Author: Hamdi Kumanova

Sikurse të gjitha linjat tjera ajrore, edhe ato që na lidhin me Ballkanin, ka mbi dy muaj që janë bllokuar. Po kjo vlen sigurisht, edhe për linjat nga Cyrihu në Kosovë dhe Maqedoni, vende prej nga vijnë shumica e madhe e mërgimtarëve shqiptarë me qëndrim në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Kjo bllokadë, së paku sa i përket linjave me Maqedoninë, do të përfundojë së shpejti. Siç bën të ditur për albinfo.ch kompania “Air Prishtina”, duke filluar nga 15 qershori do të fillojnë fluturimet për në Shkup dhe Ohër “Më në fund erdhi koha që ne t’i shijojmë ditët e pushimit në…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “realiteti i rremë i Zaevit sjell rezultate të zeza. Për një ditë kemi 35 raste të reja dhe për fat të keq 5 vdekje”. Nga opozita maqedonase thonë se ministri Filipçe bashkërisht me LSDM-në dhe Komisionin për Sëmundje Infektive në këto numra të keq po interesohen vetëm se si të organizojnë zgjedhjet. “Përderisa ata punon me urdhër të Zaevit se si ta shpëtojnë nga disfata, numri i të infektuarve dhe të vdekurve rritet. Në 4 ditët e fundit kemi 150 raste të reja dhe 15 të vdekur”, shprehen nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, i…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, përmes një statusi në llogarinë e tij në Tuiter ka falënderuar në gjuhën shqipe ushtruesin e detyrës Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakajn, për riatdhesimin e 53 shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Siç shkruan Dimitrov, studentët tashmë gjenden në vendlindje, ndërsa nga Arabia Saudite kanë ardhur përmes Tiranës. Nikola Dimitrov ✔@Dimitrov_Nikola Falenderim për mikun tim @CakajGent dhe kolegët në @AlbanianDiplo për asistencën rreth riatdhesimit të 53 shtetasve të , shumica prej tyre studentë, të cilët sot nga Tirana mbërritën në shtëpitë e tyre në nga Arabia Saudite. 312…

Lexo më Shumë

Kanadaja do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 250.000 dollarë kanadeze si ndihmë në luftimin kundër pandemisë të shkaktuar nga virusi Kovid-19, kumtoi Ambasada kanadeze me seli në Beograd. “Kanadaja beson se përgjigja globale ndaj pandemisë është strategjia më e qëndrueshme afatgjate dhe në përputhje me këtë ka vendosur të ndajë fonde të konsiderueshme për të luftuar pandeminë përmes ndihmës humanitare në vendet më të rrezikuara, përmes financimit të organizatave ndërkombëtare që ndihmojnë në menaxhimin e krizës gjatë pandemisë, si dhe përmes akordimit të mjeteve financiare për kërkime dhe zhvillim në përpjekje për të gjetur një vaksinë efektive”, thuhet në komunikatë.…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i nxënësve në shkollë të mesme të realizohet gjatë periudhës prej ora 07:00 – 19:00. Shfrytëzimi i pajisjeve mbrojtëse, maska, doreza nga të gjithë të punësuarit në shkollë të mesme. Organizimi i shërbimit për mbajtjen e rendit në shkollë të mesme, me qëllim të zbatimit të rendit dhe mbajtjen e distancës së nevojshme ne mes nxënësve minimum prej 2 metra para dhe mbrenda në shkollë edhe atë 2 kujdestarë para hyrjes në shkollë dhe dy kujdestarë në shkollë. Kujdestarët të angazhohen nga ana e të punësuarve në shkollë, ku do të vendos drejtori i shkollës së mesme. Vendosja e…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një komunikate me shkrim theksoi se VMRO-DPMNE është parti e papërgjegjshme, duke shtuar se lideri i tyre Hristijan Mickoski dhe ministri i tyre teknik, Naqe Çulev po sillen në mënyrë destruktive gjatë gjithë kohës së pandemisë, njëjtë sikur kanë vepruar në 2,5 vitet e kaluara. “Përderisa ministri Venko Filipçe i mobilizoi institucionet shëndetësor që në mënyrë të suksesshme menaxhojnë me koronaviriusin, kuadrot e VMRO-DPMNE-së bëjnë politikë, shpërndajnë panik dhe krijojnë lajme të rreme. E ka të qartë Mickoski se qytetarët do ta dënojnë në zgjedhje sjelljen e tij johumane dhe të papërgjegjshme gjatë krizës shëndetësore”, theksojnë nga LSDM.…

