Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Gjykatës Penale Shkup, Ivan Xholev fajësoi mediat për perceptimin e qytetarëve se gjyqësia është e korruptuar. Ai thotë se mediat vazhdimisht shkruajnë se gjykatësit janë të korruptuar. “Unë mendoj se qytetarët janë të korruptuar dhe askush nuk shkruan për këtë. Personalisht, pas mbarimit të lëndës, qytetarët hapur më afrohet për të dhënë ryshfet ose bakshish. Kjo nuk ndodh vetëm me mua, por edhe te kolegët e tjerë. Unë ju them ‘Ju lutem’. Për këtë janë fajtore edhe mediat që shkruajnë vazhdimisht se gjykatësit janë të korruptuar. Ata ushqejnë qytetarët me informacione të tillë dhe i mësojnë se në…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski ka filluar aksionin “Maqedonia për të gjithë”, në kuadër të të cilës premton se me marrjen e pushtetit, do të zbatojë politika të kundërta me ato që zbatohen nga qeveria aktuale në sferën e gazifikimit. Sot nga Komuna e Gazibabës, kreu opozitar maqedonas premtoi energji elektrike më të lirë për të gjithë qytetarët, duke i cilësuar të gabuara politikat e aplikuara nga Qeveria Zaev. Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-së “Ne premtojmë gazifikimin e përafërsisht 50 përqind të amvisërive. Gjithashtu premtojmë kyçje falas në gaz, pa shpenzime shtesë. Kjo garanton sigurim të energjisë elektrike më të lirë. Ne nuk…

Lexo më Shumë

Në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës vaksinimi në terren dhe pa termin, ka filluar me një orë vonesë. Edhe pse plani parashihte që vaksinimi të fillojë në ora 12:00, mjekët kanë arritur në ora 13:20. Kjo ka shkaktuar radhë të pritjes nga udhëtarët dhe revoltë te të njëjtit, raporton korrespodenti i TV21. Mjeku Besnik Mustafai vlerëson se me këtë tempo, është vështirë të përfundojnë komunën e Tearcës. Kërkohet ndryshimi i orarit, pasi nuk mund të vaksinohen për një orë 200 qytetarë. Vetëm sot, janë vaksinuar rreth 500 banorë në 4 fshatra.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanovc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta, nga ana maqedonase, ndërsa në vendkalimet tjera nuk ka më vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftuan sot nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Nga LAMM në kumtesë theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e masës së lagësht dhe të paqëndrueshme ajrore prej nesër pasdite deri të martën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, me shi më të rrëmbyeshëm, vetëtima të shpeshta, erë të përforcuar, mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperatura prej nesër do të bie gradualisht. DPHM përkujton, në rast të paraqitjes së vetëtimave të mos qëndrohet në hapësira të hapura. Sipas parashikimeve, nesër temperatura e mëngjesit do…

Lexo më Shumë

Në kalimin kufitar Qafë Thanë është prezantuar pajisje në vlerë prej 100 mijë dollarëve. Qeveria e SHBA-së përmes programit të USAID-it, pajisjen ia dhuroi drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për lehtësimin e bashkëpunimit tejkufitar, tregtinë dhe transportin. Bëhet fjalë për skanerë dhe kamera lëvizëse. Në ngjarje morën pjesë ambasadoret e SHBA-së në Shkup dhe Tiranë, Kejt Meri Bërns dhe Juri Kim. – Advertisements – “Ky kalim kufitar ka rëndësi të madhe sepse është në Korridorin 8, drejtim strategjik që e lidh rajonin e Detit të Zi deri në portin e Durrësit, nga vend anëtar i BE-së, deri…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup i informon qytetarët se Njësia për Parandalim do të realizojë disa takime pune me sektorin qytetar, në të cilët do të udhëzojë për nevojën e respektimit të rregullativës ligjore dhe nënligjore për shitjen dhe prerjen e kafshëve me rastin e festës, duke përfshirë edhe masat për mbrojtje nga përhapja e Covid-19. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup i informon qytetarët se këtë vit me rastin e festës, shitja e bagëtisë, për të cilin duhet të ketë dokumentacion përkatës, do të realizohet vetëm në Tregun për Kafshë në…

Lexo më Shumë

“Rreth 20 për qind nga parashtresat që i merr Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit nga qytetarët kanë të bëjnë me jurisprudencën”, tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska. Në hapjen e debatit publik “Hulumtimi dhe analiza e gjendjes me korrupsionin në jurisprudencë”, në organizim të KSHPK-së, Ivanovska, porositi se konfirmim për këtë janë edhe rezultatet nga hulumtimi i sivjetshëm të Barmetrit ballkanik 2021, të zbatuar nga Këshilli rajonal për bashkëpunim, ku u konfirmua se 81,1 për qind nga qytetarët vlerësojnë se gjyqësia është më e korruptuara. “Nëse është për ngushëllim, kjo përqindje është pak më e vogël se vitin paraprak.…

Lexo më Shumë

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për çështjen me Bullgarinë, javën e ardhshme me shumë gjasë do të jetë në rend dite të seancës plenare, ka njoftuar nga foltorja Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi “Rezoluta ka arritur në Kuvend dhe është në fazën përgatitore që të shpërndahet te deputetët. Sipas Rregullores, për aktet të cilat nuk janë shpërndarë deri te deputetët, nuk mund të fillojë procedura e Kuvendit. Shpresoj se javën e ardhshme do të përgatitet tërë materiali. Nuk ka filluar procedura juridike për dokumentin në fjalë”, tha Xhaferi, transmeton TV21. Tanimë dihet, partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nuk do ta pranojë,…

Lexo më Shumë

Sot protesta për çmimin e naftës, fiken makinat nga ora 12:00-15:00 Sot pritet të zhvillohet protesta e parë në vendin tonë, pas rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës. Aktualisht, në tregun e hidrokarbureve një litër naftë po kap çmimin rekord prej 180 lekë për litër. Nisma është njoftuar në rrjetet sociale ditën e djeshme dhe iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të fikin makinat e tyre nga ora 12:00-15:00 në shenjë proteste këtë të enjte. Kërkohet që çmimi i naftës të bëhet nga 178 lekë që është aktualisht në pikat e karburanteve, në 15o lekë. Postimi i shpërndarë dje…

Lexo më Shumë

Dokumenti i lidhur me Kovid-19, respektivisht certifikata për vaksinim ose PCR/rapid test negativ ose vërtetim se e keni kaluar virusin, bashkë me PLF formularin e plotësuar edhe më tutje janë të pandryshuara dhe të domosdoshme për hyrje në Greqi të turistëve, duke përfshirë edhe ata nga Maqedonia e Veriut, në përputhje me vendimin e ri ministror që sot në orën 6 të mëngjesit u bë i plotfuqishëm, ndërsa vlen deri më 22 korrik. Siç njofton AIM, vendimet ministrore “Parakushte për hyrje në vend në mënyrë që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, Qeveria greke i vazhdon çdo javë, ndërsa këtë herë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një këmbësore ka ndërruar jetë dje, pasi është goditur nga një veturë. “Më 14.07.2021 në ora 16.40 është denoncuar se në Shkup, në udhëkryqin me rrugën “Koce Metallec” dhe rrugës servise, vetura “Audi A5″, me targa të Shkupit, me shofer I.S.(46) nga Shkupi ka goditur këmbësoren B.Z.(45) nga Shkupi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë B.Z.”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërkaq ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.

Lexo më Shumë