Me 07.05.2021 në ora 14.40, I.K.(34) nga Shkupi ka lajmëruar se në rajonin e Gjorce Petrovit djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga disa adoleshent tjerë, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 07.05.2021 në ora 18.45 është lajmëruar se në Prilep, në bulevardin “Goce Dellcev”, vetura e ka goditur bicikletën të drejtuar nga një adoleshent nga Prilepi dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. Adoleshenti është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara në Spitalin e qytetit të Prilepit. Është kryer kontroll nga ekipi i Stacionit Policor në Prilep ku po punohet për zbardhjen e rastit. /Almakos/
Me 07.05.2021 në ora 12.50 në fshatin Gradec, nga zyrtarët policor të Njësitit në Galate është arrestuar D.G.(48) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për futjen ilegale në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për trafikim me mallra, transmeton Almakos. Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. /Almakos/
Me 07.05.2021 në ora 08.45 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kryerjes së kontrollit te U.M.N.(28) nga Republika e Turqisë, që ka drejtuar veturën e tipit “daf” me targa nacionale turke, është konstatuar se për mjetin shtesë ka pasur kartelë të gjelbër false, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët e Stacionit Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 07.05.2021 në ora 13.00 në rrugën “Vambel”, nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gazi Babë është arrestuar D.Xh.(32) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se rreth orës 12.40 duke u kërcënuar me armë ka vjedhur më shumë gjëra nga një shitore, transmeton Almakos. Ai është arrestuar, ndërsa prodhimet e vjedhura janë kthyer te pronari. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijoje padi adekuate penale./Almakos/
Me 07.05.2021 në ora 18.00, në Tetovë, në rrugën ‘Blagoja Toska”, nga zyrtarët policor nga SPB Tetovë janë arrestuar G.S.(34) dhe Xh.I.(26), dytë nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, transmeton Almakos. Tek to janë gjetur dhe konfiskuar më shumë lëndë për të cilat dyshohet se burimin e kanë nga vepra penale. Pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të vijoje padia adekuate penale. /Almakos/
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski pret që banorët e Shkupit të paguajnë ngrohje më lirë qendrore në sezonin e ardhshëm. “Sezoni aktual i ngrohjes sapo ka mbaruar dhe në fund të qershorit, si zakonisht, kompania “BEG furnizim” do të duhet të bëjë fatura shlyerjeje për të parë nëse faturat paradhënie të paguara nga konsumatorët do të ulen ose rriten. Sipas vëzhgimeve fillestare, llogaritë e shlyerjes do të zvogëlohen me një përqindje të caktuar, sepse temperaturat mesatare ishin pak më të larta se ato që përcaktoi KRRE-ja në vendimin e saj”, thotë Bislimoski. Gjithashtu shton se rreth 70 për qind e…
Avokati Asmir Alispahiq deklaroi për gazetën Lajm se sot e kanë nisur për në Strasbur ankesën për rastin “Almir Aliu”. Mbrojtja është e pakënaqur nga dënimi i ulët që i është shqiptuar të akuzuarit për këtë vrasje, Boban Iliq, por Edhe për dënimet që u janë shqiptuar familjarëve të Almirit të Vogël. “Sot sapo e nisëm ankesën për në Strasbur. Kemi përfshi të gjitha shkeljet që janë bë në këtë proces, kurse theksin e kemi vendosur te pabarazia e palëve para gjykatës”, deklaroi Alispahiq për gazetën Lajm. “Tani mbetet vendimi te Gjykata e Strasburit. Nuk ka afate të sakta se…
“Të pandalshëm” është motoja e shënimit të sivjetshëm të 8 Majit – Ditës botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Javës së Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut (8-15 maj 2021) dhe kjo del nga aktivitetet e kësaj organizate humanitare gjatë vitit të kaluar në ballafaqimin me pasojat nga pandemia globale. “Sllogani i festës të sivjetshme në masë të madhe ka të bëjë me përpjekjet e lëvizjes sonë që t’u përgjigjemi pasojave nga koronavirusi. Gjithë ajo që kanë bërë vullnetarët dhe shërbimet, ishte në funskion që t’u ndihmohet njerëzve më mirë të ballafaqohen me pandeminë”,…
Sindikata e policisë në Maqedoni protestoi nën moton “Për rendin, për drejtësinë, për disiplinën”, për shkak të, siç thonë ata, presionit mbi policinë, shpërndarjes ilegale, numrit të pamjaftueshëm të uniformave. Protesta filloi para zyrave të Bashkimit Evropian dhe përfundoi para qeverisë. Kryetari i Sindikatës së Policisë në Maqedoni paraprakisht njoftoi se ata do të paraqesin kërkesë me shkrim tek Qeveria dhe Kryeministri dhe pret që dikush do t’i shqyrtojë seriozisht kërkesat, dhe nëse kërkesat nuk shqyrtohen nga autoritetet, Kocevski tha se ata do të merrnin hapa më radikalë./Telegrafi/
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla von Der Leyen të hënën do ta takojë kryeministri e vendit Zoran Zaev. Nga selia e KE-së në Brukles kanë njoftuar se në fokus të takimit do të jenë paralajmërimet se Shkupi dhe Tirana mund të ndahen në procesin eurointegrues. Kjo deklaratë vjen, pasi eurokomisari për zgjerim, Oliver ka ripërsëritur qëndrimin, se në rast se nuk ka zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, është i mundur opsioni i ndarjes së Shkupit dhe Tiranës në procesin eurointegrues.
Vepra penale terrorizëm dhe vepra kërcënim terrorist i rendin kushtetues dhe sigurisë janë vepra të ndryshme dhe në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm, tha sot në emisionin “360 Gradë”, shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska. “Vepra penale terrorizëm dhe kjo vepër penale, rrezikimi terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë, kanë objekt krejtësisht të ndryshëm të mbrojtjes dhe veprimet e ekzekutimit janë shumë të ndryshme. Kështu që askush këtu nuk është i akuzuar për terrorizëm dhe askush nuk mban përgjegjësi për terrorizëm. Të akuzuar për terrorizëm ishin ato të…

