Author: Hamdi Kumanova

Tetova do të jetë një nga gjashtë qendrat rajonale për vaksinimin anti-covid. Procesi I imunizimit do të bëhet në sallën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila është duke I bërë përgatitjet e fundit për t`u vënë në funksion. Vaksinimi pritet të fillojë pas Festës së Pashkëve. Autoritetet e shëndetësisë në Tetovë njoftojnë se janë rreth 11.000 persona që janë paraqitur për t`u vaksinuar. “Pas arritjes së 200 mijë dozave të vaksinave kineze në RMV edhe punktet rajonale për vaksinim janë drejt finalizimit të punëve të tyre. Edhe qendra rajonale për vaksinim në Tetovë është drejt përfundimit të…

Lexo më Shumë

Ndërkohë drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda thotë se është për të ardhur keq që 20 vjet pas konfliktit fshatrat e rajonit të Likovës janë lënë në gjendje të mjerueshme dhe me një rini që çdo ditë e braktisë vendlindjen. Për këtë gjendje kreu i OVL-së kritikoi politikanët  “Gjithçka është banalizuar sot kur në emër të luftës flet Artan Grubi, njeri i cili ju e dini që 2001-ën ka qenë në marshin e protestës anti-luftë atëherë, por gjithsesi unë them që kjo bisedë është konsumuar shumë për shkak se sot votojnë dhe kanë të drejtë vote njerëz të cilët nuk…

Lexo më Shumë

Pas vaksinimit të deputetëve dhe të punësuarve, Kuvendi do të mund t’i kthehet funksionimit normal. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se në marrëveshje me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi është vendosur që shërbimet e Kuvendit si fillim të punojnë vetëm me personat e vaksinuar, ndërsa pas dozës së dytë të gjithë të kthehen në ritmin normal. “Me kreun e Kuvendit u morëm vesh që të punësuarit në administratë e Kuvendit që punojnë me rotacion, të mos punojnë me dinamikë të tillë, por për momentin të punojnë vetëm të vaksinuarit. Ta dimë se kush janë vaksinuar dhe të vaksinohet të…

Lexo më Shumë

20 vjet nga fillimi i luftimeve në Komunën e Likovës. Për homazhe tek varrezat e dëshmorëve, pas shumë viteve erdhi edhe kreu i integristëve Ali Ahmeti. Ai tha se është arritur shumë dhe se ëndrrat e dëshmorëve do t’i bëjë realitet. Por pavarësisht kësaj, banorët shprehen të zhgënjyer me gjendjen e pasluftës. Ata thonë se dy dekada BDI-ja si parti e dalë nga konflikti i armatosur, përkundër premtimeve, nuk ka zgjidhur çështjen më të ndjeshme të ushtarëve, atë të statusit, por edhe kërkesat elementare për jetë më të mirë. Thonë se në mungesë të perspektivës shumë të rinj po braktisin…

Lexo më Shumë

Agjencia nacionale për programe arsimore evropiane për 1 milionë denarë ka blerë biçikleta dhe trotinete elektrike. Sipas marrëveshjes së Byrosë për furnizime publike, janë blerë dhjetë trotinete dhe pesë biçikleta me rrymë. Një trotinet kushton 40 mijë denarë me TVSH prej 7200 denarëve. Biçikletat kushtojnë 100 mijë denarë për copë, pa TVSH të llogaritur. Me TVSH, çmimi arrin në 118 mijë denarë apo rreth 2000 euro për copë. Pyetëm në Agjencinë nacionale përse e kanë bërë këtë porosi. – Advertisements – Agjencia nacionale për programe arsimore evropiane “Porosia është pjesë e projektit “Agjenda e gjelbër”. Kjo do të thotë zëvendësim…

