Me 24.07.2020 në periudhën nga ora 15.50 deri në ora 17.45, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë kryer kontroll në shtëpinë e A.K.(35), transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe mjete tjera. Ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.



