Author: Hamdi Kumanova

Me 09.07.2021 në ora 16.10 është lajmëruar se në Manastir në rrugën “Viena”, mopedi “aprilia” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.B.(31) nga Manastiri e ka goditur S.G.(64) nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident këmbësori është lënduar rëndë, ndërsa shoferi i mopedit është lënduar lehtë, lëndime të konstatuara nga Spitali i përgjithshëm në Manastir. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, po qëndrojnë në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit.Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci.Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi po qëndrojnë në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli.Vetë Ahmeti për T7 ka deklaruar se s’ka pasur dijeni për ardhjen e Veselit nga Haga.“Kam ardhur për ngushëllime tek një njeri i madh, nuk kam pasur dijeni se Kadri Veseli ka arritur në Kosovë”, ka thënë Ali Ahmeti për T7.

Lexo më Shumë

Me 09.07.2021 në ora 18.45 është lajmëruar se në rrugën Shtip-Kocani në afërsi të fshatit Krupishte ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “ford fokus” me targa nga Velesi e drejtuar nga E.G.(26) nga fshati Crnik, Pehcevë dhe veturës së tipit “mercedes” me targa nga Velesi, e drejtuar nga D.A.(37) nga Velesi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi E.G., lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shtip.

Lexo më Shumë

Kreu i qeverisë thotë se mbështet rezolutën e VMRO-së për vijat e kuqe me Bullgarinë, por se ajo duhet të pësojë disa ndryshime lidhur me formulimin e emrit të shtetit dhe disa çështje tjera që të ketë mbështetjen e të gjitha partive, përfshirë edhe BDI-në. Po bisedojmë për këtë, dhe gjithsesi se duhet të ndryshojë emri kushtetues dhe do të duhej të përcaktohen disa formalitete në vetë përmbajtjen e rezolutës që të mund të jetë e pranueshme për të gjithë. Me këtë, ne edhe njëherë do ti tregojmë Mickoskit që ka problemin me gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas, ja edhe…

Lexo më Shumë

Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos heqin dorë nga shprehia që mbeturinat t’i hedhin kudo dhe jo në kontejner. Posaçërisht, kontejnerët e ri të mbuluar me kapak thuajse janë boshe ndërsa rreth tyre grumbull mbeturinash. Ndërsa një pjesë e qytetarëve hedh mbeturina kudo, pjesa tjetër kritikon për nivelin e ulët të edukatës. “Unë i shoh, e hedh prej në ballkon e jo më në kontejner, i vjen më lehtë, i vjen mërzi të shkojë” .“Unë mendoj se ajo është edukatë familjare. Fëmija po edhe i rrituri na mungon kultura”. Gjithashtu, edhe mbetjet voluminoze hidhen në sipërfaqe të gjelbra dhe…

Lexo më Shumë

Shërbimet inspektoriale të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjatë tre ditëve kanë zbatuar kontrolle të jashtëzakonshme në Ohër, Strugë dhe Dojran nga ku janë përfshirë 89 operatorë dhe janë shpërbërë mbi 200 kilogramë ushqim i pasigurt. Kontrollet janë zbatuar në hotele, restorante, piceri, ëmbëltore, byrektore, bukëpjekës, hamburgeri, qebaptore, kafene, markete dhe në objekte tjera ku ka dendësi të turistëve, ndërsa kontrolle ka edhe në objektet më të vogla. Sipas njoftimit të AUV, për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar masa edhe atë 15 urdhra për heqjen e produkteve, dy ndalesa për punë, 22 masa për edukim të operatorëve dhe 14 dënime…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe BDI të mos gjejnë arsyetime dhe ta mbështesin Rezolutën, ndërsa Xhaferi në vend se të sqarohet, sipas OBRM-PDUKM-së, duhet të largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit. “Pa miratimin e Rezolutës, Zaev nuk duhet të bisedojë me Bullgarinë. Ai tashmë paralajmëron se nëpër procedurë kuvendare do ta pengojë Rezolutën, dhe me këtë do ta dëmtojë Maqedoninë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, kjo qeveri nuk din asgjë përveç se të punojë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “Përgjigja se Talat Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën, por se duhet të sqarohet…

