Gjermania dhe Sllovakia po përpiqen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, e bëri publike në Tuiter ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot dhe ministri sllovak i Punëve të Jashtme Ivan Korçok. “Gjermania e mbështet qëllimin e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Rot në përgjigje të deklaratës së Komisionerit për zgjerim…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, morën mbështetje për hapjen e negociatave për anëtarësim nga ministrat e punëve të jashtme të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G-7), të cilët e konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, rimëkëmbje ekonomike dhe perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim kryesor në paqe dhe stabilitet. Në deklaratën e përbashkët, ministrat e mbështetën hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe zbatimin e një agjende reformash në lidhje me bisedimet e pranimit në BE me Malin e Zi dhe Serbinë, thuhet në…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festat, 13 maj 2021 (e enjte), Dita e parë e Ramazan Bajramit, është një ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me këtë rast uron qytetarët e komunitetit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës së djeshme diku në ora 17:30 në vendkalimin “Bllacë e Poshtme”, është privuar nga liria 37 vjeçari D.M. nga Belgjika për shkak se është gjendur në listë me masën “arresto”, me kërkesë të Interpolit. Ai është dërguar në stacionin policor Mirkovci për procedurë të mëtejme.
Vaksinimi kundër Kovid-19 po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në vend. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa aktualisht të regjistruar përmes ueb-platformës vakcinacija.mk janë mbi 256.346 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në pikat e vaksinimit në vend përfundimisht me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 84.312 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.135 qytetarë, ndërsa janë vaksinuar gjithsej 12.606 qytetarë. Në vend, gjithsej janë vaksinuar dhe rivaksinuar 104.962 qytetarë, ndërsa dy doza kanë marrë 20.650 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 28 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën…
Sot pasdite, diku rreth orës 15:00 Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski do të presë në takim kryetarin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në këtë takim siç është paralajmëruar nga Kabineti i presidentit do të bisedohet për ngjarjet e 27 prillit dhe për situatën aktuale politike në vend. Pas takimit presidenti Pendarovski do të deklarohet për media.
Edhe njëri prej të akuzuarve në rastin “Pasaporta” Shemsedin Jashari pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai u dënua me 1 vjet e 7 muaj burg. Rasti ka të bë me dhënien ilegale të pasaportave shtetasve të huaj për rastin “Sozia”, raporton TV21. Në këtë rast të akuzuar janë 11 persona, prej të cilëve dhjetë të punësuar në Departamentin për Punë Administrative në MPB akuzohen se e kanë kryer veprën penale keqpërdorim të vazhduar të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa një person është akuzuar për nxitje. Nga gjithsej 11 të akuzuar 7 prej tyre e kanë pranuar fajin ndërsa…
“Prej sot ora policore do të filloj prej orës 23 dhe do të zgjas deri në ora 5 të mëngjesit. Objektet hotilerike do të jenë të hapura deri në ora 22:30. Qytetarët kafenenë mund ta pinë vetëm në veranda me katër persona në një tavolinë”. Vendimi për shkurtimin për orës policore nuk është aspak politik, por është marrë për shkak të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike në vend, thotë ministri i shëndetësisë Filipçe. “Gjatë ditëve në vijim ose në javën e ardhshme nëse vazhdojmë të kemi rënie të infektuarve të ri, do të ketë edhe zbutje shtesë të masave restriktive”, tha…
A janë të përgatitur financiarisht nxënësit për sfidën e digjitalizimit të procesit arsimor, a do të paraqiten dallime klasore mes nxënësve, a është i gatshëm kuadri arsimor dhe si do të ndikojë në aspektin shëndetësorë digjitalizimi në shqisën e shikimit te fëmijët? Këto janë një pjesë e pyetjeve për të cilat biseduam me ministren e arsimit, Milla Carovska, në emisionin 10 minuta në TV21. Carovska thotë se sistem bashkëkohorë nuk ekziston askund në botë, por reforma patjetër të ketë. TV21: Nuk ka prind i cili nuk dëshiron që fëmijët e tij të mësojnë në kushte bashkëkohore. Por, nëse marrim parasysh…
Kabineti i presidentit presidentit vërtetuan se Stevo Pendarovski dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski të premten do të takohen pa dhënë informacione të detajizuara se për çfarë do të bisedohet. Takimi, siç tha Mickoski, dhe më pas e vërtetoi Pendarovski, është me kërkesë nga kreu i OBRM-PDUKM-së dhe se do të bisedohet për disa tema aktuale. Mickoski në brifing me gazetarët tha se një nga temat është rigjykimi i të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit. Mickoski po ashtu tha se nuk kërkon amnisti për të akuzuarit, por mundësi për gjykim fer për shkak se janë dënuar për terrorizëm, dhe…
T’i zgjatësh dorën familjeve në nevojë është humanizëm dhe mirësi. I këtillë quhet edhe iftari në Qendër të Kërçovës, organizim ky i cili ka filluar që nga dita e parë e muajit të Ramazanit dhe do të vazhdojë deri në ditën e fundit të tij. Qëllimi i këtij organizimi është tu zgjatet dora familjeve në nevojë që edhe ato të kenë një sofër të begatshme. Iniciativën e filluan një grup të rinjsh po që më vonë kjo u zgjerua, fal afaristëve të vendit dhe mërgimtarëve të cilët çdo herë janë aty kur bëhet fjalë për Kërçovën. “Ishte kënaqësi shpirtërore që…
Pas qëndrimit të djeshëm të eurokomisarit Oliver Varheji se Maqedonia duhet t’i zgjidhë çështjet e hapura me Bullgarinë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se negociatat do të vazhdojnë. Por për shkak të pamundësisë që Sofja të formojë qeveri, tha se për t’u vazhduar negociatat këtë do ta bëjnë edhe me qeverinë teknike, përkatësisht me qeverinë kalimtare të Bullgarisë. “Shpresoj se edhe pse Bullgaria logjikisht përsëri do të shkojë në zgjedhje parlamentare megjithatë mund të gjejmë zgjidhje me qeverinë e përkohshme e cila do të emërojë presidentin Radev. Unë thashë se problemi është irracional dhe se duhet të gjejmë zgjidhje, që është…