Lexo më Shumë

Ka pak, për të mos thënë aspak gjasa që vendi ta zgjidh shpejtë kontestin me Bullgarinë dhe t’i nis negociatat me BE-në gjatë samiteve të Unionit në qershor dhe korrik. Pesimizmin e tyre ekspertët e bazojnë në zgjedhjet e reja në Bullgari që sipas tyre, janë të paevitueshme. Analisti Viktor Kanzurov nga Sofja thotë se zgjedhjet e reja mund të rezultojnë me Qeveri të re bullgare gjatë verës ose kriza politike do të vazhdojë deri në fund të vitit 2021. Kanzurov kritikon propagandën sipas tij, të gabuar të Maqedonisë së Veriut e cila pretendon se zgjidhja varet nga zgjedhjet apo…

Lexo më Shumë

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, nga vitit në vit po shënojnë rritje. Gjatë vitit 2020 në vendin tonë janë shënuar 14 raste të reja. Shumica prej këtyre sulmeve janë bërë ndaj gazetareve femra. Ndërsa vetëm një rast ka hasur në zgjidhje gjyqësore. Për këtë arsye, Ministri a Drejtësisë ka përgatitur ndryshime të Kodit Penal, me të cilat prokuroria do të obligohen që kërcënimet ndaj gazetarëve t’i ndjekë njëjtë si për personat zyrtar.  “Sulmi ndaj gazetarit do të llogaritet si sulm ndaj personit zyrtar për të cilët parashikohen dënime deri në tre vite burg. Është me rëndësi të thuhet se…

Lexo më Shumë

Kemi numër të madh të mediave në treg të vogël të reklamave, ky fakt nuk ia jep lirinë e duhur në luftën për të vërtetën. Lidhja mes politikës, biznesit dhe mediave, vazhdimisht mbijeton, mediat nuk janë më në nivelin e ulët që kanë qenë në të kaluarën por prapa kornizave gjithmonë ndodhin probleme, thotë kryetari I Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Mlladen Çadikovski, në intervistë për REL. Kryetari I I Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Mlladen Çadikovsi, thotë se Maqedonia vazhdon të mbetet keq sa I përket lirisë së mediave. Këtë vit, raporti I reporterëve pa kufij shënoi vetëm dy…

Lexo më Shumë

Një i ri nga Shkupi ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë në komunikacion. Ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Klinik-Shtip “Më 01.05.2021 në ora 18:43 është raportuar se në rrugën regjionale Berovë-Dellçevë, në vendin e quajtur “Kalimi i Qytetit Dellçevë” vetura “Peugeot 306″ me targa të Shkupit drejtuar nga F.A. (18) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Në askident shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa gjatë gjatë rrugës për në Qendrën Mjekësore Shtip ka ndërruar jetë”, informojnë nga Ministria e Brendshme. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ana e policisë së Dellçevës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun e Idrizovës ishte kryer një aksion, bastisje në qelitë ku janë të vendosur pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Aksioni, për të cilin në media u njoftua se ka ndodhur qetë dhe pa ndonjë incident, është kryer me qëllim që të kontrollohet për prezencë të sendeve të palejuara në ambientet e burgut. Janë gjetur dhe konfiskuar celularë dhe gjësende tjera, të cilat janë dërguar për ekspertizë. Disa pamje nga ky aksion janë xhiruar nga dritarja e një qelie tjetër, ndërsa janë publikuar së fundmi në faqen e facebookut…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se pas mesnate ka arrestuar dilerin e heroinës në Tetovë. “Më 02.05.2021 në ora 01.10 nga ana e zyrtarëve policorë në Stacionin Policor në Tetovë, është arrestuar G.H.(34) nga Tetova, te i cili është gjetur heroinë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër G.H. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Po bëhen gati dy vite prej kur trupi, shpirti dhe mendja jonë si njerëz është mësuar me regjimin e orës policore. T`i vendosësh në një periudhë kaq të gjatë kohore një shoqërie orë policore është një normë autoritatiste e cila ia heq qenien e guximit dhe gjallërisë njeriut, ndërsa e lejon Tjetrin të përdor dhe keqpërdorë parimet e demokracisë edhe mbi privatësinë. Në të kaluarën, por edhe në të ardhmen do të vleje e njëjta,  ka qenë dhe është e qartë se dyzet ditë ose net janë të mjaftueshme për një shoqëri që të fitoje disiplinën e nevojshme,…

Lexo më Shumë