Të njëjtat pozita lidhur me datën e çeljes së negociatave të Maqedonisë me BE-në. Mbështetja ekziston, por ende asnjë afat, datë, apo modalitet i ri lidhur me mbajtjen e konferencës ndër-qeveritare e cila mbetet e kushtëzuar nga ana e Bullgarisë. Zyrtarët e BE-së thonë se nuk e dëshirojnë shkëputjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por Maqedonia e Veriut duhet të kalojë përmes këtij filtri të fundit, konferencës ndërqeveritare. Kishte një mbështetje të fuqishme për të thirrur konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. E di që e prisni këtë prej shumë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë dy ditëve të fundit realizoi takime me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, si dhe takime me disa ministra për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së. “Këtë javë jemi në agjendë pune intensive evropiane në relacionin Shkup – Bruksel- Madrid – Athinë. Sot ju drejtohem nga Misioni i Maqedonisë së Veriut, këtu nga zemra e Bashkimit Evropian, nga Brukseli. Kishim takime intensive…
Prokuroria e Lartë Publike nuk pajtohet për shfuqizimin e paraburgimit të Sasho Mijallkovit. Propozimi i Gjykatës së Apelit është që ankesa e tij të refuzohet dhe ish-shefi i policisë sekrete të qëndrojë në Shutkë. Mijallkovi është në paraburgim që nga 13 prilli, kur u dënua me tetë vjet burg për rastin “Thesari” për blerjen e pajisjeve të përgjimit për DSK-në përmes ndërmarrjes Finzi. Prokuroria më pas kërkoi paraburgim efektiv për Mijallkovin për shkak të rrezikut të arratisjes. Ai para 13 prillit ishte në paraburgim, por për një rast tjetër, më saktësisht për rastin “Target- Fortesa” ku u dënua me 12…
Këtë ditë, kur u shënua Dita e Europës, i dëgjuam dhe lexuam edhe dhjetëra deklarata e postime të funksionarëve të këtij pushteti, që sikur mos t’i njihnim se kush janë dhe sikur mos t’ua dinim veprat, do të besonim se krejt barra e BE-së ka rënë mbi supet e tyre. E që të mos mendojnë se qytetarët nuk e dinë se kush janë ata dhe cilat janë veprat e tyre, do ua kujtojmë sot disa elemente, për të dëshmuar se ata për gjithçka mund të mërziten, pos për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Disa nga arsyet e…
Tre të pandehur në rastin “Sozia” kanë vendosur ta dëshmojnë pafajësinë e tyre në këtë rast, me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajoni, shkruan Alsat. Sot vazhdon gjykimi, por me dyer të mbyllura. Publiku u përjashtua, sepse u prezantuan dëshmi, që klasifikoheshin si “sekret shtetëror”. Shtatë persona e pranuan fajin për këtë rast. Gjashtë morën burgim efektiv, ndërsa një person u dënua me kusht. Edhe një e pandehur, e cila është e sëmurë, njoftoi përmes avokatit të saj se do ta pranojë fajin. Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë rast. Ata lëshuan 215 pasaporta false,…
Disa organizata të shoqërisë civile janë duke iniciuar krijimin e një platforme ku, përmes edukimit të të rinjve, do të punohet për të parandaluar shfaqjen e radikalizimit. Ky aktivitet është qëllimi kryesor i projektit tre-vjeçar “Platforma për edukimin qytetar të të rinjve për të luftuar radikalizimin – (Të rinjtë kundër dhunës)”, të udhëhequr nga Iniciativa për perspektivë evropiane (IPE), në partneritet me Nexus – Koncepti qytetar, Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm – Aqua nga Struga, Qendra për dialog ndërkulturor (QDN) nga Kumanova dhe organizata Ndërtimi i komunitetit nga Mitrovica – Kosovë, shkruan Portalb.mk. Deri më tani, këto organizata kanë mbajtur…
Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 03 deri më 09 maj 2021, gjithsej 15.781 materiale u testuan në laboratorë ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 5.4% në krahasim me javën e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas raportit 1.304 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 33 qytete të vendit që është një ulje prej 37.2% krahasuar me javën e kaluar. “Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 482; 37.0%), me një incidencë javore – 78.0 / 100,000. Incidenca më e lartë javore…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka njoftuar se një nënkolonel i cili ka punuar në misionin evropian në Afrikën Qendrore, do të sillet sot në Shkup me evakuim mjekësor. Evakuimi mjekësor vjen ngaqë ekipet mjekësore në Afrikë Qendrore nuk kanë arritur të venë në kontroll gjendjen shëndetësore të nënkolonelit i cili javën e kaluar kishte rezultuar pozitiv në Covid. “Njëri nga pjesëtarët tanë të Armatës, nënkolonel i cili ka merr pjesë në misionin evropian në Afrikën Qendrore, javën e kaluar është testuar për pozitivë me koronavirusin dhe meqë gjendja nuk ka qenë e përballueshme dhe e vënën nën kontroll nga…
Ministria e Shëndetësisë informon se 701 pacientë janë duke u trajtuar në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa në spitalet në të gjithë vendin dhe ka rreth 1.000 shtretër spitalorë të lirë në qendrat kovide. “Në 24 orët e kaluara, 26 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Një total prej 289 personash të dyshuar ose të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, ka pasur 10 pranime në Klinikat e Brendshme dhe Kirurgjike. Ka…
Zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi bëri të ditur se Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, në katër muajt e kaluar të këtij viti ka sanksionuar dhe në koordinim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës ka ngritur gjithsej 570 automjete të parkuara gabimisht informon Tetovasot . Bëhet fjalë për vetura të cilat në masë të madhe kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, të njëjtat zakonisht kanë qenë të parkuara në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë”, në zona të kryqëzimeve, vendkalimeve oër këmbësorë, trotuare dhe vendeve të…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë caktuar vazhdimet e pesë seancave plenare, në të cilat ka ligje me debat të përfunduar dhe për të cilat duhet vetëm të votohet dhe ligje dhe vendime të tjera për të cilat të zgjedhurit e popullit do të mund të debatojnë. Janë caktuar vazhdimet e seancës së 18., 26.,29., 34. dhe 39. Në seancën e 18-të në rend dite është Projektligji për detyrimin e Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për modernizimin e bujqësisë,…
Për shumë qytetarë të Tetovës, por edhe më gjerë, hapësirat e gjelbërta të kampusit të Universitetit të Tetovës mbeten vendi më i frekuentuar gjatë fundjavave. Si rezultat i investimeve që janë realizuar në infrastrukturën – ambientet e jashtme, ku dominojnë parqet, Universiteti i Tetovës para fillimit të pandemisë Covid -19 u shndërrua në destinacionin më të vizituar arsimor – turistik. Shkollat fillore, shkollat e mesme, çerdhet e fëmijëve, klubet sportive dhe institucione tjera nga vendi ynë, janë vetëm një pjesë e listës së vizitorëve që i kanë “shijuar” ambientet unike të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe.…

