Author: Hamdi Kumanova

Shtabi i krizave ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, bazuar në kushtet epidemiologjike në vend, zvogëlimin e pacientëve të shtruar në spital dhe numrin e personave të infektuar dhe rekomandon lehtësimin e masava. Këto janë masat e reja të cilat rekomandohen. -Duke filluar nga 12 maj 2021, ndalimi i kufizimit të lëvizjes të fillojë nga ora 24:00 dhe të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit. – Objektet hotelierike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, duke respektuar protokollet ( të punojnë vetëm në veranda dhe jo në pjesën e mbyllur) – Të gjitha ngjarjet mund të organizohen…

Lexo më Shumë

Ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi një grup i atletëve u sulmua me armë në pjesën veriore të Kosovës. Sveçla e quan fat të mirë që nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur nga kjo ngjarje. Ai thotë se incidente të tilla tregojnë për brishtësinë e sigurisë në atë pjesë të Kosovës. “Me t’u njoftuar për ngjarjen, kam kërkuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës që ky rast të hetohet sa më parë. Ky incident dhe të tjerët si ky, na tregojnë që sundimit i ligjit dhe gjendja e sigurisë publike në komunat Veriore…

Lexo më Shumë

9 Majin e ka uruar edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.  Ai ka shkruar se në Ditën e Europës, kujtojmë edhe të gjitha përpjekjet e bëra të etërve të BE-së në ndërtimin e një Europe të bashkuar dhe të zhvilluar, një projekt që – sado i sfiduar sot – mbetet alternativa më kuptimplote e kontinentit të vjetër. “Me këtë rast edhe një herë e përsërisim përkushtimin tonë për anëtarësim të plotë në BE, duke theksuar se vetëm integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar. E duke e shënuar…

Lexo më Shumë

Me rastin e 9 Majit, Ditës së fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në vend Kejt Meri Bërnz dhe përfaqësues të Lidhjes së luftëtarëve është përkulur para përmendores së ngritur për nder të pesë pilotëve amerikanë, në fshatin Vratnicë, Tetovë. Dy prej tyre jetën e humbën kur më 26 gusht në vitin 1944, aeroplani i tyre u rëzua nga forcat okupatore në Maqedoninë e atëhershme. Tre anëtarët tjerë të ekuipazhit të bombarduesit amerikan “Liberator B-24G” janë shpëtuar dhe evakuuar në vend…

Lexo më Shumë

Në numrin e fundit të Revistës Shenja është shtjelluar çështja e regjistrimit të popullsisë dhe reflektimet që shkaktohen prej problematikave të vazhdueshme që po ndodhin. Halil Spopçe vlerëson se ka spekulime të ndryshme se pse ndodhi marrëveshje në mes liderëve maqedonas për shtyrjen e procesit të regjistrimit. Ai mendon se arsjeja e parë është përgjigja masovike e diasporës shqiptare, që kishte motiv të jashtëzakonshëm të dëshmojë se sa shumë janë në numër në Maqedoni të Veriut. Sipas tij, arsyeja e pandemisë nuk qëndron, sepse ekzistonte edhe në momentin kur u soll Ligji për Regjsitrim. Halil Snopçe “Në një shtet normal…

Lexo më Shumë

Avokati mbrojtës i Jordan Kamçevit sot doli para mediumeve. Ai thotë se kanë kërkuar që ta shohin dokumentin mbi bazën e te cilit është lënë në paraburgim klienti i tij, por sipas tij atë dokument ende nuk e kanë marrë. “Ju tregova, se ne kemi kërkuar dhe tani po presim që ata të na dërgojnë dokumentin meqenëse ne kemi leje për deklasifikim nga ajo që në publik po flitet nuk është vetëm për këtë rast por ka keqpërdorime të shumta në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare por këtë duhet ta thonë ata që janë përgjegjës e jo ne”, tha Toni Menkinoski…

Lexo më Shumë

Ambasada ruse në Shkup, si asnjëherë më parë, ka manifestuar Ditën e Fitores në Qendër të Shkupit. Ambasadori rus doli në shesh i shoqëruar nga stafi i tij dhe bashkë me ambasadorin kinez, për të ndjekur drejtpërdrejtë nga Moska, sekuenca të paradës ushtarake ruse të vitit 1945 si dhe fjalimin e sotëm të Presidentit Vlladimir Putin, të cilat u shfaqën në një nga ekranet më të mëdhenj në shesh. Pavarësisht simbolikës që tentonte të përcillte kjo ngjarje, numri i qytetarëve që e ndiqnin manifestimin ishte tepër i paktë. Parada synonte të tregonte muskujt e Rusisë dhe pozitën e saj në…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-së Këjt Bërns dhe kryeministri Zaev shënuan së bashku ditën e fitores ndaj fashizmit. Në fshatin Vratnicë të Tetovës, ata u përkulën para shtatores për nder të pesë pilotëve amerikan, avioni i të cilëve ishte rrëzuar në vitin 1944 në këtë vend nga fuqitë okupatore në territorin e Maqedonisë së asaj kohe. Banorët e fshatit Vratnicë në atë kohë kishin arritur të shpëtojnë tre anëtarë të ekuipazhit. Kryeministri Zaev tha se aksioni shpëtues i popullatës lokale është ngjarje e çmuar. Edhe ambasadorja Bërns foli për gjestin human që para disa viteve e kanë kryer banorët e këtij vendi,…

Lexo më Shumë

Gjysma e gastronomëve nuk do të marrin ndihmë shtetërore pasi bizneset e tyre nuk janë regjistruar siç duhet. Oda e pavarur e gastronomëve (OPG) thotë se Ligji lejon që përveç regjistrimit të kapacitetit të akomodimit, ata gjithashtu mund të regjistrojnë objekt gastronomik, si shoqërues. Por, me pakon e gjashtë të masave, këto restorante dhe kafenetë që janë shoqëruese, nuk mund të aplikojnë për ndihmë, megjithëse u mbyllën tre javë me vendim të Qeverisë. Kompensimi nga pakoja e gjashtë e masave do t’u jepet vetëm atyre objekteve gastronomike, aktiviteti kryesor i të cilave është gastronomia gjegjësisht shërbimi i ushqimit dhe pijeve.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e tij se çdo ndërhyrje në identitetin e vendit te tij, është e papranueshme. “Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi po vazhdon për një kohë të gjatë, nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka qëndrim të qartë. Dëshiron të mbahen konferencat ndërqeveritare si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë, tha ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir. Megjithatë, Gir ishte i kujdesshëm me fjalët për përjashtimin e mundshëm të Maqedonisë nga fillimi i negociatave në pako me Shqipërinë. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vendit me Bullgarinë. – Advertisements – Lidhur me çështjet dypalëshe, gjithmonë i inkurajojmë vendet të punojnë së bashku për të arritur zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të ecur përpara. Lidhur me ndarjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, mendoj se kjo…

Lexo më Shumë