Author: Hamdi Kumanova

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 782 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas qyteteve në Shkup – 267, Strumicë – 151, Kavadar – 54, Prilep – 43, Manastir – 40, Kumanovë -29, Vallandovë – 23, Shtip – 22, Negotinë – 15, Veles dhe Ohër nga 14, Koçan – 13, Kriva Pallankë – 12, Vinicë – 11, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 9, Sveti Nikollë dhe Delçevë nga 8, Gostivar – 7, Kërçovë dhe Probishtip nga 5, Demir Kapi – 4, Radovish, Krushevë dhe Makedonska Kamenica nga 3, Bogdanci dhe Kratovë nga 2, Strugë, Resnje, Berovë, Makedonski…

Lexo më Shumë

Tregtia në tërësi duhet të lëviz në hap me zhvillimet në ekonominë globale, ndërsa reforma e hapur tregtare është e nevojshme për ta kthyer rritjen dhe punësimin në periudhën pas Kovid-19, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian dhe eurokomesari për tregti, Vladis Dombrovskis pas takimit të sotëm në Bruksel. Maqedonia e Veriut është një mbështetëse e fortë e sistemit tregtar multilateral të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), i cili mundëson siguri më të madhe në marrëdhëniet tregtare, veçanërisht për vendet e vogla, dhe kontribuon në promovimin e tregtisë së hapur, rritjen ekonomike globale dhe…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me homologun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme Jepe Kofod. Temë kryesore e bisedës ishin perspektivat evropiane dhe pritjet e shtetit tonë- zbatimi i vendimit nga marsi i vitit të kaluar, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare. Në këtë drejtim, Ministri Osmani përshëndeti përpjekjet e Danimarkës për ruajtjen e dinamikës në procesin e zgjerimit të BE-së, sipas kritereve të vendosura dhe falënderoi për mbështetjen e tyre parimore për ambiciet euro-atlantike dhe evropiane të Republikës së…

Lexo më Shumë

Qeveria pas analizave të thella dhe debateve, si dhe në konsultime me institucione vendore dhe ndërkombëtare, vlerëson se janë të pranueshme pjesa më e madhe e kërkesave të mediave dhe punonjësve të mediave, që kanë të bëjnë me reformat e paralajmëruara në media – kanë thënë burime të Qeverisë për Agjencinë e Lajmeve MIA. Pakoja e reformave në media, kryesisht ka të bëjë me pranimin e një pjese të kërkesave të mediave dhe shoqatave në pjesën e ndryshimeve ligjore të Nenit 102 të Ligjit për Audio dhe Shërbime Audiovizuele, me të cilët mundësohen që për projekte të interesit publik, Qeveria…

Lexo më Shumë

Këshilli për Etikë në Media (KEMM), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, shpall konkurs për storiet më të mira gazetareske lidhur me raportimin mbi grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara në shoqëri gjatë pandemisë së koronavirusit (Covid-19). Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë që botuan storiet e tyre gjatë periudhës nga 1 maj 2020 deri më 1 maj 2021. Kriteret për çmimet do të përfshijnë vërtetësinë, analizën, nivelin në të cilën raportimi i shërben interesit më të gjerë publik, si dhe pajtueshmërinë me standardet më të larta etike në gazetari. Raportimet…

Lexo më Shumë

Është rikthyer sërish bojkoti në disa shkolla fillore dhe të mesme në shenjë revolte kundër digjitalizimit të teksteve shkollore dhe mësimit në distancë. Nga grupi prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” thonë se bojkoti do të jetë në fuqi derisa nuk realizohet takim me ministren e Arsimit, Milla Carovska. “Bojkot kishte por sërish u ballafaquam me presione dhe kërcënime nga mësimdhënës dhe drejtorë sepse nuk kemi mendime të njejta. Kjo për shkak se arsimi është i partizuar. Është përqindje e madhe e prindërve dhe nxënësve që bojkotojnë, kjo do të vazhdojë derisa nuk marrim ftesë konkrete për takim më…