Lexo më Shumë

Diplomatët evropian kanë nevojë për bashkëbisedues. Ju nevojitet bashkëbisedues legjitim, por edhe administratë funksionale e cila ngushtë do të veprojë me pushtetin politik legjitim dhe diplomatëve evropian në këto rrethana ju nevojiten vendime të patjetërsueshme. Por kjo do të thotë se nga njëra anë ekzistojnë kufizime që janë të njohura, ndërsa janë të lidhur me epideminë dhe ajo në fakt vendos. Ashtu është edhe te ne në Francë. Ne kemi paraparë zgjedhje më 28 qershor, por kemi dispozitë të caktuar që ta studiojmë gjendjen dy javë më parë dhe nëse kushtet shëndetësore e lejojnë atë, të vazhdojmë me zgjedhjet, thotë…

Lexo më Shumë

Paraqitja e provimeve nga studentët do të bëhet online përmes www.unite.edu.mk (exams) vetëm me emailin zyrtar personal të studentit. Paraqitja online do të lejohet vetëm njëherë brenda afatit për studentin përkatës. 1. CIKLI I PARË I STUDIMEVE Afatet Paraqitja Mbajtja Qershor 1.6 deri 48 orë para mbajtjes së provimit 8.6 – 23.6.2020 Plotësues: Korrik 1.7 deri 48 orë para mbajtjes së provimit 3.7 – 20.7.2020 2.1 Studentët e rregullt dhe me korrespondencë, me status aktiv në semestrin veror 2019/20, të cilët kanë të regjistruar lëndë, paraqitjen e provimeve mund ta bëjnë vetëm në lëndët e regjistruara dhe dëgjuara gjatë semestrit…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paradite në faqen e tij në Fejsbuk shkroi se vazhdon investimi në institucionet shëndetësore, në pajisje të reja mjekësore dhe në kapitalin njerëzor. Sipas Filipçes, kushtet në 28 institucione shëndetësore publike janë përmirësuar dhe kujdesi shëndetësor është ngritur në një nivel më të lartë. “I kemi përmirësuar kushtet në 28 institucione të shëndetit publik. Kemi ngritur kujdesin shëndetësor në një nivel më të lartë, ndërsa punonjësit e shëndetit dhe bashkëpunëtorët kanë ndjeshëm kushte të përmirësuara të punës. Në periudhën e ardhshme, do të vazhdojmë të forcojmë shëndetin publik. Vazhdojmë të investojmë në institucione shëndetësore, të…

Lexo më Shumë

Numri i rritur i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e katërt të jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski. Këtë vendim, siç tha Pendarovski pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurisë, është marrë ekskluzivisht për të mundësuar që Qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen më me efektivitet me shëndetin dhe efektet ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe, siç shtoi ai, nuk ndërlidhet me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “ Ne me siguri do ta fitojmë betejën me KOVID-19, por nuk duhet të qetësohemi. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, dje pas seancës së Këshillit të Sigurisë, zbuloi se partitë ishin afër një marrëveshjeje për një datë për zgjedhjet, por dy ditët e fundit, për shkak të situatës me koronavirusin dhe numrit të shtuar të pacientëve, ndërprenë komunikimin. Udhëheqësit e partisë, tha Pendarovski, ishin ndarë për 10 deri në 15 ditë rreth datës së zgjedhjeve, dhe ndoshta më pak. Kryetari i Parlamentit në largim Talat Xhaferi vlerësoi se gjendja e jashtëzakonshme e dy javëve që fillojnë sot janë të mjaftueshme për të arritur një konsensus dhe u bëri thirrje drejtuesve të partive që të ulen dhe të…

Lexo më Shumë