Aleanca për Shqiptarët është deklaruar për Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vijat e kuqe me Bullgarinë. Sipas tyre për këtë çështje do të duhet diskutim më i gjerë, se tërë debati duhet të zhvillohet në Kuvend dhe jo nga selitë partiake. “Aleanca për Shqiptarët vlerëson se temat e këtilla dhe procesi integrues në të njëjtën kohë, janë shumë serioze, meritojnë një trajtim më serioz e institucional dhe nuk mund të merren vendime vetëm në bazë të deklaratave politike dhe partiake. Ne jemi në konsultim profesional edhe me faktorë të brendshëm, por edhe me faktorin ndërkombëtarë, me qëllim që të mos lejohet as edhe ndonjë pasojë aksidentale. Debati rreth temave të këtilla nuk mund të zhvillohet përmes konferencave për shtyp nga selitë partiake, por nevojitet një debat i mirëfilltë në institucionin më të lartë ligjvënës në vend. Të dëgjojmë të gjitha detajet, argumentet e palëve në Kuvend dhe aty do shpalosim edhe argumentet dhe qëndrimet tona”, thonë nga ASH-ja.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica



