Këshilli i ambasadorëve është kundër paraqitjeve të disa krerëve partiakë me deklarata dhe kushte populiste në prag të bisedimeve zyrtare për qeverinë e ardhme të koalicionit dhe paralajmëron se tezat jodemokratike sërish mund t’i ngadalësojnë proceset dhe ta vështirësojnë fillimin e negociatave me BE-në.
Në kumtesë në prag të procesit të formimit të qeverisë së koalicionit, Këshilli i ambasadorëve i sugjeron qeverisë së ardhshme që me vëmendje të madhe t’i analizojë vërejtjet e OSBE-ODIHR-së të paraqitura në qëndrimin e përbashkët të Përfaqësuesit të lartë për punë të jashtme të Unionit, Zhozep Borel dhe Komisarit për zgjerim të Unionit, Varheji dhe me kohë t’i përkushtohet përpilimit të rregullativës së re ligjore në të cilën do të sendërtohen të gjitha vërejtjet të cilat do të mundësojnë organizim të drejtë dhe demokratik të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Këshilli i ambasadorëve, gjithashtu, flet për periudhën e ardhshme në të cilën vendi do të përballet me probleme shumë serioze në planin ekonomik-financiar që së bashku me situatën shëndetësore janë pika kyçe për të ardhmen tonë të afërt.
Këshilli i ambasadorëve, thekson se me vëmendje të madhe i ka ndjekur zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në moment specifik të pandemisë.
“Aktivitetet e KSHZ-së duhej të ishin realizuar në mënyrë shumë më bashkëkohore me ç’rast Këshilli konsideron se është e domosdoshme të ndriçohet rasti me sulmin kibernetik dhe mënyrën e marrëveshjes në katër sy dhe pa tender gjatë blerjes së sistemeve softuerike nga të gjitha normat ligjore”, bëhet me dije në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve.
Respektimi i protokolleve shëndetësore dhe rregullave të tjera për një ngjarje të këtillë të rëndësishme kur qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vet, thuhet në kumtesë, e tregon pjekurinë e atyre që dolën të votojnë.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre vitet e fundit u zbatuan reformat fillestare dhe të shumëpritura të cilat sollën zgjidhje historike posaçërisht në planin ndërkombëtar, posaçërisht në marrëdhëniet me vendet e fqinjësisë së afërt. Me këta hapa kyç, ceket në kumtesën nga Këshilli i ambasadorëve, definitivisht u konfirmuan perspektivat atlantike dhe evropiane të proklamuara në vitet e para pas pavarësisë.



