Sot në zyrat e shoqatës SOS-VITA në Shkup janë dorëzuar donacioni prej 10 karrocave elektrike për 10 anëtarët e kësaj shoqate.
Në vijim pason njoftimi nga kjo shoqatë:
Elhamdulilah ,Elhamdulilah…
Falenderimi i takon Allahut fuqiplotë për çdo mirësi.
Sot është ditë Bajrami,ditë feste përnesi shoqatë dhe për 10 anëtarët e kësaj shoqate.
Ashtu siç filluam akcionin humanitar në Muajin e Bekuar të Ramazanit elhamdulilah elhamdulilah 10 karroca elektrike që ju mundësua 10 anëtarëve tonë.
Në këtë rast dua t’a falenderoj donatorin kryesorë të këtij aktiviteti, përfaqësuesin e HalkBank në Maqedoni dr. Bilal Sucubaş që i dhuroi 5 karroca elektrrike si HalkBank.
Zoti i shperbleftë dhe donatorët tjerë që deshtën të jenë anonim gjithësej të bëhen 10 karroca elektrrike. Së shpejti do të shpërndahen nëpër komuna të ndryshme të vendit tonë.
Ne jemi shoqatë që jemi themeluar pikërisht për këto raste,për të qenë një jetë më e mirë për personat me nevoja të veçanta. Pikërisht ka ardhur koha që t’iu dalim në ndihmë këtyre personave!
Personat me nevoja të veçanta janë të veçantë,kur ka thënë Zoti kë e dua e sprovoj, e pse njerëzit mos me na dasht, pse institucionet mos të na duan.
“Erdhi koha dhe erdhi koha, NE JEMI TË VEÇANTË KËTË T’A DINI”!






