Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror. Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për…
Author: Hamdi Kumanova
Shteti nuk do t’ua mbulojë financiarisht trajtimin mjekësor për Kovid-19, qytetarëve të cilët do të refuzojnë të vaksinohen. Ky është njëri nga opsionet që autoritetet shëndetësore do ta shqyrtojnë, e që është e mundur të vendoset nga muaji shtator. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se deri atëherë theksi do të jetë në fushatën mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës. Tani vendosim theks të fuqishëm në fushatën për rëndësinë e vaksinimit ja dhe vaksinimi në terren i cili do të fillojë të hënën. Theks të veçantë vendosim në komunën e Shuto Orizares, si dhe vendeve të tjera rurale nëpër qytete…
Kthimi eventual i masave shtrënguese do të shkaktojë rënie të ekonomisë në vend. Kompanitë po luftojnë me likuiditetin dhe ende po rimëkëmben nga mbyllja e parë vitin e kaluar, shprehen nga komuniteti i biznesit. “Shpresoj të mos kemi krizë më të madhe shëndetësore dhe të mos ketë sërish mbyllje sepse kompanitë janë dobësuar shumë dhe janë në gjendje të keqe. Një pjesë e tyre nuk kanë stabilitet financiar dhe kanë likuiditet të dobët. Nëse kemi ndonjë valë të re në vjeshtë, atëherë Qeveria duhet të mendojë për ndihmë të re financiare që kompanitë të mbahen në jetë”, tha Angell Dimitrov-…
Megjithëse Ligji për Trajtimin e Ndërtesave të Ndërtuara në mënyrë të Paligjshme, i miratuar gjatë qeverisjes së Gruevskit, zgjati 10 vjet, qeveria vendosi të zgjasë afatin. Ndryshimet përfshijnë kërkesat e qytetarëve për legalizim deri në vitin 2018, dhe që ende nuk kanë arritur të legalizojnë objektet që kanë ndërtuar deri në vitin 2011. Për disa deputetë, miratimi i këtij ligji nuk do ta ndryshojë imazhin e ndërtesave pa leje në vend. Pas 10 viteve të kësaj zgjidhje ligjore, vetë ligji nuk e arriti qëllimin për të cilin u miratua. Pas 10 vitesh, edhe ato ndërtesa ilegale të ndërtuara deri në…
Nga 1 tetori, studentët e rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin nga 2,400 denarë në muaj për racione të subvencionuara, për muajt kur janë në mësim. Për shoqatat e studentëve, kjo është një zgjidhje e mirë dhe thonë se këto të holla janë të rëndësishme si një mbështetje për buxhetin e studentëve, tha këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Dushan Tomshiq, në programin e mëngjesit në TV Sitel. “Ministria në mënyrë aktive përfshiu të rinjtë në krijimin e të gjitha zgjidhjeve që kanë…
Ministria e Drejtësisë ka demantuar informacionet se ka blerë “kafemat” në vlerë prej 1 milion euro. “Bëhet fjalë për një gabim në faqen e internetit të Birosë për prokurime publike, që u korrigjuar pas reagimit të Ministrisë. Ministria e Drejtësisë ka marrëveshje me firmën “Medikal marketing” për furnizim me kafe në vlerë prej 60.000 denar (pa TVSH). Kafemati për të cilin shkruhet kinse ka kushtuar mbi 1 milion euro është marrë nga firma e njejtë në shfrytëzim pa kompenzim, respektivisht Ministria nuk ka shpenzime për të dhe i njejti do të kthehet pasi të skadojë kontrata. Vlera nuk duhet të…
Një delegacion i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës më 30 qershor 2021 e vizitoi Institutin e Kriobiologjisë dhe Teknologjive Ushqimore me seli në Sofje të Republikës së Bullgarisë. Delegacioni i përbërë nga Dekani i FTUU-së Prof. Dr. Xhezahir Idrizi bashkë me dy profesorët e këtij fakulteti, Doc. Dr. Namik Durmishi dhe Prof. Dr. Ismail Ferati zhvilluan një takim pune me Drejtoreshën e Institutit të Kriobiologjisë dhe Teknologjisë Prof. Dr. Iliana Naçeva. Në këtë takim Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Prof. Dr. Xhezahir Idrizi fillimisht bëri një prezantim të shkurtër të…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.960 teste, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja me coronavirus. Në Shkup-5, Tetovë-4 dhe Manastir-1. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 5 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Sot është regjistruar një viktimë nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.770, numri i pacientëve të shëruar është 150.123, numri i vdekjeve është 5.487, ndërsa numri i rasteve aktive 160.
Për dokumente personale më së shumti pritet në Shkup, por periudha e pritjes do të zvogëlohet dukshëm, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pjesëmarrjen në “Brifingun e mëngjesit”. Ai tha se shërbimet janë duke punuar me orar pune të zgjatur si edhe gjatë fundjavave, me qëllim që qytetarët sa më parë t’i marrin pasaportat e tyre, patentë shoferët dhe letërnjoftimet. “Krahasuar me vitin e kaluar në muajin maj kemi pasur aplikime për rreth 31.500 dokumente udhëtimi dhe rreth 42 mijë për pasaporta në qershor. Tani mesatarisht në ditë paraqiten rreth tre mijë qytetarë dhe njëmijë paraqiten përmes…
“I dyshuari në shtëpinë e tij në Kumanovë, disa herë në periudhën nga muaji maj deri në muajin qershor të vitit 2021, ka kryer veprim përdhunues ndaj një fëmije, gjegjësisht ndaj vajzës së saj. Pastaj i ka incizuar veprimet me telefon dhe i ka shpërndarë në rrjetet sociale duke i bërë të pranueshme për më shumë persona”, informuan nga Prokuroria Publike në Kumanovë, transmeton Almakos. Për shkak të hetimit papengesa në procedurën penale, dhe për shkak të rrezikut nga ikja dhe përsëritjes së veprës penale, prokurori publik deri te Gjykatësi me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Kumanovë dërgoi një…
Sot (9 korrik) mbushen 24 vite nga ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit. Tradicionalisht, në këtë ditë përkujtohen dëshmorët Nazmi Saliu në Turçan të Vogël , Shpend Iseini nga Forina dhe Milaim Dauti nga Dobërdolli informon Tetovasot. Kujtojmë si sot, si para 24 viteve, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara godinës komunale për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit ndaj popullatës shqiptare. Më 27 Janar të vitit 1997, u ngrit flamuri kombëtar shqiptar, para godinës së komunës së Gostivarit. Por, vendimi…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se për momentin gjendja në vend është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa restriktive. “Lidhur me masat vlerësojmë se nuk ka nevojë, tani për tani gjendja është e qetë. Fokusi duhet të jetë në imunizimin e popullatës dhe jo në masat restriktive. Ne vitin e kaluar ishim të mbyllur dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet, nuk dëshirojmë të jetojmë të mbyllur. Ne po punojmë që valën tjetër ta presim të përgatitur”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