Lexo më Shumë

Në Greqi do mund të udhëtojnë edhe ata qytetarë që kanë marrë ose do të vaksinohen me vaksinën ruse ose kineze. Ministria e jashtme e Greqisë njoftoi zyrtarisht se nga 14 maj, përveç turistëve të huaj që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, në Greqi do mund të hyjnë dhe të qëndrojnë njerëz që kanë certifikatë në formën e një pasaporte vaksinimi ose certifikatë që kanë marrë vaksinë ruse ose kineze. Turistët që nuk janë të vaksinuar për hyrje në Greqi do kenë nevojë për PCR test negativ, jo më i vjetër se 72 orë.…

Lexo më Shumë

Qeveria konsideron se shumica e kërkesave të mediave dhe punonjësve mediatik, lidhur me reformat e paralajmëruara në media, në pjesën e ndryshimeve në Ligjin për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale janë të pranueshme. Ato do t’i mundësojnë Qeverisë që të zhvillojë një fushatë edukative dhe informuese për projekte me interes publik përmes radiodifuzerëve. Për Qeverinë, janë të pranueshme kërkesat për krijimin e një fondi të pavarur me një shumë prej 1.5 deri 2.5 milion euro në vit, për gazetari hulumtuese dhe për produksionin e përmbajtjes mediatike, me interes publik. Nga Qeveria deklarojnë se do të aplikohen mekanizmat më të rreptë të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë këto ditë po zbaton disa masa specifike për rend më të madh të trafikut në qytet, si dhe për të luftuar zhurmën gjatë mbrëmjeve, të shkaktuara nga mjetet motorike informon Tetovasot . Gjatë fundjavës së kaluar janë konfiskuar 5 automjete për tu kryer kontroll teknik, pasi që është përcaktuar se automjetet kanë qenë të modifikuara dukshëm dhe se të njëjtat kanë qenë të përgatitura për të ashtuquajturat gara “të egra” në orët e vona të mbrëmjes. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë u kujton pronarëve të automjeteve…

Lexo më Shumë

Rreth 15 mijë qytetarë nga i gjithë rajoni Jugperëndimor i vendit janë paraqitur për t’u vaksinuar në Ohër. Në këtë qytet sot filloi imunizimi me vaksina kineze për banorët e Ohrit, Strugës, Kërçovës, Dibrës, Resnjës, Vevçanit dhe Debërcës, ku gjithsej jetojnë rreth 310,000 qytetarë. Autoritetet nuk e dinë se cila është arsyeja e interesimit të vogël të qytetarëve. Mendoj se do duhet pak kohë. Njerëzit do ta kuptojnë që vaksinimi është e vetmja gjë që mund të bëjmë për ta mposhtur këtë pandemi. I vetmi ilaç për këtë virus është vaksina. Nuk ka vaksina të mira dhe të këqija,…

Lexo më Shumë

Pas zbatimit të një hetimi gjithëpërfshirës, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti një akuzë kundër ish kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) O.D., tre punonjësve të KSHZ-së dhe një menaxheri të një operatori ekonomik. Të pandehurit akuzohen për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 i Kodit Penal. Sipas Akuzës vepra penale është kryer gjatë dy prokurimeve publike gjatë të cilave të akuzuarit kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 1 312 409.00 MKD.

Lexo më Shumë

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të dizelit do të shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa çmimet e benzinës mbeten të njëjta. Sipas këtij vendimi të KRRE-së, çmimi me pakicë për 1 litër euro Super BS-95 do të kushtoj 67,00 denarë, derisa një litër Euro Super BS-98 do të kushtoj 69,00 denarë për litër. Ndërkaq çmimi i një litër Euro-dizel do të ndryshoj, 59,00 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë do të shitet për 58,50 den për litër.

Lexo më Shumë