Në pyetje se pse në Maqedoninë e Veriut nuk hapen pikat e vaksinimit pa paraqitje për vaksinim dhe nëse do të jepen shpërblime për ata që do të vendosin të vaksinohen, siç po e praktikon Serbia, ministri Filipçe me përgjigje: “Tani nuk planifikohet një gjë e tillë dhe për këtë jemi në fazën ku duhet të apelojmë te qytetarët që të regjistrohen. Sidoqoftë, sasia e vaksinave në Serbi është shumë më e madhe. Besoj se kjo do të ndryshoj edhe tek ne dhe atëherë mund të hapen pika të tilla”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Author: Hamdi Kumanova
Sot shënuam 7-të Majin, Ditën e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Disiplina e të gjithë pjesëtarëve të MPB-së në realizimin e detyrave dhe obligimeve në ballafaqimin me armikun e padukshëm – pandeminë COVID-19 dhe posaçërisht në ruajtjen e jetës së njerëzve si një vlerë kryesore e çdo shoqërie, është një tregues kredibil për uniformat tona blu. Si zëvendësministër i brendshëm që nga marrja e mandatit jam angazhuar plotësisht për të përmirësuar edhe më tepër pozitën e shqiptarëve në këtë institucion, pasi që këtë e garanton edhe Ligji dhe Kushtetuta.
Problemet teknike kanë ngatërruar pikat e vaksinimit të qytetarëve. Përmes sistemit “Moj Termin” qytetarët kanë marrë orare të gabuara për imunizim, përkatësisht atyre iu janë caktuar termin në qytet tjetër edhe në rastet kur në qytetin e tyre ka pasur pikë vaksinimi. Ministri i Shëndetësisë tha se qytetarët të cilët janë shumë larg pikës së vaksinimit, mund të njëjtën ta marrin nëpër Shtëpitë e Shëndetit në qytetin ku jetojnë, por procesi do të shkojë më ngadalë deri në imunizim. Gjatë javës së ardhshme pritet të hapën pika vaksinimi edhe në Veles, Prilep dhe Strumicë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, edhe njëherë theksoi se restorantet e dasmave mund të hapen në fund të muajit maj. Bekteshi mes tjerash tha se Qeveria me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, miraton masa lehtësuese. “Dmth unë kam thanë se sa u përket restoranteve për dasma ata do të fillojnë të punojnë gjatë fundit të muajit maj nëse me Komisionin për Sëmundje Infektive caktohet se numri i të infektuarve po bie. Këtu është edhe ministri i Shëndetësisë dhe çdo javë miratojmë masa relaksuese sa iu përket masave restriktive që janë të propozuar nga ana e komisionit”, u shpreh Bekteshi.
Edhe pse mbishkrimet nëpër tabela duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe në ato vendbanime ku popullata është mbi 20 për qind shqiptare, në Maqedoninë e Veriut ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk respektohet dhe nuk përfillet. Rast i këtillë është edhe territori në Komunën e Jegunocit, respektivisht në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë. Edhe pse në këtë komunë rreth 40 për qind e popullatës janë shqiptarë, megjithatë gjuha shqipe nëpër tabela nuk figuron aspak. Tabelat që janë në këtë pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut janë në gjuhën maqedonase me shkronja cirilike dhe latine, por jo edhe në gjuhën…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti mbështet rigjykimin për 27 prillin. Ahmeti përsërit qëndrimin se më 27 prill nuk ka pasur akt terrorist, por dhunë se sulm ndaj deputetëve, liderëve politik dhe gazetarëve. Ai i bën thirrje organeve të drejtësisë ta zbërthejnë dhunën e përgjakshme në Kuvend. “Unë mendoj se këto ngjarje janë të dhimbshme. Është ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të popullit, është ushtruar brutalitet por jo edhe vlerësimi akte terroriste. Dihet se cilat janë aktet terroriste dhe çfarë kualifikimi është akti terrorist. Mendoj që organet e drejtësisë duhet ta zbërthejnë të tërë situatë sepse është tepër e komplikuar”, deklaroi Ali…
Nga 14 maj qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Greqi me PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë ose me vërtetim se janë vaksinuar kundër coronavirusit. Këtë e vërtetoi edhe ministri Filipçe. Këto informacione ia ka dhënë ministri grek për Turizëm, Haris Teogaris në bisedën e fundit telefonike që e kanë pasur javën e kaluar. Momentalisht nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të jetë në grupin e vendeve ku shtetasve do t’u lejohet hyrje në Greqi edhe me test të shpejtë negativ. Filipçe tha se për këtë pret vendim nga Qeveria greke.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se tani dhe në periudhën që pason vendi do të ketë në dispozicion më tepër vaksina me ç’rast do të rritet edhe numri i personave të vaksinuar. Ai tha me rëndësi është që sistemi është duke funksionuar dhe se mundë të bëhen edhe mbi 10 mijë vaksinime në ditë. “Kjo do të thotë se deri në fund të verës, në përputhje me atë se sa vaksina do të kemi në dispozicion mund të kemi një përqindje serioze të popullatës të vaksinuar. Dhe me këtë të arrihet përqindja e dëshiruar për të fituar imunitetin…
Kryeministri Zoran Zaev ka përshëndetur dialogun mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kreut të opozitës Hristijan Mickoski, por thekson se nuk pret asgjë lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Nuk pres asgjë. Është mirë që ka dialog. Dialogu mund të sjell rezultate. Por sa i përket çështjes së 27 prillit nuk pres asgjë konkrete. Nuk mundet që presidenti i shtetit të falë ose amnistoj ngjarje të cilët ndërlidhen me kërcënimin terrorist të rendit kushtetues. Por nga dialogu nuk ka humbje”, tha Zaev.
Në kohën kur, si pasojë e rritjes së çmimeve qytetarët mezi mbushin barkun me bukë dhe kur ende mungojnë vaksinat për imunizimin e popullatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Ekonomisë, me një tender prej 220.000 eurosh po bëhet gati gjoja t’i sponsorizojë mediat, më saktë internet-portalet me video-spote për promovimin e turizmit, gjithë kjo në kulmin e pandemisë. Është tejet e çuditshme si në kohë pandemie dhe të një krize ekonomike, e cila po troket në derë, qeveria i jep prioritet një projekti si ky, por edhe më skandaloze është fakti se do të zgjidhet një kompani…
Duke ndjekur trendet më të reja të digjitalizimit të financave personale, IuteKredit Maqedoni lansoi aplikacionin mobil MyIute i cili mundëson cilësi të lartë të përdoruesit dhe akces në financa 24/7. Me këtë e lehtësojmë mënyrën e aplikimit për kredi sepse tani kemi zgjidhje të plotë digjitale e cila mundëson më shpejtë të arrini në mjetet financiare të nevojshme vetëm me disa klikime nga celulari juaj. Prej tani MyIute shfrytëzuesit do mundet shpejtë dhe lehtë të aplikojnë për kredi,të bashkangjesin gjitha dokumenetet e duhura online dhe në të njejtin moment të marrin paratë në llogaritë e tyre. E gjitha kjo mund…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ishte i pranishëm në vendosjen e gur themelit të investimit të ri të kompanisë LEAR dhe NORMAK në Zonën teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut qysh në shtator të vitit të kaluar ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesve privat LEAR dhe NORMAK në këtë zonë të lirë ekonomike. Grubi me këtë rast ka theksuar rëndësinë e këtij investimi që pritet të siguron mbi 1.500 punësime nga të cilat do të përfitojnë banorët e Tetovës dhe rrethinës.…

