Pandemia globale tashmë ka prekur edhe Kërçovën ku janë regjistruar dy të infektuarit e parë me Kovid 19. Drejtori i spitalit të përgjithshëm Stanko Tërpeski, thotë se gjendja e tyre shëndetsore është stabile, por tanimë edhe mundësia e përhapjes së ndonjë vatre të virusit korona në këto hapësira është e madhe. Nga testimet e fundit të realizuara në Punktin e Institutit për Shëndet publik, dy banorë të Kërçovës kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19, thotë për programin tonë, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Stanko Tërpeski. “Për momentin situata me virusin korona në Kërçovë është stabile. Aktualisht kemi dy raste pozitive…
Author: Hamdi Kumanova
Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit javën e ardhshme pritet të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re, në krye të së cilët do të jetë Avdullah Hoti. Media ka siguruar emrat e kabinetit të ri qeveritar, gjë e cila pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot ka thënë se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e kryesisë. Emrat e Qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta: Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër Hykmete Bajrami (Ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp informoi se në seancën e fundit të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së ekonomisë, u miratua dekreti me fuqi ligjore, i cili parashikon lëshimin e kuponëve për turizëm për punonjësit me të ardhura të ulëta për të inkurajuar turizmin vendas gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Siç informoi ministri, lëshimi i kuponëve për turizmin vendas është një masë që u parashikua në pakon e tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, e cila u publikua dy javë më parë, dhe qëllimi kryesor i kësaj mase është inkurajimi i konsumit…
“Personi që është prekur me COVID-19, shqiptar, roje në Ndërmarrjen tonë është nga Saraji, ka qenë në darkë iftari, andaj mendojmë se ashtu është infektuar”. Kjo deklaratë ku citohet drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizimi”, e ku theksohet përkatësia etnike, ka ofenduar familjarët e punëtorit të prekur me COVID-19. “Ne si familjar e shohim ofenduese, punëtorët të cilësohen në baza etnike, për mua nuk mendoj se është në rregull. Nuk e di ndoshta mund të jetë deklaratë e ngutur, por edhe ndoshta është e qëllimshme, nuk mund të paragjykoj”, deklaroi Enver Ademi, djali i punëtorit të infektuar. Drejtori i “Ujësjellës…
Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Ihor Janushev para disa ditëve mori pjesë në një emisionin bashkërisht me Muhamed Zekrin. Janushev thotëse se momentalisht ndjehet mirë dhe se po i pret rezultatet e testimit. “Po i pres rezultatet dhe do t’i ndërmarr të gjitha masat që i rekomandojnë autoritetet shëndetësore. Ju bëj apel të mos përçmohet gjendje me virusit, as të relativzohet”, shkroi Janushev në ‘Facebook.
Shkolla Fillore ” Bajram Shabani” në Kondovë tashmë ka ndryshur të gjithë pamjen e saj. Është rregulluar çatija e re e saj , janë rekonstruar banjot dhe dyshemeja e shkollës e së fundmi janë ndëruar edhe dritaret me çka kjo shkollë fillore u shëndrua si një nga shkollat më të bukura në Komunën e Sarajit dhe jo vetëm . Pas shumë projekteve të suksesshme , udhëheqsija e shkollës “Bajram Shabani” në Kondovë ka përgaditur edhe besafinë më të këndshme për fëmijët e ajo është ndërtimi i stadiumit prapa objektit të shkollës , njofton derveni.info. Ky projekt është fituar nga fondet…
Konferencë për shtyp e përfaqësueses së BDI-së, Rina Purini, e cila ka zbardhur detajet e mbështetjes qeveritare për nxënësit dhe studentët si pjesë e paketës qeveritare. Krijimi i sa më shumë mundësive të mira për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut është përcaktim strategjik i Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbështetja për këtë kategori të qytetarëve është pjesë obliguese (integrale) e të gjitha politikave dhe fushëveprimit tonë si subjekt politik. Kjo mbështetje sidomos është shprehur tani në këtë periudhë krize të pandemisë, kur përmes një sërë masash jemi duke u përpjekur t’u ndihmojmë atyre që të përshtaten me realitetin e ri,…
Tre javë pas liturgjisë së Ditës së Shën Gjergjit në Strugë, në të cilën morën pjesë qindra qytetarë në kohën e përhapjes së pandemisë COVID 19, as policia dhe as Prokuroria Publike, nuk tregojnë se kush është fajtor për atë që ndodhi më 11 maj. Nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë për Alsat thonë se po punohet për zbardhjen e rastit. Deri tek ta kanë arritur një pjesë e dokumenteve dhe të dhënave të nevojshme nga Ministria e Brendshme. “Pas udhëzimeve të dhëna nga Prokuroria Publike po ndërmerren veprime dhe pritet që të arrijnë të gjitha të dhënat e nevojshme,…
Shteti duhet t’i zbatojë ligjet për kontroll efikas mbi financimin e partive politike sepse u ka dhënë atyre 4.5 milion euro për fushatën zgjedhore, thotë kryetarja e Transparencës Internacionale, Slagjana Taseva. Komisioni Kundër Korrupsionit ka mundësinë ta monitorojë financimin e tyre sepse me ligji ka qasje në llogaritë e partive. Ajo thekson se për momentin po keqpërdoret Qeveria e Përzhinos sepse përmes saj, të gjitha partitë po promovojnë programet e tyre politike. Ata janë atje për të siguruar interesat qytetare e jo partiake, thotë Taseva. Tani përdorin resurse shtetërore për të promovuar aktivitetet e tyre. Aktivitetet e fushatës do të…
Të marrin në spital, të thonë përshëndetu me bashkëshorten, do të dëgjohesh ndoshta pas ndonjë ore, këto janë kujtimet e para të Borçe Dvojakovskit, maqedonas i cili tani për tani jeton në Belgjikë, dhe i cili dy muaj më parë u infektua me Kovid-19, për golgotën e tij tridhjetëditore nëpër spitalet e Brukselit. – Është joreale në atë moment, nuk e di se çfarë po të ndodh, shprehet Borçe përmes buzëqeshjes të ëmbël-të hidhur, i ulur me bashkëshorten Natashën në tarracën e tij, në një ditë të bukur me diell, me një filxhan të kafesë dhe me ëmbëlsirë shtëpie. Më…
Si shoqëri dhe si individë përgjegjës, nuk duhet të lejojmë që shteti të vazhdojë të funksionojë me Qeveri teknike, me shanse të shumta për veto dhe pa Parlament. Kuvendi dhe Qeveria duhet të jenë në kapacitet të plotë teknik dhe politik, me qëllim të zbatimit me sukses të masave në luftën kundër pandemisë dhe Kovid-19, si dhe të gjitha pasojat nga ai, theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në një konferencë për shtyp në Manastir. Si bartëse e listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 5 dhe e shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Shekerinska theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen…
Vetëm policia ka të drejtë të identifikojë, për shkak të së cilës të enjten është dërguar një letër deri te Komisioni për Sëmundje Infektive, për të shqyrtuar edhe një herë këtë kusht që u është imponuar hotelierëve, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç tha Bekteshi në konferencën për shtyp, kur të mbërrijë përgjigja e Komisionit, do të dihet nëse ekziston mundësia e një ndryshimi në këtë pikë të protokollit për funksionimin e restoranteve dhe kafeneve. “Javën e kaluar, të enjten, i dërgova një letër Komisionit për të rishikuar vendimet e protokolleve, në veçanti pikat tetë dhe nëntë që…

