Author: Hamdi Kumanova

Reagim nga ASH, Dega Likovë Likova të dha besimin ty për shumë vite dhe si këmbim ti i dhe asaj mjerim. Likova dha djemt më të mirë për idealin e përbashkët, ideal të cilin ti e tradhëtove dhe si këmbim e lave Likovën në harresë. Koha po ecën, Ali, por jo edhe për Likoven, të cilën e shkatërrove bashkë me shokun tënd të hajnisë, Sadulla Durakun. Por ta dish një gjë: Likova nuk është e Sadulla Durakut të cilin e shpërbleve me të gjitha postet e mundëshme, poste të cilat ai i shfrytëzoi për pasurimin personal duke lënë vendin në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur dje, në rrugën rajonale Dellçevë-Berovë. 18-vjeçari që humbi jetën në aksident, është nga Shkupi dhe ishte shofer i veturë së aksidentuar, “Pezho 306”. “Më 01.05.2021 në ora 18,43 është denoncuar se në rrugën rajonale Berovë – Dellçevë, vetura “Pezho 306″, me targa të Shkupit, me shofer nga F.A.(18) nga Shkupi, ka dalë nga korsia. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Mjekësore në Shtip”, njoftojnë nga MPB-ja. Në vendngjarje ekspertizë ka kryer ekipi i…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe spitalet e vendit është 1102 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë në kovid qendrat, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). Në repartet infektive të vendit trajtohen gjithsej 637 pacientë, derisa në kovid qendrat në Shkup 465 të sëmurë, të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19. “Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në spitalet në mbarë vendin është raportuar se trajtohen 637 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus. Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga dita e nesërme fillon turneun e ri evropian në disa metropole të rëndësishme evropiane, si: Berlin, Kopenhagë dhe Stokholm, si pjesë e aktiviteteve të zgjeruara diplomatike për aktualizimin e dosjes evropiane të vendit para vendeve anëtare në BE. Që nesër, siç kumtoi MPJ-ja, Osmani është për vizitë në Republikën Federale në takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hajko Mas, si dhe Ministrin Shtetëror të angazhuar për Europë, Mihael Roth. Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të realizojë takime edhe me Uve Korsepius, këshilltar për BE në zyren e Kancellares Merkel,…

Lexo më Shumë

Pas masave kufizuese të paraqitura, po zvogëlohet numri i rasteve të reja me Covid-19. Në ditën midis të premtes dhe të shtunës, nga 2.276 teste të kryera, u regjistruan 214 raste të reja me Covid-19, 36 vdekje, si dhe 305 pacientë të shëruar. Gjithsej 200.000 vaksinash kineze, të cilat mbërritën dje, do të shpërndahen në sallën “Boris Trajkovski” dhe në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir më së voni deri të hënën, pas së cilës do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës të martën. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi të premten se sasi të tjera të mëdha të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se pas mesnate ka arrestuar dilerin e heroinës në Tetovë. “Më 02.05.2021 në ora 01.10 nga ana e zyrtarëve policorë në Stacionin Policor në Tetovë, është arrestuar G.H.(34) nga Tetova, te i cili është gjetur heroinë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër G.H. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftim./TV21

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe deputetë nga radhët e BDI-së sot do të qëndrojë për vizitë në komunën e Likovës me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës së vitit 2001. Në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera. Aktivitetet do të fillojnë në ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës që lamë pas (01/02.05.2021) në territorin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës së mbajtjes së pajisjes mbrojtëse personale – maskës, janë regjistruar 436 shkelje. Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar deri te qytetarët, t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes së Covid-19.

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi i uroi qytetarët e besimit ortodoks për festën e madhe të krishterë, Ringjalljen e Krishtit – Pashkët, duke u uruar në emër të vet dhe të deputetëve momente të bukura festive në rrethin e familjes. “Festat e mëdha janë gjithmonë mundësi e mirë të rikujtojmë gjerat që me të vërtetë na gëzojnë zemrën, të përforcojmë besimin dhe shpresën që duhet ti kemi për të tejkaluar sfidat para nesh. Në këto vite pandemie u ballafaquam me sfidë veçanërisht të madhe, dhe kjo është shëndeti ynë dhe shëndeti i njerëzve tanë të afërm dhe të dashur. Kuptuam…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkë, u dërgoi letra urimi Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Metropoliti i Shkupit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, dhe kryetarit të Përfaqësisë së Kishës Ungjillore-Metodiste, Emil Zaev dhe anëtarët e Kishës Ungjillore-Metodiste në vend. “Ju uroj t’i kaloni ditët festive në shëndet të mirë, të mbushur me lumturi, gëzim dhe dashuri. Pashkët si një festë shprese i mbushin zemrat me ngrohtësi, ndërsa mendimet me optimizëm dhe besim. Le të përhapim dashuri dhe mendime të mira dhe t’i…

Lexo më Shumë

Në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë janë pajtuar familja Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familja Asllani nga Vinarci, të shtunën. Këtë e bëri të ditur Hoxhë Fatmi Latifaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. “Sot me datën 01.05.21. ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës”, ka shkruar Latifaj. Në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë para dy jave kishte të shtëna me armë zjarri, ku…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka pyetur ministren e Arsimit, Mila Carovska, se sa do të kushtojë digjitalizimi i arsimit. Sipas kësaj partie, në kushte pandemie ku rreth 25,000 fëmijë nuk ndjekin shkollën, megjithëse arsimi fillor dhe i mesëm është ligjërisht i detyrueshëm, Carovska me dixhitalizimin e arsimit i privon fëmijët nga mundësia për zhvillim dhe përparim të barabartë. “Mila Carovska është e detyruar të përgjigjet: A nuk është ky i ashtuquajturi projekt dixhitalizimi një projekt me vlerë 120 milion euro, para buxhetore dhe a duhet që këto 120 milion euro t’i jepen një kompani nga Kroacia? Carovska duhet të thotë…

Lexo më Shumë