Author: Hamdi Kumanova

Qytetarët e Maqedonisë për momentin nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi. Vendimi i qeverisë greke për të mbyllur përkohësisht kufijtë tokësorë dhe për të ndaluar hyrjen e shtetasve të vendeve të treta në Greqi është zgjatur deri në 14 maj 2021, raporton AIM nga Athina. Vendimi i mëparshëm u publikua të hënën, ndërsa në Gazetën Zyrtare të Greqisë është publikuar edhe vendimi i ri i cili hyn në fuqi në 3 maj dhe do të jetë i vlefshëm deri në 14 maj 2021 deri në 6 të mëngjesit me kohën lokale. Siç raporton AIM, pritet që për dy…

Lexo më Shumë

Sot nuk do të ketë ndalesë të lëvizjes – orë policore dhe kësisoj, besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut do të mund të falin namazin e teravisë në xhami. Se do të realizohet falja e teravisë në xhami sonte, për TV21 njoftojnë nga Myftinia e Shkupit. “Përderisa nuk ka orë policore, besimtarët janë të lirë të frekuentojnë xhamitë për faljen e teravisë sipas vullnetit te tyre”, deklarun nga Myftinia e Shkupit. Ngjashëm kanë njoftuar edhe nga Myftinia e Kumanovës. “Në mbrëmje nuk do të ketë orë policore, prandaj myslimanët kanë mundësi ta falin namazin e teravisë në xhamitë e tyre”,…

Lexo më Shumë

“Çka do të bëhesh kur të rritesh e madhe? Police”. “Çka do të bëhesh kur të rritesh i madh? Mjeshtër”. Duke ëndërruar për këto profesione, Enisa dhe Erduani dëshirojnë që ditët e tyre të fëmijërisë që tashmë po i kalojnë në varfëri të skajshme të mbeten vetëm një kujtim i hidhur. Erduani dëshiron të behet mjeshtër që gjyshes dhe dy motrave të tij t’u ndërtoj një shtëpi të re. Ndërsa, Enisa tha se do të bëhet police që familja e saj gjithmonë të ndjehet e sigurt. Mirëpo, këto dëshira vihen në pikëpyetje pasi arsimimi i tyre akoma nuk ka nisur…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me Ligjin e ri për Tregëti do të ketë 100% mëditje më të madhe për të punsuarit nëse janë të angazhuar të dielave. “100% mëditje më të madhe për të punsuarit nëse janë të angazhuar të dielave, me ligjin e ri për tregti! Urime 1 Maji, Dita e Punëtorit! #kujdesemi” – ka shkruar Bekteshi.

Lexo më Shumë

Të gjitha vaksinat që janë prodhuar deri më tani ofrojnë 100% mbrojtje kur bëhet fjalë për parandalimin e vdekjes për shkak të Covid-19 ose formës së rëndë të sëmundjes, pohon Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce. I pyetur nëse do të ishte e nevojshme dozë e tretë e vaksinës “Sinofarm”, pasi të jenë regjistruar raste të njerëzve të vaksinuar me atë vaksinë në botë që nuk kanë antitrupa pas rivaksinimit, Filipçe u përgjigj: Ashtu siç do të dalin publikimet që do të jenë rezultat i njohurive në lidhje me analizën, ashtu do ta veprojmë. Është e vërtetë që për disa vaksina…

Lexo më Shumë

Pa grupime dhe me mbajtje të distancës fizike siç kërkohet nga protokollet kundër Kovid-19, sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e shënoi Ditën e punës – 1 majin. Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në fjalimin e tij para anëtarëve të sindikatës, deklaroi se kriza vetëm e përshpejtoi nevojën për t’i siguruar përparësitë e punëtorëve në vend, ndërsa ato sindikata të bashkuara në LSM kërkojnë që punëtorëve t’u garantohet punë e denjë dhe një vend në shoqëri të cilin e meritojnë me kontributin dhe punën e tyre të palodhur. “Kërkojmë miratimin e një ligji të ri për marrëdhëniet e punës…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për 1 Majin – Ditën ndërkombëtare të punës ka vlerësuar, se sigurimi i pagës dhe punës së denjë për punëtorët, është detyrim i funksionarëve të shtetit. “Urime 1 Majin, Ditën e punës! Puna e paga dinjitoze dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve janë detyrimi dhe përgjegjësia jonë”, ka shkruar Pendarovski teksa ka shpërndarë fotografi nga një laborator.

Lexo më Shumë

Rruga Xhon Kenedi do të kalojë përmes lagjes rome në Çair për t’u bashkuar me Bulevardin Nikola Karev ose siç e njohim të gjithë rrugën e plastikave. Qyteti i Shkupit tashmë ka nisur me një procedurë për përgatitjen e një projekti për këtë rrugë të re, e cila do të jetë bazë për ndërtimin e saj, për të cilën u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ndër komunal mes komunës Çair dhe Karposh, informon sdk.mk, transmeton GAZETA.MK Rruga Xhon Kenedi pritet të vazhdohet nga udhëkryqi me rrugën aradha Maqedono-Kosovare deri tek bulevardi Nikola Karev që kalon pranë Ambasadës së SHBA-ve. Në trasenë…

Lexo më Shumë

Nëpër rrjetet sociale po shpërndahen informacione se sot dhe nesër nuk do të vlejë ndalesa për lëvizje pas orës 21.00. Megjithatë, sic njofton KlanM, ora policore hiqet vetëm për sot 1 Maj, derisa nesër 02 Maj, sërish rikthehet në fuqi dhe do të fillojë nga ora 21.00. Sipas vendimit të Qeverisë, sic njofton KlanM, nga 28 Prilli ora policore fillon nga 21.00 dhe zgjat deri në 05.00, kurse përjashtime bëjnë orët e mbrëmjes mes 1 dhe 2 Majit gjatë Pashkëve dhe nata mes 13 dhe 14 Majit për Bajramin e Ramazanit. Masat e reja do të vlejnë deri më 15…

Lexo më Shumë

Sipas njoftimeve të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, anëtarët e Qeverisë duhet të fillojnë vaksinimin në fund të javës së ardhshme. “Unë mendoj se është një sinjal i mirë për anëtarët e qeverisë dhe figurat publike që të vaksinohen me vaksinën që kemi në sasitë më të mëdha, dhe kjo është tani vaksina kineze e Sinofarm”, tha Filipçe në një intervistë për “360 ​​Gradë”. Ai beson se anëtarët e qeverisë duhet të vaksinohen pas deputetëve si pjesë e infrastrukturës kritike. “Kuvendi si institucion përfundoi me fazën e parë, punonjësit në shërbime, si dhe deputetët, u vaksinuan. Qëllimi është që të…

Lexo më Shumë

Mbyllet një objekt hotelierik në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, janë arrestuar 15 persona Nëpunës policor nga SPB Shkup mbrëmë në orën 21.20 në zonën e Bit Pazar privuan nga liria 15 persona, përfshirë një të mitur, të gjithë nga Shkupi, sepse u gjetën si mysafirë në një objekt hotelierik në rrugën “Xhon Kenedi”. Siç informoi MPB, personat e arrestuar u gjetën në objektin hotelierik , i cili punonte pas orarit të caktuar të punës, gjatë kontrollit të kryer nga inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me nëpunësit e policisë. “Nga ana e ISHT-së objekti është me…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës që lamë pas, (30.04./01.05.2021), në territorin e Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 553 shkelje. Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuar deri te Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojnë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19.

Lexo më Shumë