Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka kërkuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, që të japë dorëheqje. Mijallkov e ka akuzuar Mickovskin se ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e VMRO-DPMNE-së dhe se nga 455 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2016, ka rënë në 315 mijë vota në këto zgjedhje.
“Rezultat më të dobët ka pasur vetëm Lubço Georgievski në zgjedhjet e vitit 2002 kur mori 300 mijë vota, por nuk duhet të harrojmë se edhe Gerogievski edhe Lube Boshkovski asokohe ishin në listën e zezë amerikane”, ka theksuar Mijallkov në intervistën për Plus Info.
Ai i vlerëson të barabarta me zero gjasat që Mickovski të krijojë shumicë të re qeveritare, duke shtuar se asnjë parti shqiptare nuk do të futej në koalicion me Levicën e Apasievit, “e cila është anti NATO dhe anti BE dhe kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës”.
I pyetur nëse do të aktivizohet në politikë, Mijallkov ka thënë se për momentin nuk ka plane por se asnjëherë nuk dihet se çka mund të sjellë e ardhmja.
Ai poashtu ka akuzuar kryetarin aktual të VMRO-DPMNE-së se në fushatë ka bashkëpunuar me njerëz të dyshimtë prej të cilëve është furnizuar me incizime kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Trump dhe Putin shtrëngojnë duart pas më shumë se një viti
- Vëllai i Jakup Krasniqit i mërzitur që nuk mundi ta shoh vëllain pas kaq vitesh, tregon se çka i tha çika e vllaut
- Partia Popullore Evropiane do të pezullojë partinë në Vuçiç, SNS. Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e Dhjetorit
- Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh


