Me 24.07.2020 në ora 19.05 në rrugën magjistrale Qafthanë-Strugë, M.M.(26) nga fshati Frangovë, Strugë, duke drejtuar motocikletën “Suzuki” me targa nacionale zvicërane, e ka humbur kontrollin, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dru afër rrugës, transmeton Almakos.
Në aksident, shoferi M.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi i Stacionit Policor në Strugë.



