Me 24.07.2020 në ora 15.00 në fshatin Markova Sushica, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “folksvagen pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga R.M.(56) nga Shkupi dhe veturës së tipit “dacia daster” me targa nacionale italiane, e drejtuar nga I.Z.(26) nga fshati Crn Vrv, Shkup, transmeton Almakos.
Në aksident, shoferi R.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.