Lexo më Shumë

Kërste Bllazheski, pronar i një hoteli në Strugë, është një nga hotelierët e shumtë që po përballen me mungesë të kuadrit të kualifikuar, të nevojshëm për veprimtarinë e tyre në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë. Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, mosinteresimi i të rinjve për arsimim në drejtimet profesionale, por edhe largimi i të tjerëve jashtë Maqedonisë së Veriut kanë bërë që shumë biznese të përballen me mungesë të punëtorëve profesionalë. Bllazheski menaxhon hotelin “Drim” në Strugë, i cili për shkak të pandemisë ka përgjysmuar kapacitetet, shkaku i rënies së fluksit të turistëve të huaj. Tani, me lehtësimin e…

Lexo më Shumë

Një akt i turpshëm ndodhi mbrëmë në Strugë. Në vend të festës për 30 vjetorin e krenarisë sonë kulturore, festivalit “Këngë Jeho”, kjo mbrëmje u shndërrua në mbledhje të shëmtuar partiake. Ata që e degraduan këtë festival, mbrëmë erdhën të marrin mirënjohjet për aktet e turpshme të vazhdueshme të tyre. Asnjë artist dhe asnjë nga ikonat e këtij festivali tradicional nuk dukej në radhët e para sepse të gjitha karriket ishin të rezervuara për partinë, e cila ka diskriminuar për 20 vite radhazi kulturën shqiptare. Mbrëmë paturpësisht, BDI-ja e kidnapoi vlerën e vetme kulturore të mbetur gjallë me shumë…

Lexo më Shumë

Grafa etnike në letërnjoftime mbetet në qorr sokak. Prej muajsh nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të shqyrtimit të propozim-Ligjit për letërnjoftime. Megjithëse nuk është lëvizur asnjë gurë, Lëvizja Besa vlerëson se nuk ka hequr dorë nga kjo çështje. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami thotë se me partnerët e koalicionit janë duke punuar për të gjetur mënyrën e duhur për miratimin e ndryshimeve. Ndonëse nuk shpjegon mënyrën përmes të cilës do të procedohet ligji, Kasami thotë se për një gjë të tillë do të njoftohemi shpejtë. Jemi duke punuar në kuadër të mundësive institucionale që të gjejmë zgjidhje për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët është deklaruar për Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vijat e kuqe me Bullgarinë. Sipas tyre për këtë çështje do të duhet diskutim më i gjerë, se tërë debati duhet të zhvillohet në Kuvend dhe jo nga selitë partiake. “Aleanca për Shqiptarët vlerëson se temat e këtilla dhe procesi integrues në të njëjtën kohë, janë shumë serioze, meritojnë një trajtim më serioz e institucional dhe nuk mund të merren vendime vetëm në bazë të deklaratave politike dhe partiake. Ne jemi në konsultim profesional edhe me faktorë të brendshëm, por edhe me faktorin ndërkombëtarë, me qëllim që të mos lejohet…

Lexo më Shumë

4,086 qytetarë aplikuan në thirrjen për kuponë në vlerë prej 200 euro, për të pushuar në njërin nga objektet hotelierike në vend. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishin në dispozicion më shumë se 100,000 kuponë, tani ky numër është vetëm 1,250. Ato janë të destinuara për familjet me pagë të ulët, ku të ardhurat totale mujore në familje nuk i kalojnë 30,000 denarë. Ministria e Ekonomisë thotë se duke filluar nga 5 korriku, janë lëshuar 500 kuponët e parë. “Sipas dinamikës, më 12 korrik Komisioni do të përgatisë 500 kuponët e ardhshëm mbi parimin kush vjen i pari- shërbehet…

Lexo më Shumë