhe jo vetëm . Pas shumë projekteve të suksesshme , udhëheqsija e shkollës “Bajram Shabani” në Kondovë ka përgaditur edhe besafinë më të këndshme për fëmijët e ajo është ndërtimi i stadiumit prapa objektit të shkollës , njofton derveni.info. Ky projekt është fituar nga fondet…

Lexo më Shumë

Konferencë për shtyp e përfaqësueses së BDI-së, Rina Purini, e cila ka zbardhur detajet e mbështetjes qeveritare për nxënësit dhe studentët si pjesë e paketës qeveritare. Krijimi i sa më shumë mundësive të mira për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut është përcaktim strategjik i Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbështetja për këtë kategori të qytetarëve është pjesë obliguese (integrale) e të gjitha politikave dhe fushëveprimit tonë si subjekt politik. Kjo mbështetje sidomos është shprehur tani në këtë periudhë krize të pandemisë, kur përmes një sërë masash jemi duke u përpjekur t’u ndihmojmë atyre që të përshtaten me realitetin e ri,…

Lexo më Shumë