Në Maqedoninë e Veriut sot pritet të nis imunizimi masiv pas arritjes së 200 mijë vaksinave Sinopharm, ndërkaq pritet që në 6 qendra në gjithë vendin të vaksinohen rreth 15 mijë qytetarë brenda ditës. Për momentin në Qendrën e Vaksinimit në Shkup në “A1 Arena” mbretëron kaos. Radhë të gjata të qytetarëve, të njëjtit nuk respektojnë distancën ndërsa ankohen për termine jo të sakta. Qytetarët kritikojnë ashpër organizimin që është bërë nga autoritetet.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot filloi pagesa e pagesës sociale dhe pagesës për mbrojtje civile dhe të fëmijëve për muajin prill. Përdoruesit e këtyre që kanë kartela do të mund që t’i marrin paratë në bankomatet e bankave nga dita e sotme. “Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe të shfrytëzuesve të ndihmave sociale në kushte të virusit COVID-19, për personat të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe edhe atë sipas renditjes alfabetike”, sqarojnë nga MPPS. Nga dita e martë pagesa do të…
Në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe fillimin e shek. XX, edhe në Dibër, ashtu si në disa treva shqiptare, mori hov lëvizja arsimore dhe kulturore, duke e përcaktuar Dibrën si qendër të përhapjes së arsimit shqip në Shqipërinë Veriore dhe viset tjera shqiptare. Lëvizjes arsimore dibrane, shtysë më të madhe i dha Lidhja Shqiptare e Prizrenit, meqenëse Dibra ishte mbrojtëse kryesore e platformës për përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe. Pengesë kryesore për këtë përhapje, ishte Perandoria Osmane, megjithëkëtë mësimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe u bë fshehurazi nëpër dhoma të thella e bodrume. Ky emancipim kulturor zhvillohej…
Është shuar zjarri që ndodhi dje në fshatin Galiçnik në Mavrovë. “Sot dy helikopterë fluturan në vendin e zjarrit për të ndërhyrë nëse ka nevojë, por për shkak se zjarri është shuar helikopterët u shuan”, thotë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Ai shtoi se policia ndodhet në vendngjarje për të vërtetuar arsyet e zjarrit dhe ekipet e Parkun Nacional Mavrovë. “Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, të gjitha njësitë dhe qtyetarët që ndihmuan në shuarjen e zjarrit”, tha Angellov.
Në sallën sportive në shkollën e mesme të Mjekësisë në Tetovë sot u realizua simulim i vaksinimit kundër coronavirusit. Kjo qendër është paraparë për pikë vaksinale, ndërsa autoritetet pas simulimit theksuan se nga nesër vaksinimi masiv mund të fillojë pa pengesa. Pika do të punojë në dy ndrime, nga ora 08:00 në mëngjes deri në ora 20:00 dhe do të sigurohen 20 kabina ku do të zhvillohet vaksinimi. “Procesi i përgatitjeve në këtë pikë ka përfunduar, ndërsa sot kishin edhe provën kryesore. Në Tetovë deri tani për vaksinim janë paraqitur 11 mijë persona, por me hapjen e kësaj pike vaksinale…
Masat që kanë për synim zbutjen e papunësisë kanë hasur në interesim të madh tek qytetarët e Gostivarit. Nga shpalljet e fundit të publikuara për personat e papunë, rezulton më atraktive të jetë masa për grant për hapje të biznesit me mjete të pakthyeshme. Me anë të kësaj mase pritet që në Gostivar të bëhen 94 punësime të reja gjatë këtij viti, kurse kanë konkurruar 172 qytetarë. Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim në Gostivar, Hisen Amzai, në bazë të aplikimeve të arritura nga personat e papunë, rezulton se dy qytetarë do të luftojnë për një vend pune. Tashmë administrata…
Në Maqedoninë e Veriut ka liri të shprehjes, ajo nuk është e ndaluar, por problemi kryesor me mediat qëndron në varësinë e saj financiare nga qendrat e vendosjes, thotë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, teksa komenton gjendjen e lirisë së mediave në këtë shtet. “Nëse më duhet të përshkruaj me disa fjalë gjendjen në media, tani mund të them se kemi mjaft të shprehjes, të folurit në publik, të mendimit të lirë. Kjo nuk është e ndaluar. Kemi përmirësim nga e kaluara, por kemi një problem serioz që po na përcjell e që ka të bëjë me pavarësinë…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 572 teste të kryera janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 133.871 janë shëruar, kurse 4.961 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 13.915 raste aktive me virusin korona.
Komuna e Çairit njofton se gjatë gjithë muajit Maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit kësaj rradhe në përputhje me protokolet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid 19. Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm kësaj rradhe mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës. Kjo do të mundësojë shmangien e…
Eurokomesari për Zgjerim, Olier Varhelyi nesër viziton Maqedoninë e Veriut me rastin e mbërritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 që financohen nga ana e Bashkimit Evropian. Varhelyi nesër do të realizojë takim me kryeministrin Zaev dhe bashkërisht me ministrin austriake Karoline Edstadler dhe ministrin Filipçe do ta vizitojnë pikën vaksinal “Boris Trajkovskin”. Ndryshe, Komisioni Evropian dhe Austria muajin e publikuar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut. “BE dëshmon solidaritet dhe kujdes për vendet e Ballkanit Perëndimor që…
Informata është e mirë publike. Dezinformata është rreziku, porositi kryeministri Zoran Zaev në urimin e tij deri te punëtorët mediatikë me rastin e 3 Majit – Ditës së lirisë së mediumeve. “Në Ditën botërore të lirisë së mediumeve, me rëndësi është të përsërisim dhe të konfirmojmë se në Maqedoninë e Veriut asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata. Autoritetet të cilët te ne kanë fshehur informata, e kanë robëruar shtetin. Prej vitit 2017 i kemi hapur institucionet, i deklasifikuam të dhënat për harxhimet dhe filluam të publikojmë një sërë dokumentesh dhe komplete të dhënash. Me këtë,…
Gazetaria hulumtuese dhe avancimi i transparencës kanë ndikim pozitiv në demokracitë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Pa media të lira, nuk ka informacione objektive dhe të kontrolluara, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale Covid-19, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave. “Tema e këtij viti e Ditës botërore të lirisë së mediave “Informacionet si një e mirë publike” është thirrje për afirmimin e rëndësisë për kujdesin e informacioneve si një e mirë publike. T’i mbështesim dhe t’i mbrojmë të drejtat dhe liritë e mediave nga presioni dhe ndikimi politik. Institucionet janë të detyruara të…

