Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useini ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të këtij forumi. Njëkohësisht Useini ka informuar se ka dhënë dorë edhe nga të gjitha funksionet që ka pasur në Lëvizjen Besa. “Prej sot unë – Liridon Useini – jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozicionet e Lëvizjes Besa: nga pozita e drejtuesit të Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, nga pozita e anëtarit të Kryesisë Qendrore të Besës dhe nga çdo organ apo komision i kësaj partie. Arsyeja e dorëheqjes është për shkak se siç thotë ai Lëvizja Besa është shndërruar tashmë në…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpasnka sot kishte takim me përfaqësuese të nënave që janë në pushim lehonie. Në takim u bisedua edhe për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe si dhe për nevojën që komuna dhe drejtorët e çerdheve ta udhëheqin procesin e regjistrimit në çerdhe në mënyrë që të mundësohet shfrytëzimi i plotë i kapacitetit të çerdheve. Shahpsnka njoftoi se MPPS po e ndjek gjendjen me pandeminë në çerdhe dhe se analiza tregon se çerdhet janë të sigurta dhe se nuk ka bartje të brendshme të virusit. Sipas saj, sipas informacioneve të deritashme numri i fëmijëve të…
Në rrugën nga e ashtuquajtura Metropol në fshatin Peshtani të Ohrit, respektivisht në bregun e Liqenit të Ohrit në këtë pjesë ka nisur rrënimi i platformave dhe objekteve tashmë të ndërtuara në këtë pjesë, transmeton Alsat. Aksioni i sotëm është pjesë e inciativës së Komunës së Ohrit për rrënimin objekteve pa leje në bregun e Liqenit.
Dje në orën 17:50, 45-vjeçari Q.A. nga Prshevca e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth një muaj më herët djali i tij i mitur në njërën nga rrugët e fshatiti ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa të mitur, bashkëfshatarë të tij dhe pastaj është regjistruar një video e këtij sulmi e cila është publikuar nëpër rrjetet sociale informon Tetovasot . Merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të çështjes, me ç’rast kundër personave përfshirë në këtë sulm, do të përgaditen parashtresa adekuate.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:05, në një rrugë lokale mbi fshatin Kamnjan të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë gjatë një kontrolli të kryer, kanë gjetë dy thasë me marijuanë informon Tetovasot . Është kryer inspektimi në vendin e lartëpërmendur, kurse droga e gjetur është fotodokumentuar dhe marrë për ekspertizë. Rasti është duke u sqaruar.Ts
Shtetet e Bashkuara u japin mbështetje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t’i ndihmojnë Maqedonisë dhe Bullgarisë që më lehtë të arrijnë zgjidhje. Kështu u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, duke komentuar ofertën e Austrisë të ndërmjetësojë midis dy vendeve në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, transmeton Portalb.mk. “Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të përmbushin detyra të vështira, të bëjnë kompromise dhe të gjejnë zgjidhje. Ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta bëjnë të njëjtën përmes negociimit të mosmarrëveshjeve të tyre…
Sot (5 maj 2021) në moshën 69-vjeçare është ndarë nga jeta profesori i njohur i lëndës së Gjeografisë nga Kumanova, Mustafë Bediu, përcjell News-TV. Ai ishte një profesor i rrallë, me më shumë se katër dekada në arsim, duke punuar nëpër të gjitha shkollat e mesme të Kumanovës. Profesor Mustafë Bediu në vitet e 87/88 së bashku me disa profesorë të tjerë ka qenë i diferencuar politikë, për shkak të kërkesave të tyre për mësim në gjuhën shqipe. Në atë kohë, profesor Bediu punonte në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Profesorë Mustafën do të kujtojmë si një personalitet të…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se vaksinimi masiv në vend pritet të vazhdojë me vaksinat Pfizer dhe Sinopharm, transmeton Alsat. “Rreth 10 mijë vaksina Pfizer do të arrijnë çdo të hënë, rreth 50 mijë vetëm në muajin maj. Më tej, diku rreth 15 ose 14 maj do të vijnë vaksinat shtesë të Sinopharm që janë donacion nga Kina. Kjo do të jetë numër i mjaftueshëm që të vazhdohet procesi i vaksinimit”, tha mes tjerash Filipçe. Filipçe komentoi edhe ditën e parë të vaksinimit masiv në vend. Sipas tij ditëve në vijim do të…
Kryeministri Zoran Zaev, hedh poshtë zërat për formimin e një partie të re nga ana e ish liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovskit me personat e pa kënaqur nga LSDM-ja aktuale. Zaev ka theksuar se kjo gjë nuk është e vërtetë. “Cërvenkovski nuk mund të jetë diçka tjetër përveç se LSDM dhe kjo është e qartë për të gjithë. Nuk besoj në tregime të tilla që po qarkullojnë në opinionin publik se kryetari Branko Cërvenkovski do të formojë parti të re. Kjo nuk është e vërtetë, por defintivisht duhet ta pyesni kryetarin Cërvenkovski, u shpreh Zaev gjatë vizitës së tij në…
Edhe për hyrje në Austri nuk do të ketë kufizim në llojin e vaksinave kundër kovid-19, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit me ministren federale për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë Caroline Edstadler. Ai tha se certifikatat që qytetarët duhet të marrin pasi të marrin dy vaksina për lëvizje pa pengesa përtej kufijve do t’i nënshtrohen marrëveshjes së ndërsjellë midis dy vendeve, transmeton Portalb.mk. Dje nga Austria erdhi sasia e parë e vaksinave nga “Pfizer”, gjithsej 4.860 doza përmes Ekipit të Evropës, deri në fund të majit priten gjithsej 19.890 doza, ndërsa deri në fund të gushtit…
Sapo kanë dalë nga shtypi dy tituj të rinj, produkt i aktivitetit botues të Fondacionit “ALSAR”. Për lexuesin vjen një tjetër libër i Pashko Vasës, “Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut”. Fondacioni “ALSAR”, që më herët ka botuar dy vepra të tjera të atdhetarit të njohur, e sjell këtë libër me një përkthim të ri. I botuar në vitin 1865 në Stamboll, si një përmbledhje kujtimesh dhe përvojash të autorit gjatë qëndrimit në vendin ballkanik, libri njeh dhe një botim tjetër në shqip vite më parë nga një shtëpi botuese në Tiranë. Por botimi i “ALSAR”-it ka dy…
Partia Demokratike në shtator do të shkojë në parlament. Vendimin e ka bërë publik kryetari i PD Lulzim Basha i cili ka shuar çdo dilemë për aksionin e opozitës duke theksuar se 59 deputetët demokratë do të jenë në çdo seancë për të zhvilluar betejën për zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare. “Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve.” Në daljen e parë publike pas përfundimit të procesit të numërimit Basha është kujdesur të mos përmendë në…

