Author: Hamdi Kumanova

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen e konfirmoi në takimin me kryeministrin Zoran Zaev se ajo mbështet fillim zyrtar të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë sa më shpejt të jetë e mundur, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli. Këtë mëngjes, Zoran Zaev u takua me shefen e KE-së dhe komisionarin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varheji, në Bruksel, ku ai po qëndron për dy ditë në pritje të Këshillit të BE-së në muajin qershor, ku vendet anëtare të BE-së do të vendosin për konferencën e parë ndërqeveritare, pra për fillimin zyrtar të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme është zbatuar kontroll e intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve që i bëjnë vozitësit e motoçikletave, gjatë së cilës janë sanksionuar 282 vozitës. Nga ata, 51 vozitës pa patentë shofer, 17 motoçikleta janë konfiskuar për shkak skadimit të lejes së qarkullimit dhe shkaktimin e zhurmës së madhe, ndërsa janë sanksionuar edhe shkelje tjera.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë duke formalizuar amendamentet ndaj propozim-Ligjit për shtetësi të cilët duhet shqyrtuar në Komisionin për Mbrojte dhe Siguri. Burime nga koalicioni opozitar-shqiptar thonë se pas përfundimit të procedurave, presin thirrjen e mbledhjes së komisionin, kur edhe do të nis zyrtarisht shqyrtimi i propozim-Ligjit për shtetësi. Javën e kaluar, ASH-AAA dhe LSDM njoftuan se kanë arritur pajtueshmëri mbi tekstin e ligjit. Opozita shqiptare pret miratimin e ligjit në kohë, ndërsa LSDM-ja pret që pas miratimit të zhbllokohet puna e Kuvendit./Alsat

Lexo më Shumë

Një rast qytetarie është shënuar ditën e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit. Dy punonjësit, Sejar Amati dhe Sefer Asani kanë gjetur portofolin e një mërgimtari që kishte aderuar në Shkup. Në portofolin në fjalë i njëjti ka pasur dokumente personale, kartela bankare dhe shumë të konsiderueshme të hollash, por punonjësit me të ditur se kush është pronari i tyre, ata i’a kanë dorëzuar portofolin në shtëpi. Mërgimtari i cili është i njohur për gazetën KOHA, shpreh falenderime për punonjësit për këtë gjest të treguar qytetarie. “Sejar Amati dhe Sefer Asani punëtorë të aeroportit të Shkupit, ma kanë gjetë çantën…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska njoftoi se gjendja në Çerdhe është e mirë dhe se pas kërkesës së prindërve që fëmijët të kthehen në çerdhe, propozojnë që numri i fëmijëve nga 15 të rritet në 20. “Në mëngjes kishte mbledhje Shtabi i Krizës, ku kam referuar se në javën e fundit kemi vetëm 11 të punësuar në Çerdhe që janë pozitiv me Kovid-19, ndërkohë sa u përket fëmijëve, vetëm 2 prej tyre janë pozitiv”, tha Shahpaska e cila njëherit njoftoi se me propozim të dikasterit të Punës dhe Politikës Sociale, numri i fëmijëve në Çerdhe nga 15…

Lexo më Shumë

Njoftimet e Komisionerit për zgjerim të BE-së Oliver Varheji se Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit në BE përpara Maqedonisë nëse mosmarrëveshja historike me Bullgarinë nuk zgjidhet kanë shkaktuar ‘stuhi shqetësimi’ në qarqet e BE-së, raporton gazeta austriane “Standard”. “Standard” citon një zyrtar të lartë anonim në Komisionin Evropian, i cili thotë se deklaratat e komisionerit hungarez të BE janë të pakuptueshme. “Ne nuk mund ta kuptojmë se çfarë i ndodhi, ne prej moti kemi thënë dhe do të vazhdojmë të themi: Maqedonia e Veriut i përmbush të gjitha kriteret”, tha zyrtari. Ky zyrtar, gjithashtu thotë se është e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar 2000 amendamente për propozim/ligjin për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së njoftojnë se deri tani kanë apeluar deri tek Qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe ministrja Radmilla Sheqerinska se ky propozim/ligj i cili ndodhet në procedurë parlamentare se nuk ofron zgjidhje të mirë ligjore dhe se përmban shumë anomali dhe mungesa.

Lexo më Shumë

Klinika për sëmundje të fëmijëve ka vazhduar me sfida të fituara për fëmijët që shërohen nga sëmundje malinje. Ata këtë herë kanë publikuar tregimin për Anën e vogël e cila ka përballur kancerin dhe COVID-19 për një periudhë disa mujore. “Nuk ka kënaqësi më të madhe që të përqafosh fëmijën tënd… E posaçërisht kur bëhet fjalë për rrezikun e saj nga coronavirusi dhe nga sëmundje malinje që na lodhi” thotë nëna e Anës, e cila ishte prezente në ceremoninë e lëshimit të Anës nga spitali. Klinika për sëmundje të fëmijëve e ka për zakon që të përcjell në mënyrë spektakulare…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup sot në seancë duhet t’i të shqyrtojë ankesat e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Raket”, në të cilën Bojan Jovanovski – Boki 13 u dënua me nëntë, ndërsa ish-prokurorja speciale Katica Janeva me shtatë vjet burg. Gjykata e Apelit mund t’i konfirmojë dënimet me çka do të bëhen përfundimtare, ose lëndën ta kthejë përsëri në gjykim. Hetimin për rastin “Reket” prokurorja Vilma Ruskovska e hapi në korrik, ndërsa gjyqi filloi në nëntor 2019. Akuza u ngrit kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka inicuar ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale për të përforcuar llogaridhënien dhe përgjegjësinë për kontrolluesit, procesuesit dhe faktorët tjerë në shtet që marrin pjesë në procesimin e të dhënave personale.Të dhënat personale paraqesin liri dhe të drejta themelore për qytetarët!Dhënja dhe bartja e të dhënave personale, fshehtësia, e drejta e privatësisë, etj., do të gëzojnë mbrojtje më të madhe institucionale ka shkruar në rrjetin social Facebook, zëvendesministër i drejtësisë Agim Nuhiu.

Lexo më Shumë

Nga ora 23:00 e ditës së djeshme (09.05.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 22 shkelje të orës policore. Ndërkohë në 24 orët e fundit sipas raportit të MPB-së janë regjistruar edhe 433 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lexo më Shumë

E akuzuara në rastin “Reket”, ish-kryeprokurorja e Speciales, Katica Janeva sot nuk është e pranishme në Gjykatën e Apelit, ku po vendoset për ankesat e Janevës dhe të Bojan Jovanovskin për çështjen. Katica Janeva nuk është e pranishme për arsye shëndetësore, por seanca do të mbahet, pasi që Janeva ka dërguar një letër ku thuhet se ajo pajtohet të mbahet seanca publike, raporton TV21. Janeva u dënua me shtatë vjet burg ndërsa Jovanovski u dënua me 9 vjet burg për rastin “Reket”.

Lexo më Shumë