Author: Hamdi Kumanova

Në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë janë pajtuar familja Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familja Asllani nga Vinarci, të shtunën. Këtë e bëri të ditur Hoxhë Fatmi Latifaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. “Sot me datën 01.05.21. ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës”, ka shkruar Latifaj. Në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë para dy jave kishte të shtëna me armë zjarri, ku…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka pyetur ministren e Arsimit, Mila Carovska, se sa do të kushtojë digjitalizimi i arsimit. Sipas kësaj partie, në kushte pandemie ku rreth 25,000 fëmijë nuk ndjekin shkollën, megjithëse arsimi fillor dhe i mesëm është ligjërisht i detyrueshëm, Carovska me dixhitalizimin e arsimit i privon fëmijët nga mundësia për zhvillim dhe përparim të barabartë. “Mila Carovska është e detyruar të përgjigjet: A nuk është ky i ashtuquajturi projekt dixhitalizimi një projekt me vlerë 120 milion euro, para buxhetore dhe a duhet që këto 120 milion euro t’i jepen një kompani nga Kroacia? Carovska duhet të thotë…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë Aleanca për Shqiptarët, Elmi Aziri, është i bindur se shtyerja e regjistrimit është me prapavijë politike, pas takimit që realizuan kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i VMRO-DPMNE-, Hristijan Mickovski. Në një intervistë për emisionin “N’shpi te..” në News-TV, Aziri tha se shtyrjen e regjistrimit e kanë kërkuar Kisha Ortodokse Maqedonase, Komiteti Botëror Maqedonas, partia e Majta dhe VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Dje, gjatë pasdites një shtetas i Japonisë është sulmuar fizikisht para një objekti hotelerik në sheshin “Maqedonia” në Shkip. Rastin e kanë kumtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 30.04.2021 në ora 16.15 është denoncuar se rreth orës 15.30 para objektit hotelerik në sheshin “Maqedonia”, I.K.(37) nga Japonia është sulmuar fizikisht nga një person”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Gjatë festës së 1 Majit, Pashkëve dhe festës së Bajramit, prioritet është respektimi i masave. Është e dëshirueshme të qëndrojmë larg turmave, të mbajmë distancë dhe të mbajmë maskë mbrojtëse. Përndryshe, të gjitha përpjekjet e deritanishme do të jenë të kota nëse harrohet rreziku i virusit. Këto janë disa nga rekomandimet drejtuar qytetarëve nga autoritetet shëndetësore por edhe prijësit fetarë në vend. Kësaj thirrje i është bashkangjitur edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili thekson se aspekti i respektimit të traditës në lidhje me besimin dhe fenë, është gjest i…

Lexo më Shumë

Dje në orën 21:20, u mbyll një objekt hotelierik në zonën e Bit Pazarit, gjatë të cilit u ndaluan 15 persona. Midis tyre ishte edhe një i mitur. Të gjithë të ndaluarit janë nga Shkupi. Ata u kapën në një objekt si mysafirë. Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me policinë, kryen një kontroll në një restorant në rrugën John Kenedy, i cili punoi pas orarit të caktuar të punës. Objekti është e mbyllur, ndërsa kundër personave do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 206 të Kodit Penal./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pa protesta masive, por me mesazhe të forta për respektimin e të drejtave të punëtorëve, sindikatat shënuan 1 majin, ditën e punës. Pandemia dhe kriza me kovidin, përveç që i kufizoi protestat, i ka kufizuar edhe të drejtat e punëtorëve, thanë nga LSM. Rroga të zvogëluara ose të papaguara, presione dhe abuzimet me ndihmën shtetërore për rroga janë vetëm disa nga problemet me të cilat janë ballafaquar punëtorët gjatë vitit të kaluar në kushte pandemie. Ata i dërguan kërkesa Qeverisë. “Miratimi i Ligjit të ri për marrëdhënie pune sipas standardeve Evropiane i cili do të përmbajë që kontratat e punës…

Lexo më Shumë

I akuzuari Raif Miftari, në aferën “Pasaportat” është dorëzuar në burgun hetues në Shutkë, mëson Alsat. Miftari ishte në arrati që nga 6 prilli kur u realizua aksioni për arrestimin e nëpunësve në MPB që me vite kanë dhënë pasaporta me identitet të rrejshëm, personave të nëntokës kriminele nga rajoni. Sipas aktakuzës Miftari llogaritet si ndërmjetësues për përpunimin e dokumenteve të udhëtimit. Përkundër tij janë akuzuar edhe dhjetë persona të tjerë, të gjithë nëpunës në MPB. Nga këto dhjetë persona 10 janë në paraburgim, për tre persona ka masa të tjera, ndërsa një person është në paraburgim për dhënien e…

Lexo më Shumë

Deri tani rreth 210 mijë qytetarë janë paraqitur për tu vaksinuar kundër Kovid 19. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se janë të vërshuar nga dezinformatat mbi vaksinimin, dukuri e cila vë në dilemë qytetarin nëse vaksinimi është i sigurt apo jo. Ata kërkojnë që shteti të sigurojë më shumë informacione mbi atë se sa të sigurta janë vaksinat. “Njerëzit nuk janë të informuar sa duhet dhe ekziston njëfarë dyshimi te popullata në lidhje me vaksinat. Nuk ka kampanjë të mirëfilltë për popullatën, se duhet vaksina të merret është mirë, pa dyshim” “Gjithçka varet prej njerëzve. Nuk mund që dikë…

Lexo më Shumë

Partitë politike pjesëmarrëse në grupet e punës për Kodin zgjedhor nuk japin detaje deri ku janë negociatat prej të cilave pritet epilog për disa ndryshime eventuale. Alsat madje mëson se negociatat aktualisht janë pezulluar dhe nuk ka te caktuara takime të reja. Mes ndryshimeve eventuale që kanë hyrë në rrethin e diskutimit janë ndryshimi i modelit zgjedhor në një njësi, sistemi preferencial me lista të hapura për zgjedhjet lokale, një rreth zgjedhor për kryetarët e komunave, ndryshim i rregullave të votimit në diasporë dhe financimi i fushatës. Dispozitat që rregullojnë heshtjen zgjedhore, nuk janë në mesin e temave që pritet…

Lexo më Shumë

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë vigjiljen e Pashkës, ku përcjellin lutjet e tyre për ringjalljen e Krishtit. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, teksa thotë se me besim të përpiqemi që forcojmë bashkimin dhe dashurinë mes njerëzve dhe popujve. “Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës mbi vdekjen e mbi gjithë pasionet shkatërrimtare dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Dhe në një botë që përpëlitet nga armiqësi vdekjeprurëse dhe nga pandjeshmëria, le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumëllojta. Dhe, me besim të…

Lexo më Shumë

Shoqata ekologjike “O2” alarmon se Shkupi kërcënohet me një katastrofë të re ekologjike. Komuna e Gazi Babës përgatit terren për ndërtimin e një shkritore. Pretendimet e ambientalistëve mbështeten nga projekti për vlerësimin strategjik të atij vendi të porositur nga komuna. Sipas O2, shkritorja do të përpunojë pluhurin e zinkut, ose diçka të ngjashme me përpunimin e çelikut, që sipas ekspertëve, ndotja e ajrit do të jetë një pasojë e pashmangshme e asaj industrie. “Nuk kemi nevojë për ndotje shtesë në Shkup. Ky projekt nuk duhet të kalojë në Këshill me sondazhe publike kur kalon një Plan i Detajuar Urbanistik, sepse…

Lexo më Shumë