Ministria e Ekonomisë informon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se që nga sot, 7 korrik (e mërkurë), thirrja publike për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojit tjetër të karburantit alternative në automjete është mbyllur informon Tetovasot .
Sipas thirrjes publike që u shpall më 7 qershor, të gjithë qytetarët që do të instalojnë këtë lloj pajisje në automjetet e tyre do të mund të ushtrojnë të drejtën e kompensimit prej 50 përqind të mjeteve për instalimin e pajisjes me gaz, por jo më shumë se 18 000 denarë përkatësisht 300 euro.
Për të fituar subvencione, pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, duhet të blejnë dhe instalojnë pajisje për shtytjen e GLN, metanit ose karburantit tjetër alternativ në automjete, pas ditës së shpalljes së Thirrjes Publike, në ndonjë nga kompanitë që shesin dhe instalojnë pajisje të tilla.
Thirrja publike ishte parashikuar të zgjaste 60 ditë nga dita e shpalljes.
Që nga shpallja e thirrjes publike e deri më sot, janë pranuar 670 kërkesa, e në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për realizimin e kësaj mase parashikohen gjithsej 11,000,000 denarë për rreth 610 aplikantë.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Jensen Huang në Nvidia
- Gërçeci mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku



