Author: Hamdi Kumanova

Çmimet e apartamenteve janë edhe më të larta në vitin e dytë të pandemisë. Banka Kombëtare njoftoi se një metër katror është më i shtrenjtë për 3.2 përqind në tremujorin e parë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërtuesit thonë se tani çmimet mesatare variojnë nga 1.150 deri në 1.200 euro për metër katror, ​​por që ka akoma vendbanime me apartamente nga 750 në 800 euro. Arsyeja më e madhe e rritjes së çmimeve në tregun e pasurive të patundshme janë metalet e çmuar në bursat botërore. Më të kërkuar janë ato nga 50 në…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale do t’i shpalosin nga 15 korrik deri më 15 gusht. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi kandidimin e tij për edhe një mandat të Komunës së Gostivarit, edhe pse siç tha për këtë do të vendos partia. Më tej, Taravari tha se do të bashkëpunojnë me çdo parti serioze. “Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën as që diskutohet se do të ketë bashkëpunim me më shumë parti edhe me maqedonase edhe shqiptare edhe turke edhe rome, me të gjitha partitë të cilat kanë…

Lexo më Shumë

Pacientët të cilët shkojnë për kontroll në Poliklinikën në Çair ankohen se nuk kanë ku t’i lajnë duart dhe ku të shkojnë në tualet për nevoja personale. Kjo pasi çezma nuk është funskionale, tavani është i çarë, e as dritë nuk ka. “Pacientët që vijnë në këtë poliklinikë në Çair janë të revoltuar pasi në kohë pandemie nuk kanë ku t’i lajnë duart e as ku të shkojnë në tulatet. Kërkojnë nga autoritet që kjo çështje menjëherë të zgjidhet. Nga udhëheqësit e poliklinikës thonë se tualetet janë rinovuar para 4 viteve, por pacientët po i vjedhin çezmat e dritat”, Arbana…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ia kushtoi mesazhin e fundjavës Konferenës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila do të zhvillohet nesër në mënyrë virtuale. Ajo ka deklaruar se edhe pse takimi do të bëhet vetëm me video, është e gëzuar që do të mund të vijojë bashkëpunimin me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Merkel kujtoi më tej fillimet e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014: “Si atëherë, ashtu edhe sot qëllimi është të japë ndihmesa…

Lexo më Shumë

arlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike, përmes disa aktiviteteve sportive e shënuan 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në terrenet sportive të UT-së u zhvillua një ndeshje volejbolli në rërë. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, shefi i Kabinetit të tij, Prof. Dr. Faton Shabani, kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku, koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, z. Gëzim Sulejmani, studentë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë sportdashës. Kryetarja e Parlamentit Studentor…

Lexo më Shumë

Nuk kanë fund skandalet me turistët që po vizitojnë vendin tonë. Së fundmi, një turiste nga Maqedonia, e cila kishte zgjedhur Vlorën për të ka rënë pre e grabitjes. Policia e Vlorës, bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I. B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases së Maqedonisë. Kjo ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe turistja ka bërë kallëzim në Polici. Mësohet se autori u vu në pranga. Ndërkaq, blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori, për t’u hetuar në gjendje të lirë, shtetasi E.…

Lexo më Shumë

Në interes të Maqedonisë së Veriut është që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, gjithsesi vlen edhe e kundërta. Këtë e diktojnë kushtet gjeopolitike në rajon dhe ky duhet të përfaqësojë qëllim të përbashkët të të dyja vendeve, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistën për gazetën “Realnjuz”. Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke edhe një herë e shpreh mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të vendit tonë, nën, siç thotë, kushtet e vendosura dhe shton se shpreson në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. “Por, kriter…

Lexo më Shumë

“Me urime për bekim dhe prosperitet, unë e përgëzoj Presidentin Joe Biden dhe popullin mik amerikan për 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë. Në Shtetet e Bashkuara, përveç se është një mik dhe aleat, ne gjithashtu shohim një partner strategjik i cili gjithmonë ka mbështetur demokracinë tonë”, tha Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski. Më herët, Kryeministri Zoran Zaev, si dhe Ministrat Spasovski dhe Filipçe dërguan urime. Ambasada Amerikane në Republikën e Maqedonisë Veriore sot organizoi një festë me rastin e festës kombëtare 4 Korrik – Dita e Pavarësisë.

Lexo më Shumë

Tre kompani që kanë koncesione kanë gërryer lëndë të para të mineraleve jashtë kufijve që kanë me lejet për eksploatim. Përveç shkeljeve që nuk kanë vepruar sipas rregullave, ata kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha ndaj natyrës. Pyetëm në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, sa pëson ambienti jetësor në llogari të interesave të biznesit dhe garës për përfitime sa më të mëdha? Ne nuk mund të konstatojmë në terren pasi nuk jemi kompetentë, nëse ka hapësira më shumë sesa ajo që është dhënë me koncesion. Por, nëse kjo vërtetë ndodhë kur kemi eksploatim të rërës dhe zhavorrit kemi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.760 teste, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19. Në Shkup-2 dhe Tetovë-2. Sot janë regjistruar 6 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga MSH njoftojnë se sot nuk ka viktima nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.710, numri i pacientëve të shëruar është 150.073, numri i vdekjeve është 5.486, ndërsa numri i rasteve aktive është 151.

Lexo më Shumë

Bashkë me temperaturat e larta janë shtuar edhe mushkonjat dhe insektet tjera të ngjashme. Ata që kryesisht vuajnë nga mushkonjat janë qytetarët që banojnë pranë lumenjve. Banorët e fshatrave të Shkupit ankohen se mushkonja ka shumë dhe se nuk po i lënë të flenë gjatë natës. Ata thonë se autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap deri tani. “Ne që jemi rreth Treskës, ka aq shumë mushkonja sa nuk po flemë dot gjatë natës. Na kanë rrjepur, sidomos fëmijët. Matka, Shishova, Gllumova, Gërçeci.Duhet të ankohemi, duhet të vijë avioni që t’i spërkasë. S’ka kaluar asnjë avion. Nuk ka kush…

Lexo më Shumë

I kemi dhënë botës një Ballkan të ri. Evropian. Ballkan që ka kapacitet të jetë pjesë e barabartë e botës progresive – ka theksuar Kryeministri Zaev në një video-kolazh me të cilin ka rrumbullkasuar Konferencën Ndërkombëtare “Forumi I Prespës për Dialog” që u mbajt më 1 dhe 2 Korrik në Ohër. Kët video-kolazh, Kryeministri Zaev e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. “I kemi dhënë botës një Ballkan të ri, evropian. Ballkan që tregon edhe qëllime, edhe kapacitete që të jetë i lirë, i lidhur, pjesë njëlloj e vlefshme dhe njëlloj e rëndësishme e botës së përparuar. Ballkani…

Lexo më Shumë