Gazetari i mirënjohur dhe më i dashuri i fëmijëve, Mustafa Spahiu ka ndërruar jetë. Spahiu, që në trevat shqiptare njihej si udhëheqësi i emisionit të fëmijëve “Lule më lule”, që emitohej në Radio Shkupin, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Krahas gazetarisë, ai ka qenë edhe poet ku ka marrë shumë shpërblime letrare e mirënjohje nga shumë institucione dhe asociacione të fëmijëve, në shkallë republike dhe jashtë Maqedonisë. Ka të përkthyera mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjake, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja në këto gjuhë.
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor përveç gjyqtari porot, janë shkarkuar edhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Stojançe Ribarev dhe gjykatësja e Gjykatës së Apelit në Shtip, Suzana Zdraveva, thonë burimet e Këshillit Gjyqësorë për “Fokus”. Ribarev është gjyqtar nga Shtipi, ndërsa në vitin 2016 ai u zgjodh gjyqtar në Gjykatë e Lartë në Departamentin e Çështjeve Civile. Ribarev, disa muaj pasi u bë gjyqtar në Gjykatën e Lartë, ishte duke vepruar Kryetari i Gjykatës Penale, kur rastet e Prokurorisë Speciale Publike ishin proceduar. Përveç Ribarev, gjithashtu u shkarkua edhe gjyqtarja Suzana Zdraveva nga Gjykata e Apelit e Shtipit,…
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat. Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 686.788 doza të vaksinave, ndërsa 252,338 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje, gjithsej 9.393 qytetarë u vaksinuan. Doza e parë e vaksinës dje u mor nga 5.626 qytetarë. 57% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 54% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 49% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH. Ministria e Shëndetësisë…
Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, ka theksuar se Turqia do të ndjekë personat e lidhur me organizatën terroriste FETO dhe të gjitha dosjet të cilat u janë përcjellë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Ambasadori Sekizkök në rezidencën e ambasadës në Shkup organizoi një konferencë për media me rastin e 15 korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, ku gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Sekizkök theksoi se strukturat e FETO-s janë duke vazhduar praninë e tyre në Maqedoninë e Veriut, nën petkun e identiteteve si institucion arsimor dhe kompani tregtare. Hasan Mehmet Sekizkök, ambasador “Ne…
Përmbajtja e interpelancës ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi nuk është në përputhshmëri me nenin 136 të rregullorës së Kuvendit. Kështu vlerëson Xhaferi, i cili e ka kthyer për korrigjim interpelancën e dorëzuar nga partitë opozitare maqedonase, E Majta dhe VMRO-DPMNE, kundër tij. Sipas inofrmacioneve të parlamentit, e njëjta është refuzuar pasi inicuesit nuk e kanë përdorur emrin kushtetues të vendit. Neni 136 nga rregullorja e Kunvendit thotë se: “Nëse projektligji nuk është përgatitur në përputhje me dispozitat e kësaj Rregulloreje, Kryetari i Kuvendit, përpara se t’ia paraqesë deputetëve, do t’i kërkojë propozuesit që ta harmonizojë atë me dispozitat e kësaj Rregulloreje.…
Kolonave të gjata të pritjes në pikën kufitare në Tabanoc u erdhi fundi vetëm për pak kohë, sa edhe zgjati promovimi i fushatës nga drejtuesit e policisë për ndërgjegjësimin e shoferëve që të kenë kujdes në timon gjatë udhëtimeve të gjata. “Më shumë kemi pritur këtu dhe në Serbi se tjetër kund jo”. “Shumë mirë kemi kaluar përveç kolonave këtu që krijohet, dihet si çdo herë prej te serbët dhe në pjesën tonë”. “Jo, u përpoqëm të kalojmë disi. Në çfarë mënyrë? Në secilën mënyrë të mundshme! Për Shembull? U munduam disi, që ta mësojmë rendin”. Për mos funksionimin e…
