Një javë pas dorëzimit të tekstit, Ministria e Brendshme akoma nuk e ka shqyrtuar draftin e Ligjit për shtetësi të propozuar nga ASH-AAA. Nga MPB vonesat i arsyetojnë me ditët festive, ndërsa thonë se pas shqyrtimit të tekstit nga ekspertët, i njëjti do t’i dorëzohet Qeverisë. Të panjohura për publikun vazhdojnë të mbeten dallimet që sipas kryeministrit Zoran Zaev në tekstin e ligjit nuk korrespondojnë me marrëveshjen verbale nga takimi i fundit Zaev-Sela-Gashi. – Advertisements – Burimet nga dyja grupet negociuese mes opozitës shqiptare dhe Qeverisë bëjnë të ditur se dallimet në çështjet teknike apo përmbajtjesorë nuk mund ta kthejnë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev, sot përmes profilit të tij në FB ka shkruar në shenjë respekti për 118 vjetorit të rënies së Goce Dellçevit. Zaev ka shkruar se veprimtaria e Goce Dellçevit është sinonim për historinë maqedonase. “Sot në ditën e humbjes së revolucionerit maqedonas Goce Dellçev, e festojmë si inspirator dhe apostoll i organizimit revulucionarë maqedonas që luftoi për realizimin e idesë historike për të drejtën që Maqenasit ta realizojnë ëndërën shekullore për shtetin e tyre të pavarur.”, ka shkruar Zoran Zaev, përcjellë TOP24. “Emri dhe veprimtaria e Goce Dellçevit janë të ngjitura me historinë maqedonase si sinonim i një…
Sadulla Duraku njihet si njeri i cili për të ruajtur pushtetin dinë mirë të luaj lojra politike. Ai nga këto lojra ka arritur që për 20 vite gjithë aktivitetin e partis së tij në Likovë ta përkthej në pushtet për veten, duke marr gjitha pozitat e mundshme dhe duke caktuar njerëz te tij besnik në pozitat e tjera. Me një fjalë, ai për 20 vite është një lloj monarku i Likovës duke kontrolluar gjithcka. Pas dy mandateve të dështuara në krye të komunës dhe duke e ditur se i ka ardhur tashmë fundi i tij politik ai bëri një grackë…
Policia ka privuar nga liria Blerim Ahmedin, organizatorin e protestës së sotme te presidenca. Siç tha Ahmedi për Lajm, policia është duke e derguar në stacionin policor Beko, për shkak të djegies së fotografive të Stevo Pendarovskit, Zoran Zaevit, Hristijan Mickovskit dhe Ali Ahmetit. Protesta u organizua për shkak të vlerësimit të presidentit Pendarovski se autorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit nuk janë terroristë.
Ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Mahi Nesimi, sot në Gjykatën Civile në Shkup, parashtroi padi kundër Maqedonisë së Veriut, sepse, siç tha, është dëmtuar shumë me vendimin e Komisionit për Verifikim të Fakteve. Pas seancës së parë gjyqësore në Gjykatën Civile, Nesimi theksoi se me vendimin e Gjykatës Administrative, ai është shpallur i pafajshëm dhe në bazë të kësaj sot ka dorëzuar padi për kompensim të dëmit të shkaktuar. “Nuk dua të them asgjë, nuk dua të prejudikoj asgjë, siç nuk thosha as gjatë 7-8 viteve të gjykimit në Gjykatën Administrative. Unë kërkova një dëmshpërblim të arsyeshëm duke…
Gjithsej 1.068 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus po mjekohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete tjera. Ka rreth 745 shtretër të lirë në kovid-qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 446 persona të dyshimtë dhe të infektuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në përkrahje me oksigjen. Në kovid-qendrat në spitalet në qytete tjera, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur se po mjekohen…
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 446 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 5 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 11 pranime të pacientëve, 6 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle nuk ka pasur pranime, 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 0 në Institutin për Mjekësi…
Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të shqyrtoj propozimin e Shtabit të krizës për shkurtimin e orës policore, gjegjësisht ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në ora 05 të ditës së nesërme. Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar që objektet hotelierike me mysafirë vetëm në pjesën e jashtme, terraca, të punojnë deri në ora 22:30. Këto propozime në rast së miratohen nga Qeveria, pritet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.
Të dielën (2 maj), policia turke në Antali ka ndërpre një aheng të “facave të njohura maqedonase”, shumica pjesë e shou bizit dhe mediumeve, shkruan PlusInfo. Mysafirët atje i ka dërguar një agjenci turistike nga Shkupi, e cila çdo vit organizon aranzhmane në Turqi, transmeton gazeta Lajm. Ende nuk është vendosur nëse mysafirët do të dënohen, pasi Turqia deri më 17 maj ka vendosur karantinë të rreptë në mbarë vendin. Për këtë arsye, ahengu i “facave” nga Shkupi është bë hit në rrjetet sociale me miliona shikime, kurse për të kanë raportuar edhe mediumet turke.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje vozitësve të trotinetëve elektronikë që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për shkak të sigurisë së tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Për shkak të pranisë më të madhe të trotinetëve elektronikë nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve të tjera. KRSKRR njofton se me këtë mjet transporti mund të voziten personat mbi 14 vjet dhe këto trotinetë janë të ndaluar të përdoren në rrugë. “Vozitësi duhet të drejtojë trotinetin elektronik në rrugë për biçikleta, dhe nëse nuk ka rrugë të tilla, duhet të përdorë vendin për këmbësore. Në rrugën për…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë në emisionin “Klan Debat” ka shpalosur detaje nga ngërçi rreth ligjit për shtetësi. Ai tha se Qeveria kundërshton propozimin e tyre që aplikuesit përveç gjuhës maqedonase, të kenë mundësi që të fitojnë shtetësinë edhe me gjuhën shqipe. Në këto bisedime, Sela tha se nuk ka mbështetjen e partive shqiptare në Qeveri. “Fatkeqësisht partnerët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë, të paktën nuk e kundërshtojnë kryeministrin kur unë bëj betejë për gjuhën, te ai neni 7 pika e gjashtë të Ligjit për nënshtetësi në të cilën tani thotë se aplikuesit që e marrin…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik. “Zjarri në Galiçnik u shua shpejt, nuk u zgjerua nëpër fshat. Banorët, mysafirët dhe objektet nuk ishin në rrezik. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e zjarrit”, tha Angellov. Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që zgara të jetë arsyeja e zjarrit. Sipas tij, era e fuqishme ka krijuar më shumë panik. “Rrallë ndodh një erë e fuqishme, zjarri ishte në drejtim të fshatit dhe kishte rrezik real…