Zv.drejtor i agjensionit per perkrahje te bujqesis dhe zhvillim rural, Remzi Abdullahi bën të ditur se është publikuar thirrje e re e programit IPARD ku ofrohen 65% mjete të pakthyeshme nga vlera e pergjithshme e investimit. Ja postimi i plotë: Një mundësi e mirë për sektorin e turizmit për të renovuar apo krijuar hapsira të reja hotelierike duke aplikuar në thirrjen e re nga IPARD programa, ku ofrohen 65% mjete të pakthyeshme nga vlera e pergjithshme e investimit, dhe atë: ?Investime në turizmin rural, konkretisht: ✅Akomodim turistik në ambiente të mbyllura (dhoma, apartamente, fjetje dhe mëngjes) -Propozuar nga një individ:…
Anëtari aktual i Komitetit Qëndror i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, thotë se akuzat kundër tij për, sipas prokurorisë, furnizimin e kontestueshëm të autobusëve kinez me dy kate, është rast i montuar politik. Hedh poshtë çfarëdo faji dhe thotë se të gjithë dokumentet janë parashtruar. Garancia bankare dhe certifikata janë dorëzuar. Nuk është e saktë se nuk janë parashtruar para hapjes së ofertave. Janë vendosur së bashku me ofertat. Edhe certifikata për cilësi është më e lartë sesa ajo që është kërkuar në furnizimin publik. Nëse ky është lëshimi, atëherë duhet me veten t’i pastrojnë problemet, thotë Janushev./TV21
rej nesër në ora 09:00 fillon aplikimi për kredi pa interes nga linja kreditore “Kovid 4”. Thirrja publike për këtë linjë kreditore u shpall më 7 korrik të vitit 2021 dhe do të zgjasë 20 ditë. Siç kumtoi Banka zhvillimore, për kredi me mundësi për grant komponentë deri në 50 për qind gjegjësisht 15.000 euro mund të aplikojnë shoqata tregtare nga aktiviteti i hotelierisë, transportit, turizmit dhe industrisë së ngjarjeve; objektet shëndetësore private (ISHP), tregtarët individual (TI) dhe zejtarët të gjitha industrive. Njësitë ekonomike që përdorën fonde nga Masa 1 e grupit të pestë të masave ekonomike për mbështetjen financiare…
Forumi Ekonomik Botëror, respektivisht Instituti Global i Paqes, ka bërë një hulumtim, që ka pasur për qëllim ta përcaktojë sigurinë relative të secilit shtet veçmas. Për këtë qëllim i ka përcaktuar tre faktorë themelorë (lufta dhe paqja, siguria personale dhe fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu dhe rreziqet që burojnë nga pandemia e COVID 19), që e përcaktojnë se sa është një shtet i sigurt. Në bazë të këtij hulumtimi, Maqedonia e Veriut, e cila në vitin 2019 ishte në vendin e 59-të për nga siguria – nga gjithsej 134 vende, tash është gati në fund – për 66 vende më poshtë,…
Në qytetin e Shtipit kanë ndodhur dy vetëvrasje gjatë 24 orëve të fundit. Vetëvrasje së pari ka kryer 25 vjeçari, ndërsa më pas një 22 vjeçare. Momentalisht motivet për këtë tragjedinë nuk dihen, por spekulohet se këto dy raste janë të ndërlidhur, përkatësisht është bërë fjalë për dashuri të ndaluar nga ana e një familje. Vendet e vetëvrasjes nuk janë të njëjtë, edhe pse janë kryer në mënyrë identike. Djali është vetëvrarë gjatë ditës së djeshme, ndërsa mbrëmë është varë 22 vjeçarja./Telegrafi/
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka vizituar sot gjimnazin qendror në Tetovë informon Tetovasot.Ajo tha se në këtë institucion të arsimit të mesëm janë investuar mbi 10 milion denarë në revitalizimin e plotë të ambienteve të brendshme të kësaj shkolle. “Besojmë se investimi në infrastrukturën dhe kushtet shkollore reflekton pozitivisht edhe në tendencën e nxënësve për të dëshmuar rezultate më të mira gjatë procesit edukativo-arsimor”deklaroi Teuta Arifi. Duke marrë parasysh këtë, vlen të theksohet fakti se mesatarja e maturës shtetërore që kanë arritur nxënësit e kësaj shkolle është 4.25, që paraqet një nga rezultatet më të larta në…

